Menu principale:
ARKIV
Historia e panjohur e familjes sė madhe Borshi tė Shkodrės
--------------------------------------------------------------------------------
Historia e panjohur e familjes sė madhe Borshi tė Shkodrės, qė u diplomuan nė akademitė dhe universitetet e Europės. Si u pushkatuan, u burgosėn dhe u persekutuan ata nga komunistėt
Qazim Borshi, inxhinjeri i anijeve transoqeanike qė u mbyt nė Bunė
--------------------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Borshiotėt janė njė fis i shquar tė cilat kanė banur nė qytetin e Shkodrės dhe janė njohur me kėtė mbiemėr, pėr shkak tė origjinės sė tyre tė herėshme nga Borshi i Himarės. Nga kjo familje kanė dalė me dhjetra juristė, ushtarakė, mėsues, inxhinjerė dhe njerėz tė tjerė intelektualė tė ditur, tė cilėt pasi u diplomuan nė universitetet mė tė njohura tė Europės, u persekutuan nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.
Borshiotėt e famshėm
I pari i tyre njihet Sulejman Gapi, i cili ka lindur dhe ėshtė rritur nė Borsh tė Sarandės dhe pėr shkaqe qė nuk dihen, ai pasi mori arsimin ushtarak, sherbeu ne ushtrinė e Perandorisė turke, si oficer kalorėsije me gradėn e majorit. Qendrėn e shėrbimit e kishte nė Kalanė e Podgoricės. Edhe sot nė tokat e familjes Gapi nė Borsh tė sarandės, ndodhet Ēesmja e Gapit. Ajo familje nė Borsh kishin toka dhe plantacione tė mėdha me portokalle,etj. Ata kishin shtėpi edhe nė Borshin e vjetėr, e cila mė pas u dogj. Sulejmani vinte shpesh nė Borsh dhe atje ai u martua me njė vajzė nga njė fshat fqinj. Ai ka marrė pjesė nė luftė me malazezėt nga mezi i shekullit XIX dhe ka qenė njohur si trim I madh. Sulejmani u vra nė vitin 1858 nga forcat serbo-malazeze nė Luftėn e Podgoricės. Pėr trimėritė e tij rapsodėt malėsorė kanė thurur kėngė tė cilėt edhe nė ditėt e sotme kėndohen me lahutė. Sulejmani la njė djalė tė vetėm, Nuri Borshin, nė moshėn 7 vjeēare. Mbiemrin Borshi ai e mori mbas vdekjes, pėr shkak tė pasardhėsve, shumė prej tė cilėve u bėnė personalitete me emėr tė madh. Njė ndėr pasardhėsit e tjerė qė ka nxjerrė kjo familje, ka qenė edhe Nuri Borshi i cili pasi kreu shkollėn e lartė tė Drejtėsisė nė Stamboll, u emėrua nė qytetin e Podgoricės. Mė pas, pėr pėr 40 vjet me rradhė ai shėrbeu si avokat nė qytetin e Shkodrės. Nuriu me martesėn e parė pati nji djalė qė u quajt Qazim Borshi. Pas vdekjes sė gruas sė parė u martua me Hafize Hejbeli, vajzėn e drejtorit tė gjimnazit tė Bahēallekut. nji grue e vejė tiranase edhe ajo me nji fėmijė, Aliun, qė u rrit nė familjen Borshi. Vėllai i Hafizes ka pasė punishte pasqyrash nė Stamboll. Ai ka lanė nji djalė Fatma Hejbeli, i cili ka lanė vajzėn dhe djalin qė kanė studjuar pėr mjekėsi. Nga familja Hejbeli, ka qenė I njohur, Abdyl Hazis Hejbeli (Hurujet Dukumeri Abelsand Cadesi) i cili ka jetuar nė Izmir, ndėrsa njė tjetėr ka qenė Ruzhdi Hejbeli (Kiluk Ayasafajada Cikmez Rasidi Korsakak) qė ka jetuar nė Stamboll. Hafizja ishte prej familjes Hejbeli, e cila ishte martuar herėn e parė me Xhaferr Ēabinaku nga Libohova Edhe sot borshiotėt trashėgojnė pronat e gjyshes sė tyre nė Libohovė. Hafizja kishte katėr vėllezėr: Hulusiun (hoxhė), Hamitin, Osmanin, Ramizin dhe nji motėr Salihen. Kjo e fundit ka qenė e martuar me nji kapiten turk, dhe pati nji vajzė, Eminenė, e cila vdiq shumė e re, ndersa i shoqi u vra nė luftim nė Anadoll. Hulusiu jetoi nė Tiranė, ndėrsa Hamiti, Osmani dhe Ramizi shkuan nė Stamboll. Hafizja kishte qenė e martuar edhe njiherė mė parė me nji burrė me mbiemnin Ēobanaj, nga i cili kishte lindė nji djalė Ali Ēobani. Ky fėmijė u adaptua nga Nuri Borshi. Duke qenė se ishte prej Borshit dhe me qė u adaptua nga Nuri Borshi, ai u quajt Ali Borshi. Nuriu me Hafizen patėn edhe katėr fėmijė qė i jetuan: Shyqyriu, Kadriu, Paqizja e Sezaiu. Nuriu ishte i thatė, i gjatė dhe mbahet mėnd si njė njeri shumė bamirės. Ai u mundua qė tė hapte nji shkollė nate pėr tė rritur, rreth vitit 1910-12, por ajo u sabotua nga elementė fanatikė. Kishte miqėsi me Abatin e Mirditės, Preg Bibė Dodėn dhe ishte avokat i tyre. Ai kishte njė shtėpi nė Parrucė, (shtėpia e Ēakiēėve) dhe mė pėrpara kishte banuar nė Perash tek Arra e Madhe, aty ku lindi Sezai Borshi. Mė pas e shitėn dhe blenė njė tjetėr nė Parrucė. Ja si e pėrshkruan gazeta e kohės "Besa Shqiptare" (13 korrik 1913,nr.33, faqe3-4): "Nuri Effendi avokati gjindet nė shtėpi t'Cukut Frano Krajės, n'Fushė t'Ēelės te Ura e Sarajit. Merr gjyqe, shkruen gjithfarė lutjesh e letra shqip e n'giuh tjera". Kurse nė numrin e datės 25 maj 1913, po nė atė gazetė midis tė tjerash shkruhet:" Gjindet e ngrehun nji shoqni avoketesh e shkruesish qi ka per kryeparė Avokat Nuri Effendi Borshin n'zyre t'Shtypshkrojės "Nikaj" n'Giuhadol". Ndėrsa ne numrin 7, atė tė datės 29 maj 1913 shkruhet:"Avokat Nuri Effendi asht i njoftun tash pesmbedhjet vjet qi ban avokatin e ka dit me fitue besen e gjithkuej per drejtesi e per zgjidhje punėsh". Nė vitin 1921 ai kandidoi pėr deputet ne Parlamentin e parė shqiptar. Nė vitet qė pasuan, Nuri Borshi u kujdes pėr nipat e mbesat tė mbetura jetime mbas vdekjes sė Ali Borshit (1923) dhe nėnė Lutfijes (1924). Sipas kujtimeve tė shkrimtarit Ndoc Nikaj, aty ku flitet per konēesionet e pyjeve tė Mirditės, me shoqninė "Vismora" dhe lejen qė duhej nxjerrė nė Stambollė, shkruhet: "Shoqnija, mue per at sherbim mė caktoj ka nji gjysė frangut per metro lande qi tė pritej n'ato pyje per shperblim. Me qe unė nuk dijshem gjuhen turke mora me vedi per shoq Avokat Nuri Borshin, burre te ndershėm e me te gjitha cillsinat e lypuna per ate qellim".
Qazim Borshi, inxhinjer i anijeve
Njė pinjoll tjetėr i familjes Borshi, ka qenė edhe Qazim Borshi, I cili ishte diplomuar si inxhinjer naval i anijeve transoqeanike, ndofta i vetmi nė gjithė perandorinė Turke. Pasi kishte shėtitur tė gjithė botėn me anije, nė vitin 1912 ai u kthye nė Shqipėri. Qazimi ishte 20 vjeē mė i madh e Sezaija. Familjarėt kujtojnė se si Qazimi solli njėherė njė kartolinė nga Hindija e largėt. Sipas nje dokumenti turk "sapo erdhi nė Shkodėr Qazim Borshi u arrestua nga autoritetet turke". Mė pas me rėnien e administratės turke, Qazim Borshi u lirua dhe punoi nė anijen "Buena" qė shėrbente nė Liqenin e Shkodrės dhe nė lumin e Bunės. Mė pas ai hyri nė marinėn tregtare, duke punuar nė shoqninė "Curani" qė lundoronte nė bregun e Adriatikut e Bunės. Qazimi vdiq nė mėnyrė tragjike nė vitin 1917 duke u mbytur nė lumin e Bunės, nė vėndin e quajtur Sukat, kur ishte duke ardhur prej Shėngjinit. Nė atė kohė nė qytetin e Shkodrės ndodheshin trupat austro-hungareze dhe Qazimi veproi sipas betimit qė kishte bėrė, duke respektuar kodin e detarit, megjithėse kishte tė gjitha mundėsitė tė dilte nė breg. Edhe sot e kėsaj dite shumė nga tė vjetėrit nė qytetin e Shkodrės e kujtojnė kėtė ngjarje, tė cilėn e kanė dėgjuar nga tė parėt e tyre. Anija " Buena" qė drejtohej prej kapiten Qazim Borshit, vonoi shumė pėr t'u mbytur, aq sa arriti edhe i jati, avokat Nuri Borshi, I cili erdhi me kaloshin nga qyteti i Shkodrės. Qazimi i nxori tė gjithė pasagjerėt nga anija nė breg dhe mė pas kishte mundėsi tė dilte edhe vetė, por nderi dhe ligjet e detit e kėrkonin qė edhe ai tė kishte tė njėjtin fat me anijen qė po mbytej. Pleqtė kujtojnė se si i lutej Qazimit i jati nga bregu, si edhe banorėt e shumtė qė ishin mbledhur tė shihnin atė fatkeqėsi dhe se si, ai i vendosur nuk pranoi tė dilte, por humbi mes valėve tė egėra tė lumit Buna bashkė me anijen. Deri vonė anija kishte mbetur aty, si njė monument i njė akti burrėrie i kapitenit Qazim Borshi, I cili ka mbetur gjatė nė kujtesėn historike tė Shkodrės. Ndėr gazetat e kohės qė shkruan pėr kėtė ngjarje tė pazakontė, ishte dhe "Posta e Shqypnies", (nr.102, faqe 5, me 28 nanduer 1917, Shkoder) qė mes tė tjerash thoshte : "Nji rrezik i shemtuem: Me 26 nanduer u mbyt avullorja "Buena" qe bante sherbim nė Liqe e nė Bune. U mbyt Qazim Efendi Borshi, i biri i Nuri Efendi Borshit, i cili nė Marinė tė Turkis ka qenė Mylazim sani (oblt) e i vetmi, te thuesh makinist avulloresh shqyptar, mbytet".)
Shyqyri Borshi ushtarak dhe regjizor
Njė ndėr pinjollėt e tjerė tė dėgjuar tė fisit Borshi, ka qenė edhe Shyqėri Borshi i cili lindi nė vitin 1895 nė Shkodėr dhe u shkollua nė njė lice nė Stamboll. Mbasi mbaroi kolegjin nė Stamboll, nė vitin 1913, ai shkoi nė Itali, pas njė marrėveshje qė kishte bėrė qeveria italiane me qeverinė e sapoformuar tė Ismail Qemalit. Nė kėtė kuadėr Shyqyriu ndoqi shkollėn nė Itali dhe mė pas hyri nė njė shkollė ushtarake po nė Itali, duke u diplomuar si oficer. Nė Luftėn e Parė Botėrore, atė e mobilizuan nė ushtri dhe deri nė vitin 1918 ai shėrbeu si oficer nė ushtrinė italiane, ku u dekorua me medaljen e luftės. Gjatė viteve qė ishte nė Itali, Shyqyriu themeloi njė orkestėr simfonike nė Verona te cilen dhe e drejtonte. Nė vitet 1920-24 ishte sekretar i Hoxha Kadrise ne Tirane. Ne vitin 1924, Shyqyriu shėrbeu si kėshilltar ushtarak nė qeverinė e Nolit. Mė pas nė vitet qė pasuan, Shyqyriu drejtoi revistėn "Agimi" dhe u aktivizua edhe si aktor e regjizor nė qytetin e Shkodrės. Nė shkrimet pėr jetėn e aktivitetin arstistik tė aktorit Ndoc Hilė Temali (1894-1937) midis tė tjerash thuhet: "Nė tė vėrtetė ai (Ndoci) nuk u shkėput asnjėherė prej "Vllaznisė" (1919) sė vjetėr, gjatė kohėve tė para tė jetės sė saj. Mori pjesė nė shumė shfaqje tė njisive ma tė vogla, qe shkruenin asohere firma tė njoftuna si Dr. Kristo Floqi, Kolė Gurakuqi, Shyqyri Borshi e ndonji tjetėr, e ma vonė edhe ndonji punim simbas Goldonit, si qe ai i "Kopracit" prej Kolė Gurakuqit e Shyqyri Borshit, ku u shque edhe si gastor i hollė, shumė i shkathėt e i fuqishėm. (Nė librin e Lec Shllakut, "Maska Shkodrane", Shkoder, 2002, faqe 237). Nė faqen e pasme tė kopertinės, tė ktij libri, pėrmendet Shyqyri Borshi si aktor-rregjizor. Gjatė viteve tė pushtimit tė Shqipėrisė, Shyqyri Borshi, shėrbeu si Drejtori i Policisė Shqiptare dhe pėr kėtė gjė ai u pushkatua nė vitin 1945 me Grupin e Deputėtėve nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.
Djemtė e Shyqyri Borshit
Shyqyriu la dy djem, Qazim Borshin dhe Luan Borshin, tė cilėt megjithėse tė luftuar dhe tė persekutuar nga regjimi komunist, u arsimuan dhe u formuan si njerėz me karakter tė fortė dhe shumė dinjitozė. Qazimi u martua me Fejza Draēinin (Borshi), motrėn e shkrimtarit dhe disidentit Qemal Draēini dhe nga ajo martesė atyre u ilndėn tre djem: Spartaku, Arbeni dhe Floriani. Spartaku, i cili ėshtė njohur si artist dhe sportist i talentuar, vdiq aksisdentalisht nė moshė tė re. Arbeni dha njė kontribut tė madh nė lėvizjet demokratike nė fillim te viteve '90, dhe njihet si njė nga nismėtarėt e lėvizjes sindikaliste nė Shqipėri mbas rėnjes sė dikataturės. Ndėrsa Floriani, ish-basketbollist i shquar i Vllaznisė dhe tani biznesmen i sukseshmen nė Shqipėri. Djali mė i vogėl i Shyqyri Borshit, Luani gjithashtu u martua me njė vajzė nga familjet e njohura tė Shqipėrisė, vajzen e Asim Abdurrahmanit(Shpuza -Kokotlija, me lidhje familjare me Mbretin e Hungarise dhe pasardhesit e tij , Konsull Nderi i Austrise , Perfaqsues i FIRMES Gjermane BAYER dhe Kryetar i Klubit Mbretenor Shqiptar te Makinave Luksoze,Asim Abdurrahmani ishte pėrfaqėsues i njė firme gjermane ("BAYER") pėr Shqipėrinė (edhe Kosovėn). Ai rrinte nė Tiranė dhe ndihmonte shumė Legalitetin duke shpenzuar shuma tė mėdha pėr botimin dhe shpėrndarjen e gazetės "Atdheu", i pushkatuar nga regjimi komunist ne vitin 1947.
Luani ka dy djem dhe njė vazjė, gjithashtu tė talentuar, Sokolin, Astritin dhe Auroren. Ata kanė ngritur njė televizion lokal nė Itali, afer Romes i cili po bėhet gjithnjė e mė i suksesshėm.
Sot kjo degė e borshiotėve jeton e punon me sukses nė afersi te Romės.
Kadri Borshi i diplomuar nė Itali
Njė tjetėr djalė i Nuri Borshit ishte edhe agronomi Kadri Borshi, i cili pasi kreu studimet nė Shėn Mitėr Corona, kreu studimet e larta dhe u diplomua si agronom nė Itali. Kur u kthye nė Shqipėri nė vitin 1921, ai u emėrua si pedagog nė shkollėn e parė bujqėsore tė Shqipėrisė. Mė pas ai punoi nė disa gazeta dhe revista bujqėsore dhe njihet pėr artikujt e shumtė qė botoi pėr blegtorinė, vreshtat e nė pėrgjithėsi pėr mbarėshtrimin e bujqėsisė. Kadriu u martua me Nemika Neviri, bijė e familjes sė shquar Neviri, (pronarė tė hotel "Evropa" nė qendėr tė Tiranės) Nė prill tė vitit 1943 ai shkoi dhe u mor me instalimin e shqiptarėve tė dėbuar nga Shkupi e Manastiri nė tokat bujqėsore tė Korēės, Dibrės e Prishtinės. Kadriui cili u burgos shumė vjet nga regjimi komunist, mbahet mėnd si njė specialist i mirė i verėrave. Ai la djalin, Nihat dhe vajzėn Kokona, tė cilėt deri nė vitin 1990, patėn nė kurriz luftėn e egėr tė klasave. Xhaxhai tjetėr i tij, ishte Sezai Borshi, I ciliishte diplomuar nė akademitė ushtarake nė Itali. Nė rininė e tij ishte sekretar i shoqnisė "Studentė Shkodra"(1924) dhe mė pas shėrbeu si oficer nė Zerqan. Nė periudhėn e dytė tė jetės ishte mėsues dhe pati dy djem, Nuri Borshin (II), mėsues matematike qė vdiq i ri, aksidentalisht dhe Bujarin inxhinjer i talentuar.
Ali Borshi
Aliu mbaroi shkollėn e mesme tė ulėt (Ruzhdijen) nė Shkodėr dhe pas asaj shkoi tė vazhdojė studimet e larta nė Stamboll tek dajat Hamiti, Osmani, etj. Nė Stamboll ai qėndroi pėr shumė vjet dhe turqishten e fliste shumė mirė. Mė pas ai u kthye nė Shkodėr ku u mor me ndreqje sahatesh. Pėr t'i shpėtuar shėrbimit ushtarak, Aliu u martua (tek shtėpia tek Arra e Madhe) me Lutfije Bushatin, njė vajzė jetime, pasi ata qė mernin vajza jetime nuk merreshin ushtarė. Ai merrte pjesė nė shoqninė "Vllaznija", qė ishte shoqni kryesisht kulturale. Ishte administrator nė shoqėri dhe drejtor i teatrit. Mė pas ai mori pjesė si aktor nė pjesėt teatrale patriotike "Shqipnia", "Piro Naptalemi", "Shko e lajmo Adrias Valber se Valona asht e shqiptarėve", etj. Gjithashtu luajti rolin e Ermines. Sipas shtypit tė kohės ishte ndėr tė parėt dhe ndėr kryesorėt qė ndihmuan nė botimin e dramės "E trathuemja" e Vinēens Prendushit. Nė vitin 1919 ėshtė llogaritari i shoqėrisė "Vllaznija" Shkodėr. Nė vitin 1920 Ali Borshi zgjidhet nė kryeparinė e re tė shoqėrisė "Vllaznija" me kryetar Hilė Mosi dhe sekretar Karl Gurakuqi.ku shėrbeu si arkėtar.
Aliu vdiq nė vitin 1923 nė Vjenė, gjatė njė operacioni tė rezikshėm. Gazeta "Ora e maleve" (me 1 shtator 1923) shkruan kėshtu pėr vdekjen e Ali Borshit: "Nė kohė ma tė mirė e tė djelmis deka mizore i kėputi fijen e jetės nė Vjenė Ali Borshit, ku tesh pak kohė kishte vojtė pėr m'u shndoshė. Kje nji nder shoket vepruesa ma tė zellshėm tė Shqonis "Vllaznija", i dashtun, fjalė ambėl, e i prueshėm pėr gjithkend".
Naxhije Borshi
Motra e vėllezėrve Borshi, ishte dhe Naxhija e cila u rrit jetime tek shtėpia e gjyshit Nuri efendisė, i cili e dergoi pėr t'u shkolluar tek Murgeshat Stigmatine. Mė pas ajo vazhdoi shkollėn "Nana Mbretneshė"nė Tiranė dhe nė vitin 1936 u martua me Qamil Qukun, I cili ishte diplomuar si ushtarak dhe gjatė viteve tė Monarkisė shėrbeu si kryetar komunash, bashkishė dhe Prefekt nė Vlorė e Gjirokastėr. Ata lindėn dhe rritėn tre fėmijė, Lirijen, Liljanėn dhe djalin, Mentor Quku. Naxhija e ndoqi bashkėshortin e saj, Qamil Qukun, nėpėr komuna e qytete dhe pėrjetoi kushtet e vėshtira tė bartjeve tė herėpasherėshme, tė pėrndjekjeve, tė shkatrrimit tė plaēkave gjatė luftėrave. Ajo punoi me kurajo pėr tė mbajtur tre fėmijėt dhe nė votrėn e saj u pritėn si jo mė mirė i gjithė fisi i Qukejve. Mbas njė jete plot sakrifica dhe privacione, ajo vdiq nė qershor 2001, nė moshėn 83 vjeēare, e rrethuar nga fėmijėt, nipėr e mbesa, nga rrethi i gjėrė i farefisit dhe gjithė ata qė e njohėn. Tė tre fėmijėt e Naxhije Borshit (Quku) shėrbyen njė jetė tė tėrė si arsimtarė . Dy vajzat Lirija dhe Liljana, qė punuan si mėsuese, ishin metodiste tė talentuara. Ndėrsa djali i vetėm, Mentor Quku i cili pėr gjysėm shekulli shekulli shėrbeu si mėsues. Njihet edhe si publicist e studjues i Historisė sė Shqipėrisė dhe autor I disa librave. Mentori ėshtė martuar me Ixhlal Ēaushollin nga fisi i shquar i ēaushollejve, tė cilat qė para bushatllijve njihen si sundues tė Shkodrės.
Hajri Borshi
Djali tjetėr i Ali Borshit ishte Hajri Borshi I cili u lind nė vitin 1913 nė qytetin e Shkodrės. Ai u diplomua nė degėn e Kėmbsorisė praėn Akademisė Ushtarake tė Modenės nė Itali.Pas kėsaj kreu dhe aplikacionin nė Itali nė vitet 1933-1935. Pas kėsaj ai u kthye nė Shqipėri dhe shėrbeu nė Ushtrinė Mbretorore tė Monarkisė sė Zogut dhe nė forcat e xhandarmėrisė. Hajriu u vra nga komunistėt nė Berat nė vitin 1943. Ai zotėronte gjuhėt italisht dhe frėngjisht. Hajriu la dy vajza Mirjamin dhe Lutfijen. Ali Borshi la edhe dy vajza tė tjera Fahrijen dhe Sadijen. Fahrija u martua me Mahmut Totėn nga Borshi dhe pati dhjetė fėmijė,qė sot jetojnė nė Itali SHBA, etj, ndėrsa tjetra, Sadija u martua me djalin e major Muharrem Starovės, Skėnderin nga dera e njohur e fisit tė Starova tė Pogradecit. Sadija pati tre fėmijė, qė sot jetojnė nė Shqipėri. Tė gjithė nipėrit e mbesat e familjes sė madhe tė Borshjotėve tė Shkodrės, tė gjithė tė rinj, shumica dėrmuese me shkolla tė larta dhe studentė tė shquar nė fusha tė ndryshme tė dijes, jetojnė e punojnė nė Shqipėri, por edhe jasht vendit nė shtete tė ndryshme ku i pėrplasi koha.
__________________