Menu principale:
Komunikata
Ditėt e letėrsisė shqipe nė Michigan
( 25 dhe 26 tetor 2008 )
Pjetėr Jaku
Zef Lleshi
Kėshtu tanimė janė pagėzuar dy ditet qė prej shtatė vitesh organizohen nga revista Kuvendi ne Michigan. Botuesi i revistes Pjeter Jaku ka pergatitur dhe shperndare prej ditesh programin e dy diteve te kesaj veprimtarie,por miqte e shumte te kesaj reviste si dhe krijues qe ne faqet e saj kane botuar krijimet e tyre , e dine se ne Tetor i pret dita e letersise dhe vetem pyesin per daten e saj. Ndonėse kjo eshte bėrė traditė e pėrvitshme, cdo vit ka tė vecantėn e tij si nė mėnyrėn e organizimit edhe nė larminė e aktiviteteve.Duhet thėnė se cdo vit shtohen dashamirėsit e kėsaj qė quhet edhe festa e krijuesve,dhe kėtė privilegj ua ka krijuar KUVENDI.
E kthyer nė njė traditė, pėr tė shtatin vit radhazi u festua dita e fjalės sė shkruar Dita e letersise shqipe , aq larg vendit ku lindi dhe zhvillohet ajo letėrsi, nė cepin verior tė Amerikės, Michigan. Qė tė premten nė mbrėmjė do tė fillonin ardhjet e miqve e krijuesve nga shtetet e tjera tė Amerikės. Krijuesin Sami Milloshi, njė ndėr tė njohurit edhe pėr botimet e vargjeve nė anglisht,e pritem nė mbarim tė kėsaj dite. Bisedat pėr letėrsinė dhe, veēanėrisht pėr krijuesit qė jetojnė e punojnė nė SHBA, startuan qė nė aeroportin e Detroitit, nė terminalin Mecnamara , daljen me numėr 22. Samiu vinte nga Nebraska. Me poeten Elinda Marku, poetin dhe gazetarin Zef Lleshi, do tė bisedonim pėr letėrsinė dhe disa nga botimet e fundit, jo vetėm gjatė udhėtimit nga aeroporti pėr nė hotel, por edhe nė darkėn e lehtė tė sė premtės sė ftohtė, tė kėti fundtetori.
E shtuna, dita e parė e Ditėve
Qė nė mėngjes herėt do takoheshim me poetin Alfons Grishaj, nė Starbucks e miljes se 16, nė John R dhe, me porosinė e shpejtė tė nga njė kafeje
to go do tė planifikonim pritjen e miqve te tjere, qė do tė vinin kėtė ditė. Nga ora 9 e 15 minuta dhe deri nė orėn 6:00 tė mbasditės presim ne aeroport shkrimtarni e njohur dhe sekretarin e federatės panshqiptare Vatra Naum Prifti. Ky do tė ishte i pari i kėsaj dite, me tė cilin na takoi tė prisnim afro njė orė, nė njėrėn nga kafet e aerortit, ku edhe biseduam pėr krijimtarinė e tij si dhe disa probleme tė zhvillimit letrar. Naumi,sapo ishte kthyer nga Atdheu, ndaj edhe kishte mė shumė pėr tė thėnė. Rreth orės 11 e 30 do tė mbrrinte Jorida Rustemi, magjistre ne psikologji dhe poetja qė nuk donte tė shpallej. Jorida jepte leksione ne Univeristetin e Kansas City, kėtu nė SHBA, si dhe shkruante poezi, qe nuk e dinte kur do i sistemonte nė njė libėr.
Kam shumė detyrime tė tjera,- na tha Jorida, - para pėrkujdesjes pėr botimin e impresioneve, qė i kam hedhur nė letėr prej vitesh. Edhe pse na premtoi gjatė udhėtimit nga aeroporti nė Hotel, ngaqė ngarkesa e kėtyre ditėve ishte e madhe, mbetem pa u njohur me poezinė e Joridės, e cila ishte vetė njė poezi e pashkruar. Pas njė dreke tė shpejtė dhe njė interesimi fluturimthi pėr Samiun, qė ishte nėn shoqėrimin e krijuesve tė tjerė tė komunitetit, na u desh pėrsėri qė ti drejtoheshim aeroportit, kėsaj here, jo vetėm unė e Alfonsi, por edhe poeti Dalan Luzaj, kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptoaro Amerikan, fabulistit tė njohur Bardhyl Mezini dhe, po ashtu aktorit tė njohur Pandi Siku. Dalani dhe Pandi kishin udhėtaur nga Chicago, pėr kėtė festė. Nė 4 e 30 do prisnim poetin Gjekė Marinaj, tashmė President i Shoqates se Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikan. Pas mė shumė se gjysėm ore vonesė nė zbritje tė avionit qė fluturonte nga Dallasi i largėt, Gjeka do tė dukej qė larg me njė veshje sportive dhe njė ecje djaloshare, pėr tu takuar me ne, Pas marrjes se bagazheve, nuk na mbetet shumė kohė pėr tė pritur diplomatin e ri, zevendes ambasadorin shqiptar nė Washington, Kreshnik Ēollaku, i cili pėr tė dytin vit radhazi merrte pjese nė kėtė festė tė krijuesve shqiptarė nė Amerikė. Pas njė pushimi tė shkurtė dhe sistemimit nė hotelin ku ishim akomoduar, u nisem pėr nė resorantin LGeorges, ku na priste aktivisti i njohur i ēeshtjes shqiptare, Kujtim Qafa,disa kohė pronari i njė radioprogrami tė njohur per shqiptarėt e Detroitit.
Njė mbrėmjė e improvizuar, pa skenar dhe moderator, me njė drejtim spontan, solli njė pėrjetim letrar, me njė emocion tė veēantė. Kėtė e mundėsoi gazetari Nevrus Nazarko me disa pyetje qė u bėri te ftuatve. Pothuaj tė gjithė pjesėmarėsit, patėn rastin tė degjojnė vargje tė njėri tjetrit, tė diskutojnė pėr krijimtarinė, sidomos cilėsinė krijuese , por edhe pėr politikėn, veēanėrisht pėr ngjarjen e njė dite mė parė, firmosjen nga Presidenti Bush per pranimin e Shqipėrisė nė NATO, Ky do te ishte prologu me frymezues i asaj darke letrare ku,diplomati Collaku do ta percillte bashke me impresionet e tij per kete aktivitet. Pas urimit mireseardhes nga botuesi, temėn e bisedės e ēeli poezia. Nga poetet Sami Milloshi dhe Gjekė Marinaj u fol pėr poezinė dhe natyrėn e veēantė tė krijimtarisė sė Elinda Markut. Ndersa Samiu do lexonte nje poezi te Pjetėr Jakut, nga libri i sapobotuar Mungesė e hirtė. Psikologes dhe krijueses Jorida Rustemi i bėri pėrshtypje njė poezi e Alfons Grishajt, nga libri Hapesirė dhe e lexoi me shumė ndjenjė. Aktori Pandi Siku solli pėr tė pranishmit disa episode nga vitet e punės sė tij duke i interpretuar me humor. Aktori i ardhshem , student artist, Andrea Lekaj, ardhur nga New Jersey, do tė lexonte disa poezi, nga ata libra qė iu gjenden pranė. Poeti Alfons Grishaj do tė fliste pėr shpėrdorimin e termit poezi, duke nenvizuar se, jo te gjitha ata qe rendisin vargje janė poetė.
- Poezia nuk eshte tulla dhe llaē, ajo ėshtė njė ndjenjė e njė lloj tė veēantė, transmetim ndjenjash- pėrfundoi ai. Zevendes ambasadori, Kreshnik Ēollaku, solli mbresat e takimit, qė kishin pasur njė nate mė parė me Presidentin Bush. Ato ndjenja-, do tė thonte ai,- ishin tė ngjashme me ato tė levizjes se parė studentore, ku rrinim me netė tė tėra nė pritje tė ēlirimit tė Shqipėrisė nga komunizmi. Nė kėtė darkė do tė flisnin edhe shkrimtari Naum Prifti, poeti Dalan Luzaj etj. Aktivisti Luigj Gjokaj, do tu kujtonte krijuesve kalimin ne amshim te poetit te njohur Enver Gjergjeku.. Po nė kėtė darkė, Alfons Grishaj shpalosi para tė pranishmėve idenė e krijimit tė njė lobingu shqiptar, pėr tė cilin po punohej, duke pasur edhe pėrkrahjen e ambasadės shqiptare si dhe tė shtetit shqiptar. Kjo u deklarua nga zėvėndės ambasadori shqiptar, qė vitin e kaluar, kur tha se komuniteti shqiptar nė Amerikė ėshtė i madh dhe, sidomos nė Michigan. Pra duhet tė ketė njė pėrfaqėsim mė dinjitoz, duke pasė me vete edhe ata nacionalistė, qė pėr vite e vite me radhė i dhanė emėr Shqipėrisė, nė kėtė vend tė bekuar. Ky lobing, - tha Alfonsi,- po shkon drejt njė Kongresi tė Diasporės Shqiptare nė SHBA dhe Kanada. Ky mekanizėm do tė jetė njė harmonizues moshash, pa pėrjashtuar kurrė brezin qė punoj e punon prej dekadash e vitesh, nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.
Nė kėto momente, kjo ide sa vjen e po kristalizohet, drejt finalizimit tė zgjedhjse sė organeve drejtuese, duke qėnė njė organizatė jopėrfituese dhe jopolitike.
E diela e ngarkuar
Ndryshe nga njė vit mė parė, e diela e kėti viti, nuk qe e pėrshtatshme pėr eskursionin poetik qė ishte planifikuar. Nė mėngjes herėt do tė dilnim tė prisnim poetin dhe nėnkryetari e Shoqtės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikan, Mėhill Velaj si dhe publicisten e poeten Raimonda Moisiu, tė cilėt iu bashkangjiten krijuesve tė tjerė nė kafen e mėngjesit, nė Esppresso House, pronė kjo e publicistit dhe aktivistit tė njohur, Rush Dragu. Edhe kėtu, tema e letėrsisė ishte e pranishme, veē merakut qė nuk do tė vizitonim liqenin, qė ndante Ameriken me Kanadanė. Afėr orės 12:00 njoftohemi nga Merita Bajraktari (McCormack), se avioni i udhėtimit tė saj kishte defekt teknik, duke e shtyrė udhėtimin pėr afro dy orė. Shqertėsimi i saj bėhėt edhe i yni, por Merita mbėrriti para aktivitetit, pas njė mundimi disa orėsh nė pritje, nė aeroport. Edhe dreka e organizuar nė resorantin Wellington e dashamirėsit tė letėrsisė Gjeto Ivezaj, qe mjaft e shijshme, jo vetėm nė peshkun e servirur, por edhe nė mjedisin letrar qė u krijua. Gjeto Ivezaj di vargje tė tėra pėrmendesh nga Migjeni dhe Fishta, si dhe ėshtė njė aktivist, qė ka ndihmuar shumė nė vitet e para tė levizjes demokratike nė Shqipėri, veēanėrisht nė fitoren e vitit 1992. Kėtu iu bashkangjit grupit te krijuesve edhe poeti Lulash Palushaj, i cili e kishte patur tė zėnė diten e shtunė me dy dasma. Gjeto Turmalaj, i ardhur nga Stamford, nuk ndjehej mirė pėr pamundėsinė e pranisė sė tij tė shtunėn nė mbrėmje. Nderkohė, nė mjediset e Kishės sė Shėn Palit ishin ekpsozuar disa nga titujt e botuar vitet e fundit nga autorėt e pranishėm nė kėtė festė letrare, duke krijuar njė mikropanair, qė vitet e tjera mund tė kthehet nė njė panair tė vėrtetė.
Mbrėmja pas njė pushimi tė shkurtėr
Nė sallėn At Gjergj Fishta tė Kishės sė Shėn Palit, e cila ishte hapur qė nė orėn 1:30 me ekpsozimin e librave, fillojnė tė vijnė krijuesit dhe dashamirsit e librit pėr aktivitetin kryesor. Tė parat kishin qėnė moderatoret dhe aktori i ri Andrea Lekaj.
Rreth orės 7:00 fillon hyrja e krijuesve. Kėtu bie nė sy krijuesi, qė me uniformen e fratit, do tė dukej disi ndryshe nga tė pranishmit e tjerė. Ai ishte Padėr Pashko Gojēaj. Padėr Pashku ėshtė edhe botues i revistės sė pėrmuajshme Zani i Shna Ndout, njė revistė e njohur nė njė komunitet tė gjėrė lexuesish , e cila boton edhe shumė krijimtari civilizuese dhe moderne, letrare e historike. Me thjeshtėsinė qė i karakterizon franceskanet, ulet mes te pranishmėve me Dom Frederik Kalajn, gazetarin Zef Pergega, aktivistin e njohur Julian Ēefa,etj
Nė kėtė aktivitet vijnė edhe zevendes ambasadori, Kreshnik Ēollaku, konsulli i nderit pėr Michiganin, Ekrem Bardha etj. Ne sallė shohim levizje te krijuesve duke u takuar me njeri tjetrin. Merita , tani po i takon miqtė dhe mikeshat e saj. Nė parakrahun e saj te majte rėndojnė disa libra. Tė gjithė, - thotė ajo, - i kam dhurata nga botimet e kėti viti. Gjekė Marinaj i ka dhuruar asaj, Nexhip Ejupi po ashtu, Dalan Luzaj, Sami Milloshi, Naum Prifti, Raimonda Moisiu, Bardhyl Mezini,Mehill Velaj, Zef Pergega etj
Aida Dismondy dhe Brunilda Liēo do ta deklaronin tė hapur takimin festiv tė letėrsisė. Nė hyrjen e shkurtėr tė Brunildės pėrmendet historiku i fillimeve tė kėtij aktiviteti. Mė pas , botuesi P. Jaku u uron mirėseardhjen krijuesve dhe tė parnishmeve, duke theksuar fillimin e keti aktiviteti nė vitin 2002, pikerisht me rastin e 131 vjetorit tė lindjes se Fishtės. Nė fjalėn e tij u theksua rritja e nivelit te krijimtarisė si dhe realizimi i aktiviteteve sa mė cilėsore, duke bashkėpunuar me njeri tjetrin. Aktori i njohur, Pandi Siku do ti elektrizonte tė pranishmit me poezinė e Migjenit dhe veshjen e tij skenike me hekura qė i rendonin nė duar dhe nė qafė. Poezi nga tradita do tė lexoheshin nga Andrea Lekaj dhe Nilda Dervishaj, ku do tė paraqisnin Bogdanin, Fishtėn etj
Mė pas, muzikantėt e njohur Gjergji dhe Ledi Paparisto, me njė tufė lirikash do tė sillnin njė atmosferė vertetė festive nė sallė. Poezi nga krijuesit e pranishėm do tė vinin natyrshėm, pėrsėri nga Andrea dhe Nilda, ndėrkohė qė Brunilda dhe Aida ishin tė shqetėsuara, pasi ishin vėrtetė shumė te pranishem nė salle, qė kėrkonin tė flisnin pėr letėrsinė, ose tė pėrshendesnin. Pėrshėndet Kreshnik Ēollaku, duke sjelle urimet me te mira pėr aktivitetin dhe atmosferen festive te krijuar. Naum Prifti do tė pėshendeste si krijues i njohur, por edhe si sekretar i Vatres sė njohur. Mėhill Velaj me njė temė tė veēantė Shtypi elektronik jo per pėrēarje, por bashkim tė komunitetit krijues, Padėr Pashko Gojēaj, i ardhur nga Malėsia, do tė sillte rrobėn dhe vuajtjet e franceskanit tjetėr tė njohur, At Zef Pllumi, jo vėtėm nė poezinė kushtuar Atij, por edhe nė mėnyrėn e veshjes me kapuēin karakteristik, tė vėnė nė kokė, qe dikush do ti drejtohej,- me kete uniforme ngjason me pater Gjergjin e madh. Dom Frederik Kalaj do tė fliste pėr krijuesin si njeriun qė ėshtė mė afėr Zotit, por dhe pėr kulturėn qė duhet tė ketė ai, duke treguar eksperiencėn e tij nė tė lexuarit, sidomos tė klasikėve , si e vetmja shkollė pėr ēdo autorė qė merr punėn tė shkruaj.. Paulin Palushi, fotografi dhe grafisti i njohur, edhe pse i luteshin tė ulej tė kthente ndonjė birrė, nuk mund ta shihje asnjėherė ulur. Poezia e njohur e Alfons Grishaj, kushtuar poetit Frederik Reshpja ishte vėrtetė rrėnqethėse dhe shumė e realizuar artistikisht, sa nuk mund tė shkruhet njė e dytė si ajo. Si duket, Alfonsi e ka pėrjetuar edhe artistikish humbjen e poetit! Njė moment tė veēantė solli hyrja nė sallėn e takimit tė famullitarit tė kėsaj qendre, Don Anton Kēira, i cili ftohet mėnjėherė nga Aida Dismondy dhe, pa ngurruar ngjit shkallėt e podiumit. Pas njė vlerėsimi tė aktivitetit, ai foli pėr rėndėsinė kombėtare qė kanė kėto lloj takimesh, si dhe punėn e Kuvendit nė kėtė aspekt, fjalė e cila u pėrshendet nga tė pranishmit. Mė pas, do tė ngjiste podiumin Jorida Rustemi, e reja me tė ardhme, magjistre nė psikologji, pėr tė pėrshendetur tė pranishmit, ndėrsa poeti Gjovalin Lumaj kish pėrgaditur njė pėrshėndetje nė vargje, tipike kjo pėr kėtė krijues, tashmė tė njohur edhe si autorė tė shumė kėngėve, ku njėra nga to u interpretua mjeshtėrisht, nga kėngėtarja e njohur Hana Nikprelaj, e titulluar Tre Gjergjat . Ledi, pėrsėri vazhdon kėngėn, ndėrsa Dalani pėrgaditėt tė njoh tė pranishmit mė fituesit e konkursit tė kėti viti. Tre nga anėtarėt e jurise, tė pranishėm nė kėtė takim ngjiten nė podium; Bardhyl Mezini, Raimonda Moisiu dhe Dalan Luzaj. Kryetari i kėsaj jurie Dalan Luzaj, pas njė prezantimi tė shkurtėr te rėndėsisė sė kėsaj feste , shpall fituesit:
Satirė: Ēmimin Tefė Palushie fiton Marash Mehilli, emigrant nė Greqi
Publicistikė: Ēmimin e parėe fiton Qerim Vrioni, Michigan
Ēmimin Faik Konica e fiton Astrit Lulushi, Washington
Ēmimin Arshi Pipa e fiton Alma Ajazi, Michigan
Prozė: Ēmimin e parė e fiton Kostaq Duka, Chicago
Ēmimin Petro Marko e fiton Zef Pergega, Michigan
Ēmimin Anton Pashko e fiton Brunilda Liēo, Michigan
Poezi: Ēmimin e parė e fiton Nexhip Ejupi, Michigan
Ēmimin Gjergj Fishta e fiton Agim Xhemali, Shqipėri
Ēmimin Migjeni Julia Gjika, New York
Pėr tri ēmimet e para u dhanė kėto shperblime:
Ēmimi i parė nė poezi fiton botimin e njė libri falas, 300 kopje deri nė 100 poezi,sponsorizuar nga poeti Mehill Velaj
Ēmimi i parė nė prozė, fiton nja punim special nė dru tė Bardhyl Mezinit
Ēmimi i parė nė publicistikė, fiton njė pikturė tė piktores sė talentuar malėsore, Pashka Elezi.
Pas ndarjes sė ēmimeve u vazhdua pėrsėri me krijimtarinė e zgjedhur pėr kėtė natė si dhe me muzikė e vallėzim. Pėrshendetja e publicistit tė njohur, Rush Dragu dallohej pėr nga sinqeriteti, edhe pse nė ndonjė rast, me tė drejtė disa qendrime u vunė nė dukje. Po nė kėtė seancė, pėrshendeti poeti Lulash Palushaj, duke falenderuar nė emėr tė grupit organizues tė gjithė ata qė kanė ndihmuar pėr realizmin e kėti aktiviteti.
Nė pamumndėsi tė ardhjes nė kėtė festė, poetja Ilirjana Sulkuqi i mundėson botimin e njė libri falas ēmimit Migjeni nė poezi, ndėrsa revista Pelegrini qė botohet ne Greqi, ēmimeve Gjergj Fishta dhe Faik Konica u bėn tė mundur botimin falas tė librave tė tyre.
Mė nė fund Kuvendi i falenderon tė gjithė ata qė kane ndihmuar qė nga viti i parė deri nė realizmin e kėti viti: Alfons Grishaj, Prek Gjokaj, Nevruz Nazarko, Julian Ēefa, Gjeto Ivezaj, Astrit Turrabi, Gjergj Ivezaj, Zharko Palushaj, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Sako Satka, Ajaz Emini, Mehill Velaj, Luigj e Pashko Gjokaj, Lulash Palushaj, Nikoll Hysa, Tomė Mriaj, Tomė Gjokaj, Dod Gjonaj, Zef Nikprelaj, Tomė Gjolaj, Malot Ivezaj, Marash Nucullaj, Ndue Ftoni etj
.