Menu principale:
Komunikata
Nė mbrėmjen e 17 nėntorit
1944 nė njė shtėpi diku nė zonėn
e Bllokut nė Tiranė, po festohej
dita e parė e ēlirimit tė kryeqytetit.
Nė mes tė haresė qė kishte
lindur, po festonte edhe ish-ministri
i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė,
Bahri Omari, sė bashku
me tė shoqen, prindėrit e Enver
Hoxhės dhe tė afėrm tė tjerė. Nė
mes tė gėzimit, vjen njė patrullė
partizane e cila kėrkon tė marrė
pėr verifikim Bahri Omarin.
Patrulla ndalohet nga Aneja e cila
i thotė se ėshtė darkė, prandaj
duhet tė vinin ditėn e nesėrme.
Ashtu u bė. Tė nesėrmen Bahri
Omari pėrfundoi i arrestuar si
kriminel lufte. Pas disa muajsh
ai iu bashkua grupit qė ishte caktuar
tė dėnohej me vdekje.
Pas shumė pushkatimeve pa
gjyq nė kohėn e luftės dhe nė ditėt
e para tė pushtetit, regjimit komunist
ju desh tė zbatonte edhe
njė lloj gjyqi teatral propagandistik
qė do tė provonte drejtėsinė
bolshevike dhe do tė dėnonte
tradhtinė kolaboracioniste tė
ish-klasės politike tė vendit. Midis
tė tjerash regjimit tė ri, gjyqi
nė fjalė i shėrbente edhe pėr tė irrituar
turmat dhe pėr tė pėrligjur
hakmarrjen masive. Pushkatimet
pa gjyq ia lanė vendin pushkatimeve
me gjyq dhe burgosjeve
nėpėrmjet proceseve tė
paragjykuara.
Nė vend u ngrit njė komision
i posaēėm hetimor me nėnkomisione
lokale pėr tė evidentuar
kriminelėt e luftės, siē pėrktheheshin
ndryshe kundėrshtarėt
politikė.
I pari gjyq masiv ishte gjyqi ai
special, i krijuar sipas njė vendimi
tė Kryesisė sė KANĒ-it mė 15
dhjetor 1945.
Kėshtu vetėm pak javė para se
tė niste ky gjyq special u krijua
trupi gjykues i pėrbėrė nga: gjenmaj.
Koēi Xoxe kryetar, kol. Hysni
Kapo anėtar, nėnkol. Beqir
GJYQI I PARĖ SPECIAL 1 MARS 13 PRILL 1945
Dėnimi i kastės
sė vjetėr politike
Balluku anėtar, kap.II Hajdar
Aranitasi anėtar, Gaqo Boboshtica
(partizan) anėtar, Medar Shtylla
anėtar, Faik Shehu anėtar,
Halim Budo anėtar, Gaqo Floqi
anėtar. Prokuror ishte Bedri Spahiu.
Gjyqi u hap mė 1 mars 1945 nė
kinema Kosova (sot Teatri Kombėtar)
nė Tiranė. Nė tė u gjykuan
60 vetė. Nė pėrfundim tė kėtij procesi
sa qesharak aq edhe tragjik u
dha dėnimi me vdekje pėr 17 vetė
mė 13 prill 1945.
U dėnuan me vdekje nė gjyqin
special: Fejzi Alizoti, Kolė Tromara,
Kostandin Kotte, Hilmi Leka,
Reshit Merlika, Ismail Golemi, Terenc
Toēi, Zef Kadarja, Gustav Mirdash,
Aqif Pėrmeti, Shyqyri Borshi,
Bahri Omari, Beqir Valteri, Dik
Cami, Daut Ēarēani, Tasim Bishqemi,
Javer Hurshiti.
Personat e tjerė tė dėnuar me
burgime tė ndryshme ishin: Tefik
Mborja, Xhevat Korēa, Qemal Vrioni,
Anton Kosmaēi, Zef Benusi,
Shuk Gurakuqi, Zef Shiroka, Emin
Tori, Ndoc Naraēi, Rrok Gera, Ismet
Kryeziu, Sokrat Dodbiba, Rrok
Kolaj, Jakov Milaj, Refat Begolli,
Ethem Cara, Mihal Sherko, Akile
Tasi, Ibrahim Biēakēiu, Mihal Zallari,
Xhavit Leskoviku, Kostaq
Kotta, Bajram Pustina, Sulejman
Vuēiterni, Fiqri Llagami, Nedin
Kokona, Sami Koka, Zenel
Prodani, Zija Bejleri, Ishan Libohova,
Koēo Tasi, Vangjel Goxhomani,
Luigj Filaj, Tahsim Bishqemi,
Abedin Xhiku, Lazėr Radi,
Manush Peshkėpia, Gjergj Bubani,
Bilal Nivica, Samim Visoka, Mahmut
Golemi, Abdurrahman Telqiu,
Refat Tartari dhe Dedė Jakova.
E vėrteta nė lidhje me vendimin
e gjyqit e special, gjendet nė
procesin gjyqėsor tė Koēi Xoxes.
Komisioni Hetimor i drejtuar nga
Bedri Spahiu mori nė pyetje paraprakisht
tė pandehurit. Nė deklarimin
e datės 11 shkurt 1949, Koēi
Xoxe tha se gjyqet e rėndėsishme
si ai special, i Maliqit, i grupit tė
deputetėve, si dhe i disa gjyqeve nė
Shkodėr, Gjirokastėr e Korēė, janė
marrė me vendim tė Byrosė Politike.
Prokurori i tregon Xoxes njė
numur tė madh vendimesh tė nėnshkruara
nga ai ku urdhėrohen
ekzekutime tė mjaft njerėzve pa
vendim gjyqi. Duke u pėrgjigjur
Xoxe thotė se shumica e kėtyre
vendimeve ka qenė marrė me vendimin
e Byrosė dhe pėr disa prej
tyre ai ishte konsultuar me komandantin
e pėrgjithshėm. Kjo
tregon edhe njėherė drejtėsinė e
kėtyre gjyqeve.
60 persona i gjykoi dhe dėnoi njė trupė gjykuese speciale
pa asnjė njeri tė fushės sė drejtėsisė. 17 prej tyre u dėnuan me vdekje
E shtunė, 16 prill 2011 55 17
SPECIALE
Fjalėt e fundit e tė
dėnuarve me vdekje
Fejzi Alizoti: Zoti kryetar, ēmė
takon mua, pėrfaqėsuesi im dha tė
gjitha shpjegimet, vetėm dua tė
theksoj vlerėn e bashkimit doganor,
i cili frutoj Shqipėrisė nga 200
250 milionė qė do tė vihen sot
nga arka e shtetit. Po tė mos kishte
qenė bashkimi doganor, e gjithė
kjo shumė nuk do tė realizohesh
dot sot.
Aqif Pėrmeti: Me ndėrgjegjen
time tė pastėr, si njė bir i mirė i
Shqipėrisė, pėr shėrbimet qė i kam
bėrė kėsaj, bashkohem me thėniet
e avokatit mbrojtės dhe skam ētė
shtroj tjetėr.
Gustav Myrdach: Nuk kam
qenė njė vegėl e gjermanėve vetėm
jam pėrpjekur si shqiptar dhe nuk
kam ndihmuar divizionin SS. Komanda
e Mbrojtjes Kombėtare ku
unė kam bėrė pjesė, nuk ka dėrguar
kundra ushtrisė NĒ, asnjė
ushtri dhe ska bėrė asgjė kundra.
Kostandin Kotte: Akuza qė mė
bėhet, ėshtė se kam bashkėpunuar
me ardhjen e Italisė, kėtu bashkė
me Mustafa Krujėn dhe Ali Kėlcyrėn.
Mustafa Kruja ka bėrė njė
politikė personale pa patur asnjė
parti, asnjė grup. Dhe kjo gjė as
ka ekzistuar as ėshtė shpallur
ndonjėherė, as edhe ndonjė
broshurė tė tillė. A ėshtė e drejtė
qė miqėsira familjare tė quhen akte
politike? Nuk e kam bėrė
mbledhjen e leshit nė Shqipėri, se
ay nė Shqipėri ishte i lirė dhe
skish asnjė dispozitė ligjore qė
ndalonte eksportimin e leshit nė
Itali. Gjatė kohės si ministėr, kam
punuar me drejtėsi dhe ndershmėri.
Dėshmia e Sotir Kondit ėshtė
pasqyra e vėrtetė e sjelljeve tė
mia atje. Asnjeri ska ardhur kėtu
kundra meje se e kam burgosur ose
persekutuar. Gjatė gjithė kohės sė
okupacionit gjerman jam tėrhequr
nga ēdo aktivitet dhe skam dhėnė
asnjė shenjė gjallėrie.
Hilmi Leka: Unė nuk kam qenė
pėrzier, nuk kam qenė pėrzier, nuk
kam marrė asnjė dekoratė, nuk kam
dhėnė asnjė pėllėmbė toke nė Tiranėn
e re, nuk jam pasuruar edhe
sistemuar, mėma ime kur u sėmur,
vajti nė spital tė shtetit, kurse
shumė tė tjerė i dėrgonin nė Itali
me shpenzimet e Luogotenencės.
Kur kjo shihte se puna nė Ministrinė
e Kulturės nuk lėvizte, dėrgon
shkresat qė nuk u vėnė kurrė
nė zbatim. Orasio Marcheseti, donte
arrestimin e shumė vetėve nė
ministrinė time dhe pėr disa ka bėrė
letra dhe unė kam mundur ti shpėtoj
kėta elementė tė vlefshėm pėr
ushtrinė NĒ. Shumė anėtarė tė NĒ
tė sėmurė janė dėrguar nė Itali.
Javer Hurshit. Avokati im Haki
Karapici mua mė mbrojti vetėm pėr
5 minuta kurse pėr tė tjerėt zgjati
shumė. Pėr kėtė po u dorėzoj njė
mbrojtje personale. Pėrveē kėsaj
kam dhe pak fjalė. Z.Spiro Koleka
(deri mė 7 prill 1939 ishte drejtori
i Punėve Botore nė Shkodėr, ku
Hurshit ishte prefekt shėnim) ka
dėshmuar kundėr meje: tė tėra janė
tė vėrteta por duhet mbajtur parasysh
sa vijon: ai tha se nuk e armatosa
djalėrinė. Po ku ti gjeja
armėt pėr ta armatosur? Kėrkova
vullnetarė nga malėsitė dhe mė
ardhėn 350 malėsorė, tė cilėt ia
dorėzova ushtrisė. Kur erdhėn italianėt,
u tėrhoqa si tė gjithė
nėpunėsit e tjerė dhe mora vendin
kur erdhi prapė urdhri pėr tė gjithė.
Mė vonė mė transferuan nė Tiranė,
me degradim rroge e me degradim
grade. Tek unė gjyqi duhet tė ketė
parasysh qė gjykon njė nėpunės tė
ndershėm dhe kryetarin e njė familjeje
qė pėrbėhet prej 15 vetėve qė
sot vuajnė pėr bukėn e gojės.
Terenc Toēi: Me tė vėrtetė na
kanė ardhur nė parlament disa ligje
pėr tu dhėnė tokė italianėve nė
Tiranėn, por na e refuzuam me pėrbuzje.
Bile edhe kjo u bė skandal
se na paraqitėn njė listė prej 140
emrash prej gjeneralit deri tek ushtari
i kazermės. Tani u paraqes njė
dokument zoti kryetar, qė tė mbetet
nė aktet e mia, nė mos tjetėr,
tė dėshmojė pėr shėrbimet qė unė
i kam bėrė Shqipėrisė si nė lėmėn
letrare, ashtu edhe nė atė shoqėrore
dhe librin tim tė fundit Shqiponja
arbėnore qė ja dhurova
djalėrisė shqiptare. Mbas
dorėheqjes sime u tėrhoqa nė jetėn
time private. Ky libėr ėshtė njė apel
i djalėrisė shqiptare demokratike
dhe ja kam dėrguar nė male.
Shyqyri Borshi: Bashkohem
me avokatin mbrojtės.
Kolė Tromara: Unė mjaftohem
nė ato qė tha avokati mbrojtės,
shtoj vetėm qė tėrė jetėn time e
kam harxhuar pėr tė mirėn e kėtij
vendi. Si njeri nė botė ndoshta dhe
kam gabuar, por kurrė ndonjėherė
skam menduar ti bėj keq kėtij
vendi dhe tė pasurohem. Andaj e
lė nė ndėrgjegjen tuaj tė pastėr tė
vend si tua dojė shpirti juaj.
Bahri Omari: Unė dua tė prek
vetėm disa pika qė nuk i preku
avokati mbrojtės. Do tė prek atė
ēėshtjen e artikullit tė famshėm tė
Mustafa Krujės Krujės me tė cilin
ay desh tė njoftonte se gjoja na ishin
dakord me politikėn e tij. Desh
tė thosh me kėtė nė sytė e popullit,
se ata qė kanė qenė antifashistė
asokohe janė bashkuar me
mua pėr tu lidhur me Italinė. Po
nga sa di unė z.kryetar, atė marrėveshje,
edhe vetė qeveria italiane
nuk e ka pranuar dhe ka mbajtur
njė marrėveshje me shqiptarė e italianė
tė Bashkimit Kombėtar.
Qėllimi i Mustafa Krujės, ish tė
diskriditonte nė sytė e opinionit
publik, sikur edhe ne kishim bashkėpunuar
dhe hiqeshin si antifashistė.
Dhe kjo pavarėsisht nga fakti
qė i kanė dėrguar telegram Zogut
shokėt e mi, pėr ti ofruar solidaritet.
Zoti prokuror ska marrė parasysh
qė unė skam qenė atje, unė
kam qenė nė atė kohė i internuar
nė Itali dhe qeveria italiane ka
nxjerrė njė dekret ekspulsimi. Dhe
kur hymė nė Shqipėri me gjithė
shokėt e Barit, tė cilėt e mbajnė
mend tė gjithė, na mblodhi Xhirua
dhe na tha tė rrimė tė qetė, se po
qe se nuk rrini tė qetė e dini mirė
se ēfarė ju pret. Po tė ishim ne nė
marrėveshje nuk do tė na hiqte
Xhirua kėtė ammonimento. Pas dy
muajsh u emėrova nė Kėshillin e
Shtetit dhe nuk jam njeri i rrogave
siē tha prokurori se po tė isha nuk
do tė kisha ndenjur 15 vjet jashtė,
por do tė vija kėtu tė mirrja rroga
dhe nė kohėn e Imperos nuk kam
dashur pozita. Pastaj nuk kam qenė
njeri i rogave dhe kockave, zoti kryetar.
Zoti prokuror ka qejfin ti lidhi
gjėrat me njėra tjetrėn: Bashkimi
Kombėtar ėshtė i lidhur me
Ballin Kombėtar. Kjo ėshtė njė gabim
i madh. Shumica e anėtarėve
tė Bashkimit Kombėtar nuk kanė
qenė nė Ballin Kombėtar. Nė
mbledhjen e Grenobelit kur u
kthye, u prish krejt Bashkimi Kombėtar.
Lekė Margjini, Sheh Karbunara,
Koēo Tasi, Sejfi Vllamasi e
tė tjerė nuk morėn pjesė nė Bashkimi
Kombėtar.
Zoti Kryetar, tė mėrkurėn e shkuar
kur u kėndua broshura Vradhimis,
z.prokurori tha se Bahri
Omari desh tė bėnte njė marrėveshje
en scene. Jo zoti kryetar,
ay ish njė artikull i parėndėsi dhe
gjykatorja ka nė dorė dy dokumenta,
letrėn e Mitatit dhe letrėn e
Xhavitit dhe po tė krahasohen kėto
del nė shesh pėrralla e Vradhinis....
Nė mbledhjen e Gjirokastrės ka
qenė e vetmja mbledhje qė kam
pjesė unė dhe ėshtė organizuar prej
Shemsi Totozanit. Dhe u ndamė si
miq e mbetme dakord pėr njė luftė
kondra okupatorit. Dhe unė si
plak rekomandova prudencė,
ashtu siē thotė fjala jonė nėntė
hile e njė trimėri, dhe nuk kam
vatur sa thotė prokurori si i
deleguar. Sa pėr kohėn time si
ministėr, skam ēthem dhe sa
pėr protestin pėr prishjen e
portit tė Durrėsit, unė protestėn
e kam bėrė energjike dhe
me qenė se protesti ėshtė gjetur
nė sirtarėt e nėnministrit
(Vehbi) Frashėri, kam dyshimin
se mund tė ketė bėrė
Frashėri njė sabotim. Unė pėr
vete nuk dua mėshirė, dua
vetėm drejtėsi. Dhe qėndrova
kėtu se jam i bindur se kam
ndėrgjegjen e pastėr e skam
frikė nga asgjė.
Dik Cami: Unė jam i pafajshėm
dhe nuk i pranoj akuzat
qė mė bėhen. Sidomos trupi
gjykues tė ketė ndėrgjegjen e
pastėr dhe tė mė gjykojė si duhet,
jo si populli qė ėshtė sjellė
kundėr meje sikur tė mos isha
shtetas shqiptar. Unė jam
dėnuar me vdekje nga prokurori
dhe u lutem tė keni mėshirė e
po sqe do pres me durim ēdo
gjė.
Daut Ēarēani: Duke marrė
parasysh se kam qenė njė funksionar
i qetė dhe jo ndonjė personalitet
politik, kam punuar
gjithmonė nė tė mirė tė vendit.
Kam qenė njė dashamirės i
lėvizjes.
Tefik Mborja: Mua 7 prilli
nuk mė ka gjetur nė mes atyre
qė e kanė pritur armikun, ata
janė botuar nėpėr broshura dhe
njihen prej gjithė botės shqiptare
cilėt janė. Unė kufizohem
vetėm nė kėtė: duke u
kėshilluar me shokėt e mi, pranova
detyrėn qė ishte njė fatkeqėsi
pėr mua. Unė e pranova
dikasterin e Partisė Fashiste
kontėr vullnetit tim dhe kėtė
bėra nė mirėbesim se pėrnjėherė
hasa nė vėshtirėsira qė
kishin tė bėnin me ndėrgjegjen
time kombėtare. Dhe pasi pashė
qėllimin e vėrtetė tė politikės
italiane pėr ēkombėtarizimin
e kolonizimin e vendit
tonė, munda tė largohem pas
shumė pengimesh dhe
protestash. U hoqa difinitisht
nga jeta politike dhe kjo ka
ngjarė qė nė 1941. Dhe qysh
atėherė deri ditėn e ēlirimit tė
Shqipėrisė nga ushtria NĒ kam
punuar me UNĒ dhe skam
marrė pjesė nė parti tė tjera.
Dhe kam qėndruar nė atė anė.
Kjo provohet me dėshmitarėt
qė kanė dalė para gjyqit.
(Tefik Mborjes iu fal jeta,
por pas disa vitesh vdiq nė
burg).