Menu principale:
filma ne plan te pare


Kryeministri Berisha shpreh ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė Leka Zogut tė Parė
Mbreti Leka, nė tė gjithė jetėn e tij nė mėrgim, ishte mbėshtetės kryesor i luftės dhe pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr liri dhe dinjitet nė Shqipėri, mė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e kudo qė ndodheshin.
Nė ligjin e parlamentit, pėrcaktohet detyrimi i pėrfshirjes nė Protokollin Shtetėror tė Familjes Mbretėrore.
Kryeministri Berisha shprehu sot ngushėllimet mė tė thella pėr ndarjen nga jeta nė moshėn 72 vjeēare, tė Leka Zogut tė Parė, duke e vlerėsuar si njė prej personaliteteve mė tė mėdha tė historisė politike tė shqiptarėve.
Duke folur nė hapje tė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri njoftoi se nė bazė tė ligjit, pėrcjellja e Lekės sė Parė do tė bėhet me nderimet e atributet qė i pėrkasin njė Mbreti jo nė detyrė. Pėr organizimin e ceremonisė shtetėrore krijohet komisioni shtetėror i kryesuar nga Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, i pėrbėrė nga ministri i Kulturės, ministri i Mbrojtjes, njė seri personalitetesh dhe pėrfaqėsues tė Oborrit Mbretėror. Dita e shtunė shpallet ditė zije kombėtare.
Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
Sot nė mėngjes ndėrroi jetė Mbreti i shqiptarėve, Leka i Parė, nė moshėn 72 vjeēare. Kjo ėshtė njė humbje e madhe pėr kombin, pėr vendin.
Leka i Parė u kurorėzua Mbret nė prill tė vitit 1961, pas vdekjes sė Mbretit Zogu i Parė. Ai u largua foshnje nga Shqipėria, vetėm dy ditė pas lindjes, por u rrit dhe u mbrujt me dashuri tė pakufishme pėr vendin dhe kombin. Mbreti Leka, nė tė gjithė jetėn e tij nė mėrgim, ishte mbėshtetės kryesor i luftės dhe pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr liri dhe dinjitet nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e kudo qė ndodheshin. Ishte frymėzues i tyre nė kėtė betejė. Pas hapjes sė vendit, nė vitin 1997 u dekretua nga Presidenti i Republikės referendumi popullor, pėr tu dhėnė qytetarėve shqiptarė mundėsinė e pėrzgjedhjes sė tyre.
Dua tė them kėtu se mohimi i tė drejtės sė Mbretit pėr kthim nė Shqipėri ishte njė nga veprimet mė arbitrare tė Enver Hoxhės dhe klikės sė tij. Mbreti Zog u largua nga Shqipėria ashtu siē u larguan mbretėrit e tjerė, nga mbretėritė e pushtuara nga forcat nazifashiste. Por Mbreti Zog qėndroi nė tė gjithė kohėn, nė anėn e koalicionit antifashist. Nė 7 prill 1939, forcat dhe mbėshtetėsit e tij, tė udhėhequra nga Abaz Kupi, luftuan me trimėri nė portin e Durrėsit. Mė pas, forcat mbretėrore, sėrish tė udhėhequra nga Abaz Kupi, vazhduan luftėn pėr ēlirimin e vendit deri nė vitin e fundit tė saj. Natyrisht, lufta nacionalēlirimtare mori edhe aspektin e saj vėllavrasės, siē dėshmojnė dokumente tė panumėrta dhe kjo vėllavrasje kishte vetėm njė qėllim, tė garantonte me ēdo kusht Enver Hoxha pushtetin. Por legalistėt, mbretėrorėt luftuan me vendosmėri tė madhe okupatorėt nazifashistė, gjatė tė gjitha viteve tė pushtimit. Pėrpjekjet e tyre, pas vendosjes sė diktaturės nė Shqipėri, ishin tė pandėrprera.
Nė vitin 2003, parlamenti shqiptar votoi ligjin, ku i njeh atributet familjes mbretėrore dhe ky ishte njė vendim shumė i drejtė. Dua tė theksoj se edhe referendumi u bė nė flakėt e rebelimit komunist dhe nuk mund tė konsiderohet si njė ēėshtje e mbyllur. E vėrteta ėshtė se padiskutim nė atė referendum dominoi parimi stalinist: ju votoni, numėrimin e votave jua bėj unė. Por ajo qė ėshtė reale, shqiptarėt votuan masivisht, nga Konispoli nė Vermosh, pėr mbretin e tyre. Referendumi nuk e kapi kuotėn, por atė e pėrcaktuan ata, tė cilėt manipuluan dy javė rresht votat e referendumit.
Sot ėshtė njė ditė e veēantė, ditė tjetėr, nė tė cilėn shqiptarėt humbėn njė nga personalitetet mė tė mėdha tė historisė sė tyre politike. Nė ligjin e parlamentit, pėrcaktohet detyrimi i pėrfshirjes nė Protokollin Shtetėror tė Familjes Mbretėrore dhe ky ka qenė njė vendim shumė i drejtė. Ndaj vendi dhe kombi do ta pėrcjellin Mbretin Leka i Parė me nderimet e atributet qė i pėrkasin njė Mbreti jo nė detyrė. Pėr kėtė qėllim, krijohet njė komision shtetėror i kryesuar nga Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, zoti Haxhinasto, i pėrbėrė nga ministri i Kulturės, ministri i Mbrojtjes dhe njė seri personalitetesh, ku do tė jenė edhe pėrfaqėsues tė Oborrit Mbretėror. Dita e shtunė do tė jetė zi kombėtare me tė gjithė spektrin e ditės sė zisė tė nivelit mbretėror.
Pėr tė nderuar kujtimin e mbretit Leka, unė ftoj anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave tė mbajė njė minutė heshtje.
Marre nga faqja e Kryeministrit Berisha