ALBANIA on Line TV


Vai ai contenuti

Menu principale:


JETE E HUMUN, NJI LIBER NGA EJELL COBA

filma ne plan te pare

Fuqia e dėshmisė
Opinion e Mėrkurė, Shtator 7th, 2011
AGRON TUFA
Jo ēdokush mundet tė dėshmojė. Fuqia e dėshmisė, qoftė nė nivelin personal, qoftė nė atė shoqėror, ėshtė e lidhur ngushtė me shkallėn e vetėdijes mbi fatin kolektiv qė e pret popullin tė cilit i pėrket dėshmuesi. Nė rastin e librit memuaristik "Jetė e humbun", tė Ejėll Ēobės, ne na rikthehet njė bujtės i ferrit komunist pėr tė na dėshmue pėrvojėn e vet, tė miqve dhe tė intelektualėve shqiptarė, pikėrisht aty, nė zanafillėn e ngjizjes sė territ komunist, tė kėtij fataliteti kombėtar, qė do tė zgjaste gjysmė shekulli.  Dėshmia e Ejėll Ēobės ėshtė dėshmia e njė intelektuali kreativ, i cili, pėrveē formimit shkencor e kulturor nė shkollat dhe universitetet mė tė mira tė Europės, ka harmonizue nė vetvete jo vetėm edukimin kombėtar e patriotik, por edhe njė pėrvojė tė vyer pragmatike nė drejtimin e institucioneve mė tė larta tė shtetit. Prandaj dėshmia e pėrjetueme prej tij kalon pėrmes filtrit tė njė vetėdijeje tė esėllt njerėzore, intelektuale e qytetare e shi pėr kėtė shkak, ne kemi mundėsinė me pėrftue njė "sferė tė vėzhgimit shtesė" mbi plojėn dhe kasaphanėn komuniste, mbi praktikat terroriste tė ushtrueme prej pjellave tė Stalinit e nacionalkomunizmit serb mbi intelektualėt shqiptarė, e mė posaēėm, mbi aristokracinė shkodrane. Pėrqendrimi i terrorit komunist mbi intelektualėt, dijetarėt e me theks tė veēantė mbi personalitetet kulturore tė Kishės Katolike, kėta mėsues tė atdhedashurisė, ndeshet edhe nė faqet tronditėse tė kėtij libri memuaristik. Me likuidimin e intelektualėve dhe personaliteteve kulturore tė Kishės Katolike, komunistėt shqiptarė pėrmbushėn dy objektiva tė rėndėsishėm: kauzėn e njohur tė tyre "pėr atme e fe" dhe veēimin e polemit prej udhėheqėsve tė tij humanė e shpirtėrorė, pėr t’i hapur udhė mandej shtypjes, shfytyrimit dhe tjetėrsimit tė plotė etnopsikik. Nė fakt, gjithė praktika e ushtruar nga makina masovike e dhunės me gjyqet publike ėshtė e gjitha e huazuar, e importuar dhe e zbatuar sipas modeleve mė tė egra sovjete tė "kohės sė terrorit tė madh" stalinist.
Ka njė moment reflektues nė prozėn memuaristike tė Ejėll Ēobės, ku shpalohet dhimbshėm reaksioni i vetėdijes intelektuale, tė fitueme me sakrifica. Dhe ky moment zbulese vjen nga zgavra mė poshtėruese e hadit komunist – nė itinerarin ndėrmjet torturave nė hetuesi, mė konkretisht, nė njė nga nevojtoret ku i pėrplasnin tė burgosurit:
"Ai qė ma shpesh mė nderonte me shqelmat e tij, ishte njė farė kapiten Muēo prej Pėrmeti. Nė shpirtin tim ndiejsha atė qė duhet tė kenė ndie skllavėt e kohėve tė vjetra ose rajatė e kohės sė Turqisė. Kush e di sa herė do tė jenė pėrbuzė stėrgjyshėt e mi raja, e ndoshta edhe ma keq, por unė, nipi i tyre, isha ēmėsue me tė tilla trajtime, prandej e ndiejsha tepėr thellė!".
Kjo ndjesi e pėrcjellė nga Ejėll Ēoba dallon prej dėshmive tė shumta e tė burgjeve komuniste ku i pėrplasi fati shpesh edhe emra tė tjerė tė dėgjuar intelektualėsh e familjesh tė mėdha. Por, vetėdija e pėrkatėsisė, vetėdija e lirisė sė fituar me sakrifica, vetėdija e statusit tė fituar me studime, punė e pėrkushtim, me ėndrra pėr tė krijuar njė shtet e shoqėri moderne shqiptare, krahas ndjeshmėrisė sė thellė pėr fatet e familjes, ėshtė njėkohėsisht dhe sekreti i fuqive tė pamposhtura, i rezistencės dhe i krenarisė pėr ta pėrballur pa u ligėshtuar tė keqen e barbarisė komuniste. Nė njė episod tjetėr tė librit, autori na pėrshkruan garat e hetuesve me tė pandehurit e tyre, tė cilėt, pas seancave tė torturave i pėrdorin nė vend tė kuajve tė vrapimit. Paradoksi mizor shpreh makthin mė tė tmerrshėm antiutopik tė asaj metafore se ēfarė ndodh e ēfarė do tė vijojė tė ndodhė nė krejt Shqipninė: njė turmė barbare idiotėsh shpirtligj, samarxhinj, teneqepunues, ēirakė, barinj e aventurierė qė kanė zbritur nga malet dhe kanė nxėnė shkrim e kėndim nė kurset kundėr analfabetizmit, pėrdorin pėr "gara kuajsh" njerėzit mė tė shkolluar tė vendit, bijtė e aristokracisė shqiptare, tė vetmit qė kanė trashėgue kulturėn, arsimin, humanizmin, kujtesėn, vlerat e virtytet e grumbulluara tė kombit. Kėtė paradoks e vė nė dukje nė "gjyqet speciale" edhe avokati mbrojtės i fretėnve, Muzafer Pipa, i cili nė prag tė ēeljes sė kėtyre gjyqeve, deklaron: "Si asht e mundune zotnij, qė nji trup gjykues, i cili pėr kryetar ka njė ish-teneqexhi (Koēi Xoxe) e pėr prokuror njė ish-kafexhi (Bedri Spahiun) – tė gjykojė elitėn e kulturės shqiptare?!".
Rrėfimi autobiografik i Ejėll Ēobės zbulon jo vetėm afreskėn e perzishme me bėmat e kėtyre teneqexhinjve, por nėpėrmjet dėshmisė sė tij ai na zbardh parimin komunist, sipas tė cilit – sytė qė kanė pa duhen verbue; veshėt qė kan degjue duhen shurdhue; gjuhėt qė kanė folė duhen shkurtue, e krenjat qė mendojnė duhen pre!
Ejėll Ēoba, dėshmues i kėsaj guide nėpėr ferrin e burgjeve komuniste, tė cilėn e shoqėron me vargjet e Dantes nė origjinal, u pėrfshi, bashkė me vėllezėrit e tij, nė hekatobėn e pėrgjakshme tė Kryengritjes antikomuniste tė Postribės. Ai ishte nga familja Ēoba, ndėr mė tė vjetrat e aristokracisė shkodrane, e cila kohė mbas kohe kishte nxjerrė personalitete tė shqueme politike e shoqnore pėr kombin. Tė shumta qenė vuajtjet e sakrificat qė do t’i paguante kjo familje komunizmit, sidomos me disa prej bijve tė saj tė fundit. Ati i tyne, Gjon Ēoba, ish-deputet, si prind me vizion qė kishte qenė e pėr ekzigjencat qė kishte pasė, tė tre bijtė e tij, qysh tė vegjėl, i kishte dergue nė Itali pėr t’u arsimue, ku ata kishin ndjekė tė gjitha ciklet shkollore, qė nga fillorja deri nė universitet. Edhe Ejlli, pas shkollės fillore nė vendlindje, do ta ndiqte kėtė zinxhir arsimimi nė Itali, derisa do t’u lauronte pėr jurisprudencė nė universitetin e famshėm "La sapienza" tė Romės mė 1932-shin. Pas kthimit nė Tiranė, Ejlli ndjek karrierėn profesionale e politike, duke demonstrue njė karakter tė fortė prej njeriu ithtar tė ligjit dhe tė sė drejtės, ta pakompromentueshėm e tė pakorruptueshėm, ēka motivoi besimin e aktorėve mė tė rėndėsishėm tė politikės, duke i ofrue poste mjaft tė rėndėsishme, deri nė postin e nėnministrit tė brendshėm. Vėllau tjetėr, Keli, qė e ndeshim nė faqet e memuareve, ka mbarue pėr jurisprudencė dhe diplomaci dhe vazhdoi karrierėn diplomatike nga Beogradi nė Paris. Mė i vogli i vėllezėrve, Filipi, i diplomuem pėr ekonomi, do tė ishte njė prej themeluesve tė Bankės sė Shqipnisė.
Nė faqet e prozės memuaristike tė librit "Njė jetė e humbun", ne e pėrftojmė pak nga pak portretin e autorit, nėpėrmjet detajeve tė pėrditshmėrisė sė qelive dhe hetuesisė. Autori shpeshherė bėn digresione tė rėndėsishme, duke na skicue portrete tė paharrueshme, duke hedhė dritė mbi episode tė historisė sonė e duke meditue filozofikisht mbi fatin e natyrėn e njeriut. Refleksioni intelektual pėrballė situatave tė rėnda, si nė paragrafin e mėposhtėm kur autori pėrshkruan rrugėtimin e transferimit nė burgun e Tiranės:
"…Ma vonė, nė burg, kur po bisedojshim me Hafizin dhe Hamdiun, ky i fundit na tha: – sa herė ndalej kamioni, hidhsha nji sy anėve tė rrugės, e kur shihsha ndonji pyll tė vogėl nė afėrsi, mendojsha se aty do tė na pushkatojnė. Hafizi dhe unė u ēuditėm pėr ēka kishte mendue Hamdiu e i thamė se nji gja e tillė ne s’na kishte shkue ndėrmend. Por na ishim njerėz tė shkollės e tė ligjit, kurse Hamdiu ndoshta e njihte ma mirė Shqipninė!".
Njeri me njė ndjenjė tė jashtėzakonshme mase, Ejėll Ēoba e tregon kėtė virtyt edhe nė tonin, stilin dhe pėrshkrimin skrupuloz tė ngjarjeve. Frazat e thukėta, parimi pėrzgjedhės pa shumė fjalė, dromcimi i vazhdueshėm i rrėfimit pa patetikė e pa lajle, tė krijon njė komoditet leximi jashtė sentimentalizmave. Proza autobiografike e librit kursen linearitete tė panevojshme duke tė lėnė shijen tragjike tė fragmentit. Situata zbulohet dhe fiksohet nėpėrmjet detajeve; atmosfera me pak viza e penelata "ngjyroset". Fizarmonika qė mbulon klithmat e tė torturuarve nė korridoret e qelive tė kujton poemėn "Fuga e vdekjes" tė Paul Celanit, njė realitet tė kampeve naziste tė pėrqendrimit. Kėtė detaj e pėrforcon edhe njė dėshmitar tjetėr i qelive me Ejėll Ēobėn, Ramadan Sokoli, i cili e zgjeron pėrshkrimin kėshtu: "…Tė ndrymė, tė prangosun n’pėr birucat tė errėta, i kėrcėnojshin, i mundojshin, ashtu tė lidhun, i rrahshin e i torturojshin pa mėshirė. Ndihmėsit e xhelatėve, pėr tė mbulue britmat, kėndojshin e vallzojshin greqisht: ‘piosi more piosi, i dhe to Jorgo, to Jorgaqo’. Ky ishte kulmi i cinizmit. Pėrveē zgėrdhimjeve sadiste, kundrejt britmave dhe rėnkimeve tė rrezikzezėve, ē’ka mund t’u priste tjetėr nga asi frymorėsh tė brumosun me urrejtje?".
Shpesh, episode nga libri i Ejėll Ēobės, ndonėse tė kursyeme, pėrbėjnė thelbin tragjik pėr meditime e ndoshta pėr vepra monumentale artistike tė letėrsisė a kinematografisė. Njė episod i tillė ėshtė dhe akti shpėrfillės i tė riut Virtyt Gjylbegu nga kampi i Vloēishtit, qė shkoi vetėdijshėm drejt vdekjes. Ja si e pėrshkruan autori skenėn:
"U mundojsha me i dhanė kurajė, pse e shihsha shumė tė dėshpėruem, megjithėse fliste pak dhe e mbyllte bisedėn me: – Ah, mor zotni Ēoba, nuk mundem… – Unė qė jam 40 vjeē, – i thojsha, po mundem me i ba ballė, jo ti qė je 28, – por e shihsha se fjalėt e mija nuk mjaftojshin, se pėrsėriste: – nuk durohen, nuk durohen!
S’shkoi shumė e nji natė nė gjumė, ndigjuem tė shtime pushkėsh. Tė nesėrmen mora vesh se Virtyti, mbasi ishte kthye prej pune, ishte la, pastrue e kishte veshė rrobat ma tė mira qė kishte. Nji roje, qė e kishte pa ashtu tė veshun mirė, me ton talljeje, i kishte thanė: – Virtyt, mos do tė lirohesh qė qenke veshur si dhėndėr? – Po do tė lirohem, i ishte pėrgjegjė me plot gojė. Posa kampi kishte ra nė gjumė, Virtyti, ashtu i veshun, kishte dalė prej kapanonit e u ishte afrue telave tė kampit tė ndriēuem prej lampadinave tė shumta. Roja i kishte thirrė dy-tri herė: ‘Ndal, ndal!’. Por Virtyti nuk ishte ndalė dhe kishte vazhdue me iu afrue telave tue i thanė rojes: ‘Shtin!’. Roja kishte zbatue urdhnin e marrun e Virtyti kishte ra i vdekun nė ēast".
*   *   *
Gjatė leximit tė librit memuaristik "Jetė e humbun" tė Ejėll Ēobės, duke pasė parasysh edhe kohėn e shkrimit tė tij, qė pėrkon me pikun e diktaturės, mė ka lėnė pėrshtypje ndarja e qartė gjuhėsore qė bėn Ēoba nė autorrėfimin e tij: gjuha e autorit, rrėfimi e pėrshkrimi janė nė gegnishte letrare, ndėrsa dialogjet, mė saktė frazat e hetuesve, janė lėnė nė toskėrisht, ēka mė bėn tė mendoj se edhe gjuha ėshtė konceptue prej tij si mjet rezistence e kundėrvėnieje simbolike me pushtetin e hetuesve, si botė tė papajtueshme.
Dhe sė mbrami, ndonėse libri nuk arriti t’i pėrmblidhte gjithė vuajtjet e kalvarit tė burgjeve komuniste, prapė ai ėshtė njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr tė kuptuar fytyrėn e vėrtet katile tė regjimit gjakatar qė po instalohej nė Shqipėri.
Ėshtė fat i madh qė kjo dėshmi ka mbijetue, jo vetėm pėr vlerat e saj edukuese, njohėse dhe artistike, por nė radhė tė parė, ēka e bėn edhe mė unikal, ky ėshtė ndėr tė paktėt libra tė shkruajtun nė "kohėn e artė" tė komunizmit. Ne kemi njė ndėr letėrsitė me tronditėse tė zhanrit tė memuaristikės. Libra qė njėmend ia vlen tė bėhen pjesė e edukimit moral e atdhetar tė brezave, pėr tė mos i lanė ato nė mėshirėn e shkollės manipuluese tė Paskal Milos me shokė, ku kanė zanė vend mitet e komunizmit. Nė kemi librat mė rrėqethės qė janė shkruar nga intelektualėt qė vuajtėn nė burgjet e kampit komunist, ndonėse pak ose aspak tė njohun, tė shpėrfillun e tė zhdukun nga tregu. Por libri memuaristik "Jetė e humbun" i Ejėll Ēobės bėn njė pėrjashtim tė veēantė e fatlumė: ai u shkrua atėherė kur dorėshkrimet paguheshin me kokė. U shkrua si dėshmi, si testament, pa e pasė tė sigurt dritėn e botimit, apo mė saktė, pa e shpresuar atė. Autori nuk kishte aspak lakminė se si do tė bėhej i lavdishėm, tėrheqės apo interesant nė sytė aksh shtrese apo tė aksh politikani. Si i tilli, libri ėshtė pastrue nga "mėkatet e tė gjallėve", fantazitė apo ekzagjerimet. Prandaj mbetet njė ndėr librat e rrallė qė vjen nga zemra e ferrit komunist, i drejtė, i saktė, i padeformuem, i shkruen atėherė kur libra tė tillė tė merrnin jetėn.
Dhe para se tė jetė dėshmi, faqet e kėtij libri ngrenė lart ndjenjėn e krenarisė sonė historike, dinjitetin tonė njerėzor, origjinėn tonė, e cila, sipas kėtyre dėshmive, na tregon se nuk kemi qenė njė popull qė thjesht shtriu kokėn pėr t’u flijuar si berrat nė tehun e kamės komuniste.




shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

Torna ai contenuti | Torna al menu