ALBANIA on Line TV


Vai ai contenuti

Menu principale:


BEDRI PEJANI NJI JETE PER KOSOVEN DHE SHQIPNINE ETNIKE

BEDRI PEJANI , Nėnshkrues i Deklaratės sė Pamvarėsisė sė Shqipnise

Lindi mė: 10 tetor 1885 ne Pejė ,
Vdiq mė: 6 korrik 1946 nė Prizren

Bedri Pejani (1885-1946), nėnshkrues i Deklaratės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, publicist, diplomat dhe atdhetar Lindi mė 10 tetor 1885 nė Pejė[, nė familjen e Abdi Pejės(Thaci). Bedri Pejani shkollėn e Mesme e kreu nė "Robert College" dhe studimet e larta Degėn e Historisė nė Universitetin e Stambollit. Delegat nė Kongresin e Manastirit (1908) dhe Kryetar i Kongresit te dyte te Manastirit, ku u vendos perfundimisht qe Shqipja te shkruhet me germa latine. Nė nėntor 1912, u zgjodh pėrfaqėsues i Plavės, Gucisė, Gjakovės dhe Pejės dhe mori pjesė nė mbledhjen e Vlorės ku firmoi aktin e pavarėsisė me siglėn “Bedri Pejan”,Sekretar i Ismail Qemalit per Kosoven.
Sekretar i Komitetit te Shpetimit tė Kosovės” 1918-1924
Mė 1920 bėhet redaktor i gazetės Populli me qendėr nė Shkodėr. Pėrkthen "Kujtimet" e Hasan Prishtinės nga frėngjishtja, tė cilit i ndiqte moton
"edhe me djallin do tė bashkėpunojsha pėr me bashkue Kosovėn me nanėn Shqipnķ". Gjatė harkut kohor 1921-23 ėshtė pjesė e Partisė Popullore. Mbėshtetės i kryengritjes sė Fan Nolit dhe anėtar i KONARE-s. Me fitoren e legalitetit largohet nga Shqipėria, Ahmet Zogu e dėnon nė mungesė e mė tej do ta amnistojė. U angazhua nė mbrojtjen e tė drejtave tė Kosovės dhe Ēamėrisė. Ka bashkėpunuar edhe me aktorin e famshėm shqiptar Aleksandėr Moisiu. Mori pjesė nė Komintern dhe u integrua nė lėvizjen nacionalēlirimtare. Bedri Pejani apo Babushi, nė vitin 1943 qe internuar nė Porto-Romano si nacionalist i majte nga fashistat italian. U lirua me 13 shtator 1943 me hapjen e kampit nga Xhaferr Deva dhe Asim Abdurrahmani Shpuza. Por Nė mėnyrė tė beftė, kur nisi tė dukej se luftės po i vinte fundi, pėr shkak tė situatės sė ndėrlikuar nė Kosovė, nė ish-Jugosllavi dhe mė gjerė nė Ballkan, ai renditet skajshmėrisht djathtas. Me inkurajimin e Rexhep Mitrovicės, kryeministėr, por edhe tė krerėve tjerė nacionalistė, si Xhaferr Deva etj., ai pranoi pėrgjegjėsinė tė merrej me organizimin e "Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit" ku u be dhe kryetar Gjithe jeten e vuri ne sherbim te kombit e te atdheut dhe per kete qellim bashkepunoi edhe me Kominternin dhe me LNĒ. Nga janari deri ne mes te qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes se Dyte te Prizrenit.Ne v. 1945 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Nė njė shkresė prej 13 faqesh tė daktilografuara qė Petro Marko ia dha Hysni Kapos, siē i tha vetė ky i fundit Pejanit tė bėnte,
denoncon shitjen e Kosoves nga komunistat shqiptare Titos


”Vdiq” i helmuar, ne spitalin e Prizrenit, me 6 korrik 1946.

SOKOL BORSHI, Nipi i vajzes se B.Pejanit



BEDRI PEJANI NJI JETE PER KOSOVEN nga CELO HOXHA




shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

Torna ai contenuti | Torna al menu