ALBANIA on Line TV


Vai ai contenuti

Menu principale:


KONGRESI I DYTE I MANASTIRIT

ARKIV




Kongresi i Dytė i Manastirit (2-3 prill 1910)


Shkup, 2 prill – Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria turke, rikujton sot MIA.

Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.

Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.

Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.

Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.

Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.

Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut. Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.

Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.

Nė Promemorjen prej katėr pikash, qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė subvencion pėr shkollat e tė krishterėve shqiptarė, pėr t’i shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe t’i kėrkohej Patrikanės nga qeveria qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe gjatė predikimit nė kisha

Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qė tė kėshillohej me Shejhylislamin rreth “dėmit” qė gjoja i shkaktohej fesė myslimane nga pėrdorimi i alfabetit latin pėr mėsimin e shqipes.

Kongresi mori masa edhe pėr forcimin e lidhjeve organizative ndėrmjet klubeve shqiptare dhe pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė tyre. U vendos qė klubet shqiptare tė kishin njė rregullore tė njėjtė dhe tė detyrueshme pėr tė gjithė. Kjo rregullore a kanonizėm e pėrgjithshme do tė njihej zyrtarisht edhe prej qeverisė turke. Njė vendim i tillė ishte marrė edhe nė Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vėnė nė zbatim. Tė gjitha klubet do tė drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e tė cilit tani, ndryshe nga vendimet qė ishin marrė nė kongreset e mėparshme, do t’i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpėrngulur qendrėn udhėheqėse tė klubeve nga Manastiri nė Stamboll do tė krijohej njė udhėheqje e vetme e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ku tė bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetėt atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Kėta deputetė parashikohej tė pėrfshiheshin edhe nė kryesinė qendrore tė klubit tė Stambollit.

Megjithatė, vendimi i Kongresit tė Dytė tė Manastirit, pėr tė caktuar si klub qendror atė tė Stambollit, nuk u pėlqye nga rrethet e gjera atdhetare tė vendit. Edhe ngjarjet e mėvonshme, sidomos qėndrimi i udhėheqjes sė kėtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare tė vitit 1910, kur ajo mori hapur nė mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.

Po kėshtu u vendos qė tė thirrej nė korrik tė vitit 1910 njė kongres mė i gjerė nė Janinė, i cili, krahas problemeve tė tjera, do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njėrėn prej dy abėceve latine, tė miratuara nga Kongresi i Parė i Manastirit.

Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, ashtu si nė ato tė mėparshmet, u mbajtėn edhe mbledhje tė fshehta, nė tė cilat u diskutuan ēėshtje tė tilla politike, siē ishin forcimi i komiteteve tė fshehta dhe masat qė duheshin marrė pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Por, ndėrsa pėr komitetet e fshehta u mor vendim qė tė zgjeroheshin e forcoheshin mė tej, pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u mor ndonjė masė. Kjo ēėshtje u la tė diskutohej e tė vendosej nė kongresin e ardhshėm. Sipas tė dhėnave tė bashkėkohėsve, nė mbledhjet e fshehta u hartua edhe njė program politik, tė cilin ata e quanin platformė “tė autonomisė sė Shqipėrisė”, ku, pėrveē tė tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė dhe njohja e saj si gjuhė zyrtare. Megjithatė, ky program nuk u pėrfshi nė asnjėrin nga dy aktet e shpallura botėrisht tė Kongresit.

Kongresi i Dytė i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qė u zhvilluan nė Shqipėri nė pragun e kėtij kuvendi, nė shkurt-mars tė vitit 1910, shprehėn vendosmėrinė e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shkrimit shqip, tė shkollės dhe tė kulturės kombėtare nė tėrėsi. Ato ishin, njėherazi, njė paralajmėrim pėr kryengritjen e armatosur qė do tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1910.


shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

Torna ai contenuti | Torna al menu