Menu principale:
ARKIV
FESTOHET 17 SHKURTI, NE ITALI ne 2 Vjetorin e shpalljes se pavaresise se Republikes se KOSOVES
Ne Santo Stefano
Ne LEKKO
SHKREPĖTIMA, KUJTIME E MBRESA NĖ PĖRVJETORIN E DYTĖ TĖ SHTETIT FUKSIONAL TĖ KOSOVĖS:
DIKUR ĖNDĖRR E JONA QĖ E PAGUANIM ME GJAK, SOT REALITET QĖ E NJEH BOTA
Tė festojmė me gėzim e me krenari, por edhe tė punojmė - secili me kompetencat dhe me mundėsistė e veta e tė gjithė bashkė me fuqi mrekullie, ta bėjmė edhe Kosovėn e Re tė shenjtė e tė vlefshme siē ishte Dardania Antike dhe oazė joshėse pėr tė gjithė, si njė kopsht lulesh paqeje e dashurie, tė njohur dhe tė pėrlqyer nė mbarė botėn.
Shkruan: Engjėll KOLIQI
Garlate (Lecco), 17 shkurt 2010
Sot ėshtė 17 shkurti. Dardania Antike - Kosova jonė e re ka festė tė madhe, kremton Ditėn e vulės sė pavarėsisė, respektivisht shtetėsinė e saj.
Nuk dalin shumė faqe pėr tė shkruar historinė e Dardanisė sė Shenjtė dhe tė Kosovės sė Re, shtetit mė tė ri nė botė, qė u bė dhe po lulėzon mbi shumė varre tė bijave dhe bijve tė saj, tė rėnė shekull pas shekulli, vit pas viti, stinė pas stine... Dardania Antike qė dikur pėrfshinte vise pothuaj te mbarė Serbisė sotme, i kishte dhėnė njerėzimit personalitete tė mėdha, deri nė perandorė tė Perandorisė Romake (Konstantini) dhe shenjtėr (Shėn Niketė Dardani, Shėn Flori, Shėn Lauri, Shėn Maksimiliani etj). Tė ardhur nga jugu i Polonisė sė sotme, nėpėr Karpate raca sllave-serbiane nė shekujt VI-VII filluan tė shpėrndahen nėpėr trojet e Dardanisė dhe mikpritjen dardano-shqiptare e shpoerblyen me terror e me tragjedi tė shumta qė nėpėr shekuj i organizonin dhe i bėnin mbi popullsinė vendore autoktone. Edhe Perandoria Otomane qė mbi pesė shekuj pushtoi tokat tona, ngulfati dhe shkatėrroi barbarisht, sa mundi, gjithēka frymonte shqip. Sllavo-serbianėt ishin mė tė pamėshirshmit nė tokat tona. Qė nga fillimi ata donin tė bėhen zotshtėpie nė trojet tona. Bėnė spastrime etnike nė krahina tė tėra dhe derdhėn shumė gjak shqiptari, duke vrarė e masakruar mijėra bija e bij tė tokave dardane.
Nė fund tė shekullit XX, sidomos shembja e Murit tė Berlinit u dha zemėr popujve tė vuajtur kudo nė Europė dhe nė mbarė botėn. Atėherė edhe ne u organizuam mė mirė dhe, duke i dhėnė grushtin vdekjeprurės komunizit nė trojet dardane, u krijua Lidhja Demokratike e Kosovės, qė mbi trojet tona organizoi shtetin paralel dhe sistemin shoqėror paralel - nė arsim, nė shėndetėsi, nė kulturė, nė sport etj. Strategėt e mėdhenj - Dr Ibrahim Rugova e Fehmi Agani, me urtėsi tė madhe dhe me njė karizmė tė themi shenjtėrore, ditėn ta ndėrkombėtarizojnė ēėshtjen tonė kombėtare dhe tė drejtėn e patjetėrsueshme tė shtetėsisė sė Kosovės. Krahas veprimtarisė sė ngjeshur dhe tė frytshme politike-diplomatike, bėheshin edhe pėrgatitje pėr njė kryengritje tė armatosur - pėr kryengritjen pėrfundimtare pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesit barbarė serbosllavė dhe pėr vulosjen e shtetėsisė sė Kosovės. Presidenti karizmatik Rugova, kishte mbledhur nė Tiranė tė Madhin Adem Jasharin me shokė dhe kishin shkoqitur bashkė planin strategjik pėr fillimin e luftės pėrfundimtare ēlirimtare tė Kosovės. Secili kishte marrur detyrat e veta dhe i kryenin - secili me kompetencat dhe me mundesitė e veta. Nė rrebeshin e akteve terroristike serbiane nė Kosovė, erdhi marsi 1998, kur Adem Jashari flijoi familjen e vet, duke rėnė si heronjė tė pėrjetshėm, bashkė me prindėrit - Shabanin e Zahiden, me vėllain Hamzėn dhe me shumė tė rinj e fėmijė tė Familjes sė madhe e heroike Jashari, nė Prekazin legjendar tė Drenicės Heroike. S“kishte ē“tė pritej mė. Njėsitet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės shtoheshin nga dita nė ditė dhe shtriheshin nė tė gjitha viset e vendit tonė. U zhvilluan shumė luftėra tė rrepta anekėnd Kosovės, por sidomos nė Grykėn e Llapushnikut nė Drenicė, nė Dukagjin e nė Llap. Sidomos vlen tė pėrmenden luftėrat e rrepta nė Dukagjin, ku njėsite tė kombinuara tė krahėve tė ndryshėm politikė kanė bashkėpunuar dhe janė rreshtuar nėn komandėn e Ramush Haradinajt. Heroi legjendar Agim Ramadani i shkuli gurtė e kobit tė zi nė kufirin shqiptaro-shqiptar, nė Koshare, ku edhe muarėn karaullin kufitar dhe kazermėn serbiane.
Nė Lutjet e Mėngjesit tė vitit 1997, nė Washington, bija dardane Gonxhe Bojaxhiu - e lumturuara Nėnė Tereza, ia kishte puthur dorėn Presidentit Rugova publikisht dhe i ishte drejtuar Presidentit Clinton dhe burrėshtetasve e personaliteteve nga mbarė bota, duke thėnė: "Ky ėshtė Presidenti i vendit tim tė lindjes, ju lutem ma keni nė kujdes dhe ma shpėtoni bashkė me popullin tim tė shumėvuajtur"!
Serbia organizonte dhe bėnte shumė masakra mbi popullsinė e pafajshme dhe liridashėse nė Kosovė. Nė janar 1999 u bė masakra e paparė nė Reēak, ku u vranė dhe u masakruan mbi 40 persona civilė tė pafajshėm. Ambasadori amerikan Wiliam Walker, nė cilėsinė e kryesuesit tė vėzhguesve ndėrkombėtarė nė kuadėr tė OSBE-sė nė Kosovė, arriti qė tė shkojė atje para autoriteteve serbiane dhe e pa masakrėn. Ai alarmoi tėrė botėn se nė Kosovė Beogradi gjakatar po masakron popullatėn civile. Pa pritur gjatė, u organizua konferenca ndėrkombėtare pėr Kosovėn nė Rambuje (afėr Parisit, nė Francė), ku autoritetet e Beogradit nuk pajtoheshin me qėndrimet e ndėrkombėtarėve dhe nuk deshtėn tė nėnshkruajnė kurrėfare marrėveshje paqeje. Nė kėto rrethana, nė selinė e NATOS nė Bruksel u vendos pėr njė ndėrhyrje ushtarake nė Kosovė dhe mė 24 mars 1999 aeroplanėt qė kryesisht ēoheshin nga bazua amerikane nė Aviano tė Italisė filluan tė fluturojnė dhe tė bombardojnė mbi pozicionet serbiane nė Kosovė dhe nė pika tė ndryshme strategjike nė Serbi. Kėto bombardime zgjatėn plot 78 ditė dhe Serbia u detyrua tė nėnshkruajė marrėveshjen e Kumanovės me NATO-n, me tė cilėn detyrohej t“i largojė tė gjitha forcat ushtarako-policore nga Kosova. Nė kuadėr tė kėsaj marrėveshjeje lindi Rezoluta 1244 dhe Kosova u muar nė protektorat nga OKB. Shkuan atje dhe bėnė administratėn civlile tė quajtur UNMIK dhe sigurinė e muarėn nė dorė dhjetėramijėra ushtarakė tė misionit to NATO-s KFOR, ku hynė edhe ushtarė nga vendet qė nuk ishin nė NATO.
Ishin pjekur tė gjitha kushtet pėr tė biseduar nė tavolinė me Serbinė, pėr tė gjetur njė zgjidhje afatgjate dhe tė pėrhershme paqėsore, por pėr paqė, drejtėsi, liri e barazi Serbia nuk donte tė dėgjonte kurrėn e kurrės. OKB emėroi tė dėrguarin special pėr tė udhėhequr negociatat - ish presidentin e Finlandės Marti Ahtisaari. Bisedimet kryesisht zhvilloheshin nė Wienė. Por autoritetet e Beogradit as qė donin tė gjendej njė marrėveshje paqėsore. Nė kėto rrethana absurde, ishte e logjikshme dėshtimi i negociatave shqiptaro-serbe, prandaj Ahtisaari pėrgatiti raportin nga procesi negociator, duke propozuar si tė vetmen zgjidhje tė arsyeshme dhe tė drejtė, pavarėsinė e Kosovės, njė pavarėsi tė mbikqyrur ndėrkombėtarisht. Mbas tė gjitha kėtyre, mė 17 shkurt 2008, nė Prishtinė u mblodh Kuvendi i Kosovės dhe tė gjithė autoritetet qendrore tė vendit tonė, si dhe tė ftuarit specialė - familjet Rugova dhe Jashari e mbarė kori diplomatik ndėrkombėtar dhe u shpall solemnisht pavarėsia. Kosova u shpall shtet dhe u vulos me emrin e Republikės. Gėzim i papėrshkrueshėm i popullit tim tė shumėvuajtur!
Me kujtohet, si sot, dhe kurrė nuk e harroj atė ditė tė bekuar. Bashkėvendėsit e mi ishin organizuar tė bėjnė kremte tė madhe kėtu nė Lecco, por mua mė dukej pak tė kremtoj kėtu. Doja qė Ditėn e parė tė shtetėsisė sė vulosur tė Kosovės ta pėrjetoj me njerėzit e mi, atje nė vendlindje, atje ku ėshtė derdhur shumė gjak i pafajshėm pėr kėtė shtet. Kėshtu pra, u organizuam dhe njė ditė pėrpara - mė 16 shkurt 2008, me gruan time dualėm nė Veronė, e muarėm aeroplananin dhe shkuam nė Kosovė. Ishte kėnaqėsi edhe nė aeroport, ku shiheshin plot kosovarė tė mbėshtjellur me flamurin tonė kombėtar. Aeroplani u stėrmbush dhe shumė tė tjerė mbetėn nė aeroport, tė detyruar tė kthehen e tė kremtojnė kėtu nė mėrgim, ose tė nisen me makinė e tė mbėrrijnė nesėr atje, nė Kosovė.
Ky udhėtim mė dukej mė i lehti, mė i kėndshmi, mė i lumturi, prej se jam nė mėrgim. Zemra mal m“u bė kur nė Aeroportin e Prishtinės pashė mbishkrimin: "MIRĖSEVINI NĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS". Pėr ne ishte Republikė e shtet qė nga 2 korriku 1990, mirėpo ende nuk na njihte bota dhe ēdo paraqitje publike nė emėr tė Republikės sė Kosovės mund tė na kushtonte shumė, madje edhe me kokė e me jetėn tonė. E tillė ishte Serbia. Fjala popullore thotė se nuk ka pushtues tė mirė, por nė rastin tonė Serbia ishte shembull tipik i sė keqes, i tragjedive tė njėpasnjėshme mbi trojet dardane...
Atė tė dielė tė 17 shkurtit 2008 zemra mė rrahte fort dhe emocionet ishin si kurrė mė parė - tė papėrshkrueshme. Tė gjithė banorėt e Stubllės Krenare ishin mbledhur nė Qendrėn e Rinisė, ku u mbajtėn fjalime solemne e u bėnė urime pėr shtetin tonė tė vulosur. Nga aty shkuam tė kremtojmė edhe me koktej special, por Restoranti "Jozefi" ishte tepėr i vogėl pėr t“i zėnė tė gjithė. Jehonte larg kėnga e haresė. Bukur dridhej vallja. Gjithnjė e mė fort ushtonin edhe revolet e pushkėt automatike tė tė pranishmėve. Kremtuam me hare deri nė orėt e mėngjesit. Tė nesėrmen mediat lajmėruan pėr njohjet e para tė Republikės sė Kosovės, nga vendet mė tė fuqishme tė botės - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tė pasuar edhe vendet tjera, si Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Shqipėria, Turqia e vende tė tjera. Vendet tė po e njohin shtetin tonė tė Kosovės po shtohen nga dita nė ditė. Deri tash na kanė njohur 65 vende, anėtare tė OKB-sė dhe jemi pranuar nė Bankėn Botėrore e nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Me tė dhėnė mendimin e vet pėr ligjshmėrinė e Republikės sė Kosovės, Gjykata Ndėrkombėtare nė Hagė, pritet tė shtohet shumė numri i njohjeve dhe kėshtu tė kalojnė dy tė tretat e vendeve anėtare tė OKB-sė e tė bėhemi anėtari i 193-tė i kėsaj organizate botėrore, pa pasur nevojė pėr koncensusin e Kėshillit tė Sigurimit.
Nė pėrvjetorin e parė tė shtetėsisė sė Kosovės, as nuk munda tė gėzohem, as tė kremtoj, sepse mbas aksidentitn tė tmerrshėm automobilistik nė Slloveni tė 9 janarit 2009, isha "i vdekur" (nė gjendje koma) nė spitalin e Lubjanės, ku me mrekulli tė vėrtetė mbas mbi pesė javėsh Zoti mė ringjalli dhe ngadalė, por sigurtė po e marr vetin. Edhe nė kėtė pėrvjetor tė dytė nuk pata fuqi fizike tė shkoj e tė kremtoj atje nė Kosovė, por do tė mundohem tė marr pjesė nė manifestimet qė do tė organizojnė mėrgimtarėt tanė tė Shoqatės "Stublla" nė Lecco dhe ata tė Shoqatės "Kosova e Lirė" nė S. Stefano tė Milanos.
Dhe krejtėsisht nė fund, nė kėtė pėrvjetor tė dytė - unė Engjėll Koliqi, shtetasi i Republikės sė Kosovės, qė shumė kam vuajtur nėn thundrat serbiane dhe kam kontribuuar aq sa kam mundur, me tėrė intelektin tim dhe me fuqitė e mia oratorike e financiare, i vėrshuar nga emocionet, nė kėtė ditė tonėn tė madhe uroj: Kosovė e dashur, tė qoftė e pėrjetshme dhe e kėndshme pėr tė gjithė shtetėsia! Bashkė me Shqipėrinė e gėzofshi pėrjetė tė Shenjtėn Iliri