ALBANIA on Line TV


Vai ai contenuti

MASAKRA E TIVARIT

marre nga RD
Nderi i atyre qė ēnderuan njė komb

Agron TUFA

Libri i Uran Butkės "Masakra e Tivarit", na risjell, pas 67 vitesh tė meditojmė mbi krimin mė tė llahtarshėm qė PKSH kreu nė bashkėpunim me PKJ mbi shqiptarėt e Kosovės. Ishte ndoshta rrėkeja mė e madhe e gjakut shqiptar qė u derdh pėr tė pagėzuar utopinė perverse tė "vėllazėrim-bashkimit", sipas parimit qė parapėlqente ta artikulonte shpesh pėr shqiptarėt emisari i PKJ nė Shqipėri - Dushan Mugosha: parimi i "sėpatės nė kokė tė qenit". Kjo ka qenė dhe ngjarja e parė e madhe qė hapi njė tė ēarė tė pariparueshme nė kujtesėn tonė kombėtare, duke hipotekuar njė ndėr krimet mė tė shėmtuara nė kujtesėn e pėrbashkėt tė etnisė sonė, ēarje tė cilėn komunistėt shqiptarė e pėrthelluan pėrgjatė sundimit stalinist gjysėmshekullor nė pėrmasat e njė gremine, pa ia arritur ta bėjnė atė definitive.
Kompleksi i thellė i gjithanshėm i bashkėfajėsisė sė komunistėve shqiptarė e jugosllavė, e ka mbajtur tė fshehur e tė pazbardhur deri mė sot kėtė hekatombė flijimi, tė pashoqe nė gjithė historinė e Ballkanit. Edhe pas rėnies formale tė komunizmit, shkenca e historiografisė komuniste qė u trashėgua kompaktėsisht nga po ata skribė, nuk e mori mundimin tė bėnte publikisht tė njohur pėr ēfarė ka ngjarė.
Sot, shqiptarėt e kanė mundėsinė tė njihen me pėrmasat, kulisat dhe zellin internacionalist me tė cilėn u zbatua kjo masakėr qė mori jetėn e mbi 3000 partizanėve shqiptarė tė pafajshėm. Libri i Uran Butkės jo vetėm e rrėfen kėtė, por ai e dėshmon hap pas hapi me dėshmi tė palėkundshme, nėpėrmjet dokumentave, kabllogrameve dhe epistolirit zyrtar tė kohės, nėpėrmjet arkivave dhe ballafaqimeve tė tyre me dėshmitė e gjalla. Nuk ėshtė fjala pėr legjendė, por pėr zbatimin e njė elaborati gjenocidial akademik e politik, pėr zhdukjen e shqiptarėve, njė trashėgimi e lėnė nga akademiku famėkeq Vasa Ēubrilloviē.
Akti i pabesisė sė PKSH ndaj bashkėkombasve tė vet edhe sot pas 67 vjetėsh ka mbetur pa u zbardhur. Pjesėmarrėsit qė bashkėpunuan nė krim kurrė nuk u vunė pėrpara drejtėsisė dhe shteti shqiptar i pas komunizmit asnjėherė nuk zbatoi detyrėn ligjore pėr zbardhjen e kėtij krimi. Indiferenca ndaj kėtyre mijėra martirėve ėshtė nė fakt njė thellim edhe mė i dhimbshėm i krimit.
Shteti shqiptar vazhdon ende tė mos njohė pėrgjegjėsinė e aktorėve direkt e indirekt tė masakrės. Pėr turpin tonė, ende nuk u janė hequr dekoratat e "heronjve tė popullit" pėrgjegjėsve kryesorė tė kėsaj masakre - paradoksalisht vazhdojnė t'i mbajnė kėto dekorata e tituj nderi Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Shefqet Peēi, Koēi Xoxe etj., madje disa prej tyre kėto tituj nderi i kanė tė dubluara nga tė dyja udhėheqjet komuniste - tė Shqipėrisė dhe ish-Jugosllavisė.
Libri i Uran Butkės, "Maskra e Tivarit" e thekson kėtė kontradiktė dhe absurditet tė turpshėm, pasojė e indiferencės sė skajshme ndaj tė shkuarės kriminale tė komunizmit. Ėshtė njė libėr qė vė nė siklet jo vetėm tė shkuarėn me pėrgjegjėsit direkt tė krimit, por edhe tė sotmen nga shkenca e historisė deri tek memecėria e politikės shqiptare, pa pėrjashtuar marrėdhėniet tona, tė ēdo qytetari nė raport me historinė. Ndonėse librit nuk i ėshtė bėrė jehonė e merituar, fjala vjen, siē u ėshtė bėrė librushkave sensacionale e ekzotike tė disave figurave qendrore tė spektaklit politik e mediatik, libri e meritonte disa dhjetėra herė njė vėmendje tė tillė, thjesht pėr tė pėrcjellė tė vėrtetėn e varrosur nga diktatura dhe ndihmėsit e saj nė tė dy shtetet. Tashmė librin e kemi tė hapur pėr meditim, me faktet kokėforta, me gjurmėt dhe peizazhin e plotė sipas gjithė trajektorės sė asaj thertoreje etnike. Dhe pėr shtetin shqiptar, ndonėse vonė, nuk ėshtė kurrė e kotė tė ndėrmarrė mė nė fund gjestin simbolik tė dėnimit tė pėrgjegjėsve, pėr tė vėnė sado vagullt pak drejtėsi, si shenjė e pėrkujtimit tė martirėve qė u flijuan pėr tė spėrkatur themelet e perandorisė sė tė keqes me emrin romantik tė "bashkim-vėllazėrimit".
Dhe mendoj edhe nė emėr tė Institutit tė Studimeve tė Krimeve dhe Pasojave tė Komunizmit, se ky reflektim duhet tė nisė menjėherė prej institucioneve ligjvėnėse tė shtetit shqiptar nga heqja e titujve dhe ndereve tė atyre qė ēnderuan njė komb tė tėrė. Le tė shėrbejė ky takim promovues i ministrit tė Kulturės, zotit Aldo Bumēi, si njė hap i parė pėr njė reflektim tė tillė shtetėror.











--------------------------------------------------------------------------------
shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

--------------------------------------------------------------------------------
Torna ai contenuti | Torna al menu


shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

Torna ai contenuti | Torna al menu