ALBANIA on Line TV


Vai ai contenuti

Menu principale:


AKADEMI PERKUJTIMORE per Prof.NAZMI LUKAJ

filma ne plan te pare



Kuvendi i Komunės – Pejė Shoqata e Gazetarėve tė Pejė



Prof. NAZMI LUKAJ
Akademi Pėrkujtimore

Pejė, ditėn e martė, 24.01.2012





Me pėrkujdesjen e Kryetarit tė Komunės sė Pejės dr. Ali Berisha dhe pėrkrahur nga Shoqata e Gazetarėve tė Pejės, me rastin e njėvjetorit tė vdekjes, organizohet Akademi pėrkujtimore, kushtuar publicistit dhe analistit, Nazmi LUKAJ,

Biografia e prof. Nazmi Lukaj

Nazmi Lukaj lindi mė 2.2.1967 nė Pejė. Kishte kryer Fakultetin Filologjik Degėn e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe nė Prishtinė. Me gazetari dhe publicistikė ėshtė marrė aktivisht qė nga 1996, ndėrsa, para atij viti, herėpashere, ka botuar nė “Bota e re”, “Republika”, nė “Gazetėn e Re Shqiptare”, nė “Dodona”, “Viktoria”, “Dielli”, “Gurra” etj.

Gjatė luftės sė Kosovės dhe disa muaj mė pas, kishte botuar analiza politike dhe reportazhe pėr ngjarjet nė Kosovė nė disa gazeta tė Shqipėrisė, si nė “Albania”, nė “RD”, nė “Gazetėn 55”, etj. Deri nė kohėt e fundit Nazmiu ka bashkėpunuar me disa gazeta tė Shqipėrisė, por kryesisht, mė shumė nė javoren “Nacional”, “Gazeta 55”. Prej vitesh ka qenė komentator nė “Bota sot”. Ka qenė edhe redaktor pėrgjegjės i sė pėrditshmes “Pavarėsia”. Veē gazetarisė, prej vitit 1991-2004 ka punuar si mėsimdhėnės i gjuhės shqipe nė gjimnazin “Bedri Pejani” tė Pejės, dhe sė fundi zėvendėsdrejtor nė shkollėn “Xhemajl Kada” nė Pejė.

Mė 1999, nė Tiranė, ka botuar librin “Kosova dhimbja dhe shpresa ime” (publicistikė dhe reportazhe), mė 2002 “Ese, komente dhe analiza” (Pejė), kurse mė 2007 po nė Pejė, botoi librin e tretė publicistikė “A ėshtė Kosova njė rast unikat?”. “Pėrtej statusit tė Kosovės” ėshtė libri i katėrt publicistik i tij. Konsiderohej nga publicistėt mė tė mirė tė Kosovės.


Nazmi Lukaj ishte zė i fortė i interesave kombėtare
26-01-2012 / Nga Gani Tėrshnjaku


Kosova pėrkujtoi publicistin e njohur

Qindra qytetarė, zyrtarė shtetėrorė, deputetė tė parlamentit tė Kosovės, politikanė profesorė, intelektualė, ish-ushtarakė tė UĒK-sė, gazetarė, kanė marrė pjesė nė akademinė pėrkujtimore, kushtuar publicistit dhe analistit, Nazmi Lukaj. Akademia ėshtė mbajtur nėn patronatin e Kryetarit tė qytetit tė Pejės Dr. Ali Berisha, dhe pėrkrahur nga Shoqata e Gazetarėve tė Pejės, nė teatrin “Istref Begolli”. Ndėr tė pranishmit ishin edhe: dr.Mujė Rugova – rektor i Universitetit tė Prishtinės, dr. Ali Berisha – kryetar i qytetit tė Pejės, Armend Zemaj - deputet i parlamentit tė Kosovės, dr. Ali Sylqa pėrfaqėsues nga Universiteti i Pejės, pėrfaqėsues nga ambasada e Shqipėrisė nė Kosovė, etj. Folėsi i kėsaj akademie pėrkujtimore, gazetari dhe publicisti prof.Valdet Hysenaj, ka lexuar disa telegrame ngushėllimi, dėrguar nga: Qemal Sakajeva - shef i administratės sė kryeministrisė sė Shqipėrisė (Tiranė), nga organizata “Unioni i gazetarėve tė Shqipėrisė”, nga shoqata “Unioni i gazetarėve tė Kosovės/ UGK”, si dhe nga redaksi gazetash nė Tiranė, Prishtinė e diasporė.
Fjalėn e tė parit tė qytetit tė Pejės, dr. Ali Berishės ja dha folėsi i kėsaj akademie, gazetari dhe publicisti prof.Valdet Hysenaj. Kryetari i Pejės dr. Ali Berisha tha:”Sėrish jemi bashkė, nė kujtesė e nderim qė kulmon sė datuari pėr ditė e mė shumė veprimtarinė e atdhetarėve tanė, intelektualėve dėshmorė, tė cilėt historia jonė i radhiti si pėr njė, nė arkivin e vet, qė tė dėshmohet nė mbijetesė ky populli ynė, aq i pėrvuajtur, por liridashės”, tha nė fillim tė fjalės sė tij, dr. Ali Berisha.
Duke folur rreth veprės sė tė ndjerit Nazmi Lukaj, dr. Ali Berisha mė tej tha: “Publicisti Lukaj, i takonte kohėrave moderne. Ai ofroi gjithė urtėsinė, miqėsinė e qėndresėn, kėshillėn dhe veprimin atdhetar. I frymėzuar nga kėto virtyte, ai me durim, guxim, e besim, filloi tė luftojė njė ideologji e paraqitur krejt e huaj pėr qenien tonė”. Duke vlerėsuar Nazmi Lukajn, kryetari i Pejės potencoi:”Tash njė vjet, pas vdekjes sė Nazmiut, ndjehet mungesa e kolegut, e mikut, e analistit, e edukatorit, kėshilluesit. Por para sė gjithash ndjehet mungesa e njeriut tė kulturuar nė njė paralele veprimi bashkėkohėsie dhe atdhetarie. Tė gjitha kėto i gjejmė nė thirrjet e zėshme tė Nazmiut, nė pėrsiatjet e tij, aq tė shpeshta nėpėr tė pėrditshmet tona nė Kosovė, nė Shqipėri. Nazmi Lukaj ishte i tillė, pasi sė nė bazamentin e traditės sė tij kishte njė familje me pėrkushtim atdhetar, e kombėtar. Familje e traditės, e pėrkushtimit dhe sakrificės, tė burgosur e tė torturuar nė burgje e kazamate serbe. Por asnjėherė i pėrulur. Nė kėtė pėrvjetor tė ndarjes nga jeta, Nazmi Lukaj qėndron si njė dėshmitar i punės dhe veprave tė mėdha. Pasi sot me gjithė se e lirė dhe e pavarur, Kosova, ndoshta si asnjėherė tjetėr, ka nevojė pėr urtėsi, e fuqi mendore e analitike ēfarė ishte dhe vet Nazmiu”. Pėr figurėn e Nazmi Lukajt foli edhe rektori i Universitetit tė Prishtinės, dr. Mujė Rugova, i cili tha: “Me kalimin e kohės, vlera e veprave qė ka lėnė pas Nazmi Lukaj do tė rritet dhe do tė madhohet”. Ndėrsa, gazetari dhe moderatori i njohur televiziv i TV KTV-sė, Adriatik Kelmendi, ka kujtuar aktivitetet gazetareske e publicistike tė Nazmi Lukajt, derisa ky ishte profesor i gjuhės shqipe nė Gjimnazin “Bedri Pejani”. Halil Gashi nga “Shoqata e gazetarėve tė Pejės” ka thėnė se Nazmi Lukaj me shkrimet e tij la gjurmė nė tė gjitha mediet pėr tė cilat shkroi. “Ne kolegėt ndajmė kujtime tė pashlyera me tė si koleg, shok dhe mik. Gazetaria e Kosovės e ka humbur gazetarin e shquar dhe gazetarin e guximshėm. Ishte zė i fortė i interesave kombėtare, i pakompromis pėr t’i mbrojtur bindjet e tij tė forta nė funksion tė interesave tė kombit. Nazmiu i besonte shumė fuqisė sė fjalės sė shkruar dhe kishte vizion tė qartė pėr shtegtimin e Kosovės drejt lirisė sė plotė, pavarėsisė dhe shtetndėrtimit”, ka thėnė Halil Gashi, pėrfaqėsues i “Shoqatės sė gazetarėve tė Pejės”. Edhe Nezir Gashi ish i burgosur shumėvjeēar politik ka evokuar kujtimet pėr Nazmiun, sikurse ka folur me pietet pėr veprat dhe aktivitetet e tė ndjerit Nazmi Lukaj. “Ikja e Nazmiut nė moshė tė re, ėshtė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen, ėshtė humbje e madhe pėr tė gjithė ata. Dhe ne patėm rastin ta njohim dhe tė punojmė me tė. Nazmiu i ēmonte vlerat njerėzore, ishte shok dhe mi me njėrėzit e mirė. Morali i tij nė fushėn e krijimit dhe publicistikės ishte pėr ēdo admirim”, ka thėnė Nezir Gashi ish i burgosur shumėvjeēar politik.
Nė fund tė kėsaj akademie pėrkujtimore, nxėnėsit e shkollės “Xhemal Kada” nė Pejė, inskenuan njė shfaqje sikurse nė orėn mėsimore, me pyetje- pėrgjigje pėr veprat e Nazmi Lukajt. Kėngėtari pejan, Xhevat Kelmendi kėndoi me kitarė, dhe po ashtu u shfaq edhe njė pikė baleti, luajtur nga trupa artistike nė Pejė.
Nė emėr tė familjes, tė gjithė tė pranishmit i falėnderoi djali i Nazmiut, Arianit Lukaj.









shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

Torna ai contenuti | Torna al menu