Menu principale:
shtypi dhe komunikata
LAVDI HEROJVE TĖ LIRISĖ
www.albemigrant.com
Nga Reshat Kripa
Nė 65 vjetorin e rėnies
Kanė kaluar 65 vjet nga 14 prilli i kobshėm i vitit 1945. megjithatė ne sot ata i kemi pėrsėri tė gjallė, pėrsėri me kokat lart ashtu si qėndruan para togave tė zeza tė pushkatimit. Ja tek i kemi para nesh tė nderuar nga flamuri kombėtar i cili valvitet krenar ashtu si e ėndėrruan ata, pa spatėn e fashizmit dhe pa yllin e komunizmit.
Ndaj ne sot pėrulemi me respekt para figurave tė Bahri Omarit, Kol Tromarės, Fejzi Alizotit, Kostandin Kotes, Javer Hurshitit, Ismail Golemit, Terenc Toēit, Shyqyri Borshit, Zef Kadares, Aqif Pėrmetit, Dik Camit, Daut Ēarēanit, Beqir Valterit, Tahsim Bishqemit, Gustav Mirdashit, Hilmi Lekės, Reshit Merlikės si dhe tė Patėr Anton Arapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit, pushkatuar nė tė njėjtin vend njė vit mė vonė.
Viti 1945. Lufta kishte mbaruar. Krismat e armėve kishin pushuar. Por jo gjuetia e njerėzve. Ajo vazhdonte me gjithė egėrsinė e saj. Viktima tė kėsaj nė rradhė tė parė ishin mendjet mė tė ndritura tė vendit, intelektualėt mė tė njohur, tė diplomuar nė universitetet mė nė zė tė kohės sė atėhershme.Dhe tragjedia e kėtyre njerėzve tė shquar ishte se gjykoheshin nga njerėz inkopetentė, qė ishin tė aftė vetėm pėr krime dhe jo pėr drejtėsi. Kėshtu jo nė pak raste teneqexhiu gjykonte mjekun apo avokatin, nallbani profesorin apo shkrimtarin, kovaēi inxhinierin apo klerikun e nderuar.
Turma injorantėsh endeshin rrugėve tė qytetit, plot urrejtje pėr bashkatdhetarėt e tyre, tė etur pėr gjak tė pafajshmish. Njė luftė e re kishte filluar, lufta kundėr ēdo shenje tė nacionalizmit shqiptar. Pothuajse nė ēdo qytet zhvilloheshin gjyqe speciale. Vendimet ishin monstruoze. Me dhjetra tė pushkatuar. Me qindra tė dėnuar me dėnime tė rėnda. Me mijra tė internuar nė kampet e ēfarrosjes. Shoqėria shqiptare ishte ndarė nė dy kampe armike, nė proletarė qė duhej tė sundonin dhe nė borgjezė qė duhej tė ēfarroseshin.
Tė gjitha kėto kryheshin nėn dirigjimin e krerėve mizorė Enver Hoxha e Mehmet Shehu, Koēi Xoxe dhe Bedri Spahiu, Josif Pashko e Aranit Ēela dhe plot tė tjerė qė vepronin simbas shkopit tė dirigjentit tė tyre kryesor, Mugoshave dhe Popoviēėve qė i instruktonin se si duhej tė ēfarrosnin popullin, se si duhej tė shkatėrronin kombin e tyre. Kam qenė i vogėl atė vit tė kobshėm, vetėm 9 vjeē, por nė veshin tim tingėllojnė akoma, sikur tė kishin ndodhur sot, kėngėt e tyre barbare:
Mbi kufomat e tradhėtarve do marshojmė!
Oh, tmerr! Marshim mbi kufoma shqiptarėsh! Kanibalizėm nė mesin e shekullit tė njėzetė. Njė olokaust i ri po fillonte tė lulėzonte. Ky olokaust zhvillohej kundėr kujtdo qė
kundėrshtonte rregjimin, ndaj kujtdo qė mendonte ndryshe.
Po kush ishin kėta tė ashtuquajtur tradhėtarė?
Ishin ata qė kishin luftuar pėr flamurin kuq e zi, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar, pėr njė shqipėri tė lirė, demokratike dhe etnike, mbi baza moderne. Pėr njė Shqipėri ku do tė mbretėronte liria e fjalės dhe e mendimit. Pėr njė Shqipėri tė rregulluar ekonomikisht dhe shoqėrisht. Pėr njė Shqipėri ku do tė zbuloheshin dhe pėrkraheshin vlerat e fshehura nė ēdo shtresė tė popullit. Pėr njė Shqipėri ku do tė vlerėsoheshin drejtėsisht tė gjitha vlerat pa dallim moshe krahine, besimi dhe klase. Pėr njė Shqipėri tė drejtuar nga njerėz tė pakompromentuar, nga shqiptarė qė nuk janė kursyer pėr shpėtimin e kėtij vendi. Pėr njė Shqipėri ku do tė dėnoheshin antipatriotėt, tradhėtarėt, tė shiturit, spiunėt, spekullantėt. Pėr njė Shqipėri ku nuk do tė kishte vend pėr dallkaukėt, servilėt dhe tė gjithė ata qė pengonin zhvillimin e saj, pėr bashkimin e tė gjitha energjive tė kombit, pėr bashkimin mendor dhe shpirtėror tė gjithė shqiptarėve. Pėr njė Shqipėri qė do tė kishte pėr moto Atdheu mbi tė gjitha . Pėr njė Shqipėri qė do tė luftonte pėr Zot dhe fe. Ata luftuan qė Shqipėria tė mos bėhej as e italianėve dhe as e gjermanėve, as e grekėve dhe as jugosllavėve, as e rusėve dhe as e kinezėve. Ata luftuan qė Shqipėria tė ishte e shqiptarėve. Ky ishte krimi i tyre pėr tė cilin ata dhanė edhe jetėn.
Duke kujtuar figurat e tyre, nuk mund tė mos na kujtohen ato vite tė turbullta tė luftės, kur historia nxorri nė skenė lėvizjet e mėdha nacionaliste tė Ballit Kombėtar dhe Lėvizjes sė Legalitetit, pjestarė tė tė cilave ishin edhe kėta martirė. Nuk mund tė mos na kujtohet Mukja, guri i provės qė tregoi rrugėn drejt sė cilės do tė shkonte atdheu, qė pėr fatin e keq tė tij, u shndrua nga rruga e bashkėpunimit dhe luftės sė pėrbashkėt, nė rrugėn e tradhėtisė, pėrēarjes dhe vllavrasjes, rrugė qė solli shumė gjak, lotė dhe dhimbje.
Vitet kaluan. Mjegulla e errėt qė kishte mbuluar vendin filloi tė shpėrndahet. Eshtė detyra e historianėve qė tė paraqesin realitetin ashtu si ka qenė nė tė vėrtetė, larg ndikimeve partiake, qė nė mė tė shumtėn e rasteve e kanė shtrembėruar atė. Kėtij populli duhet ti shpjegohet se lufta pėr liri dhe demokraci nuk ka filluar nė prillin e 39-ės, as nėntorin e 44-ės dhe as nė dhjetorin e 90-ės. Ajo ka qenė e gjallė me shekuj nė gjakun e shqiptarit. Rrėnjėt e saj janė nė zemrėn e kėtij populli qė pėr vite me rradhė ka luftuar pėr liri dhe demokraci.
Qindra arkivolė tė tjerė bosh presin eshtrat e tė rėnėve. Qindra nėna dhe baballarė, motra dhe vėllezėr, gra apo bij nuk kanė njė varr tė djalit apo vajzės, vėllajt apo motrės, nėnės apo bijve ku tė derdhin njė pikė lot, apo tė vendosin njė tufė me lule. Unė do tė doja tiu thoja atyre:
-- O nėna, motra dhe bija krenare! O baballarė, vėllezėr dhe bij tė pėrvuajtur! Derdhini lotėt dhe shpėrndajini lulet nė tė gjitha skajet e kėtij trualli, se kudo ėshtė derdhur gjaku i tė afėrmve tuaj, se kudo ndodhen eshtrat e martirizuara tė tyre!
Ditėt e fundit dėgjojmė pėr krijime komisionesh task-forcė pėr gjetjen e eshtrave te te reneve. Disa varre masive jane gjetur. Ne i drejtohemi shtetit shqiptar dhe i themi se ėshtė detyra e tij tė mos i lėrė ato eshtra pa varr. Shteti diktatorial i mblodhi eshtrat e tė rėnėve, kudo qė ishin, dhe u dha njė varr ashtu si e meritonin. Po tė rėnėt tanė a nuk e kanė tė drejtėn e njė varri? Edhe ne jemi pjesė e kėtij shteti.
Pėr 46 vjet ndiem mbi shpatullat tona shtypjen e diktaturės mė tė egėr qė ka parė bota. Pėr 46 vjet provuam humbjen e njerėzve tanė mė tė dashur, mohimin e tė gjitha tė
drejtave njerėzore. Pėr 46 vjet tentuan tė na thyenin, tė na poshtėronin, tė na kthenin nė robotė tė bindur tė politikės sė tyre tė falimentuar qė nė lindjen e saj. Nuk lanė asnjė mjet dhe asnjė formė pėr ta zbatuar atė, por nuk mundėn tia arrinin qėllimit tė tyre. Ne mbijetuam se tė pavdekshme ishin edhe parimet pėr tė cilat luftuam. Ne mbijetuam se motua e jonė ishte: PER LIRI, PER SHQIPERI, PER FLAMURIN KUQ E ZI!
Por ne mbijetuam sepse kishim si shembull frymėzimi aktet heroike tė tė rėnėve tanė. pėr tė cilėt poeti ynė i madh kishte shkruar:
Kush ban dekėn pėr atdhe,
Ai ska dekun por ka le!