ALBANIA on Line TV


Vai ai contenuti

Menu principale:


M.MERLIKA

ARKIV

MUSTAFA KRUJA : formimi, karakteri, personaliteti nė shoqėri e ne familje

Kanė kaluar plot 50 vite nga ajo mbrėmje e 27 dhjetorit 1958, kur nė njė klinikė amerikane, n’afėrsitė e ujvarės sė famshme tė Niagarės mbyllte sytė pėrgjithmonė Mustafa Merlika Kruja. Njė ndėrhyrje kirurgjikale nė tėmth, nė dukje e thjeshtė, shėnoi fundin e parabolės sė njė jete tė ndėrlikuar, tė filluar nė njė natė marsi me stuhi tė 71 viteve mė parė nė Krujėn legjendare tė kryetrimit t’Arbėrit, tė ndėrthurur me shumicėn e ngjarjeve tė trazuara tė tė parit shtet tė bashkuar e tė pavarur nė historinė e shqiptarėve e tė pėrfunduar nė vetminė trishtuese tė njė mėrgimi tė gjatė nėpėr Vėnde tė ndryshme, deri nė strehimin mikpritės tė Vėndit simbol tė demokracisė.
Nė qytetin ku lindi kaloi vetėm fėmijėrinė, por Kruja mbeti nė zemrėn e Mustafait, jo vetėm si vendi me tė cilin u lidhėn kujtimet e para e tė pashlyeshme fėminore, tė shoqėruara nga portretet e familjarėve, ndėr tė cilėt spikat ai i nėnės me dhimbjen e thellė tė largimit tė saj tė parakohshėm, por edhe sepse emri i saj i u bashkangjit mbiemrit tė tij pėr tė formuar atė tog fjalėsh, qė do tė dukej nė dokumentin mė tė rėndėsishėm tė historisė shqiptare, duke u bėrė njė pikė riferimi nė jetėn politike, shoqėrore e kulturore tė Shqipėrisė.
Nė moshė ende tė njomė, n’ag tė djalėrisė, mori rrugėt e botės pėr tė studjuar, mė parė nė Janinė e mė pas nė kryeqendrėn e Perandorisė Turke, nė njė periudhė vendimtare pėr formimin e vetėdijes kombėtare dhe themelimin e Shtetit shqiptar. Djaloshi nga Kruja i kaloi me sukses tė gjitha provat shkollore, duke ngjitur njė nga njė shkallėt e dijes, nė sajė tė njė vullneti tė hekurt, tė njė zgjuarsije mbi normalen e tė njė vendosmėrie tė pazakontė pėr tė arritur synimet. Kėto ishin disa nga tiparet mė tė spikatura tė personalitetit tė fortė tė Mustafa Merlikės. Njė ligj madhor hipotetik kompensimesh tė mundėsive potenciale e tė kushteve reale, nė rastin e tij ndoshta shėrbente si njė shtysė e fuqishme pėr tė shkuar pėrpara.
I lindur nė njė familje tė mesme krutane, pa ofiqe e pa pasuri, i vetėdijshėm se vetėm me forcat e tij do tė hapte rrugėn e jetės, u shqua qė nė tė ri pėr horizontin e gjėrė tė interesave kulturore nė fusha tė ndryshme tė dijes. Poezitė e Naim Frashėrit, " lyriku shqiptar mā i kėnduemi, mā i ndiemi, mā i kuptuemi e mā i ēėmuemi" e traktati i Sami Frashėrit, "mā i madhi dijetar qi ka pjellė deri sod raca e jonė", mbi Shqipėrinė e mbanin tė lidhur me vendin e lindjes, por frėngjishtja e mėsuar heret i hapte horizontet e Iluminizmit, e fuste nė shtigjet e eseizmit tė shekullit 17 (La Bruyčre, La Rauchefoucauld), madje dhe nė teoritė e socializmit. Shkolla turke qė ndiqte i jepte mundėsi tė depėrtonte nė fushat e gjėra tė kulturės arabe, persiane e orjentale nė pėrgjithėsi.
Me kėtė pasuri kulturore nė mėndje, nė moshėn 23 vjeēare, u diplomua nė Mylkijen e famshme tė Stambollit pėr Shkenca politike e administrative. Veprimtaria atdhetare, e nisur me shkrimet nė fletoret turke tė kohės, qė nga ai ēast trupėzohet e merr formė me kthimin n’Atdhe e mospranimin e postit tė zv.guvernatorit tė njė province tė Perandorisė. Mbi veprimtarinė e Mustafa Krujės nė fushėn politike, tė studimeve gjuhėsore e historike, e mbi mendimin e tij politik folėn studjuest e shquar nė Konferencėn shkencore pėrkujtimore, tė mbajtur nė Tiranė, nė ditėn e 50 vjetorit tė largimit tė tij nga jeta tokėsore. Un do tė mundohem tė ravijėzoj kėtu portretin e njeriut Mustafa Kruja, njė portret i skalitur mė sė miri nga autoritete tė kulturės shqiptare si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Tahir Kolgjini, Lazėr Shantoja etj., qė e njohėn nga afėr e bashkėpunuan me tė.
Un kam fatin tė mbaj nė deje gjakun e tij, jam nipi i lindur n’atė vit nė tė cilin ai u largua pėrfundimisht nga Atdheu. Isha vetėm pesė muajsh, kur gjyshi u nis me nxitim pėr nė Austri, ku xhaxhai im i vogėl, Besimi, ishte shumė i sėmurė nė njė klinikė tė Vjenės. Para se tė nisej, nė njė ditė fundi gushti 1944, mė mori nė krah, mė puthi, e me njė ofshamje dėshpėrimi pėshpėriti: " Tė mijtė nuk i rrita dot vetė, as kėtė nuk do tė mundem t’a rris". N’albumin e vjetėr tė vitit tė parė tė jetės ėshtė njė fotografi e tij me mua nė krahė. Kėshtu, "i mėrguemi i pėrhershėm", siē do t’a pėrkufizonte Koliqi, filloi ciklin e fundit tė mėrgimit tė tij, atė mė tė dhimbėshmin e mė tė vėshtirin. E pėrballoi me forcėn e karakterit dhe me ndershmėrinė, pėr tė cilėn ishte shquar qė nė tė rit e tij.
Nėse do tė hartohej njė listė e cilėsive vetiake tė Mustafa Krujės, mendoj se nė krye tė saj do tė ishte ndershmėria, nė kuptimin mė tė gjėrė tė fjalės. Ishte njė cilėsi e lindur por edhe kultivuar nė njė familje patriarkale, ku vlerat njerėzore i mėkoheshin fėmijės qė kur thithte qumėshtin e nėnės. Ishim njė popull i varfėr nė mjete tė jetesės, nė pėrvojė qytetėrimi e nė kulturė, por i pasur nė tradita, parime e vlera njerėzore siē ishin besa, mbajtja e fjalės sė dhėnė, respekti pėr tė moshuarin, pėr familjen, pėr prindėrit, pėr mikun e dashamirin. Mustafa Kruja ishte bir i kėsaj Shqipėrie qė, fatkeqėsisht, ėshtė nė grahmat e fundit. Gjatė gjithė jetės sė tij punoi qė kėtė Shqipėri t’a fuste nė hullinė e qytetėrimit t’Evropės e tė zhvillimit bashkėkohor, kryelartė e pa kompleksin e pėrulėsisė, nė sajė tė ruajtjes sė atyre vetive. Krenaria pėr virtytet njerėzore tė popullit tė tij e shoqėroi kudo e kurdoherė. Ēaste tė shfaqjes sė saj i gjejmė tek "Kujtimet ..." e tij qė nga episodet e tregtarėve tė Vjenės e tė Selanikut e deri tek "bujtina" e Krujės e kujtimet e Dom Nikoll Kaēorrit.
Ndershmėria, e shfaqur nė tė gjthė ēastet e jetės sė tij vetiake, familjare e shoqėrore, ishte njė motiv krenarie pėr gjthė fisin e Merlikve qė e deshi deri n’adhurim "Lalėn" e tij. Nė vitet e gjata tė mėrgimit, nė "vetmitoret" e Egjyptit, tė Italisė, tė Francės apo tė SHBA ai i thonte motrės Haxhire apo djalit Bashkim, tė vetmit familjarė pranė, qė ta thėrrisnin "Lalė". Kėshtu, thonte ai, mė duket se kam pranė gjithė familjen e fisin...Ishte njė formė vetė hipnotizimi pėr tė lehtėsuar sado pak dhimbjen e thellė qė kishte nė shpirt. Ndershmėria e tij admirohej nga miqtė e bashkėpuntorėt por vlerėsohej edhe nga kundėrshtarėt. Ndershmėria ishte korrektėsi e pėrkryer nė marredhėniet me tė tjerėt, por ishte edhe respekt i bindjeve qė ai i shfaqte hapur nė lojėn e ndėrlikuar tė politikės. Ka mbetur proverbiale korrektėsia e tij nė kuadrin e jetės bashkėshortore. Nė "Kujtimet e vogjlisė e tė rinisė" tregohet njė episod i njė bisede tė autorit me Luigj Gurakuqin e At Gjergj Fishtėn, nė njė restorant tė Parisit, pikėrisht mbi kėtė temė. Luigj Gurakuqi ishte beqar, ishte njė burrė i hijshėm, shpirtmadh, i lakmuar nga gratė. Nė jetėn e tij vetiake, sidomos n’Itali kėto tė fundit nuk i mungonin. Megjithėse Luigji pėr Mustafain ishte njė idhull ai nuk i a kursente kritikat n’atė drejtim e shoku, " i martuar me Shqipėrinė", i kujtonte atij "gabimin" qė kishte bėrė, duke krijuar familje nė njė Vend nė tė cilin shpesh pasojat e veprimeve tė politikanėve binin mbi familjarėt e tyre. Por pėr Mustafain familja ishte institucioni mė i domosdoshėm e mė i respektuar nė jetėn e njeriut, njė detyrė sė cilės nuk duhej t’i shmangej nė ēfarėdo rrethanash. Kėshtu vrejtjes sė tė birit Petritit, mbi papėrshtatshmėrinė e aktit tė martesės nė periudhėn e luftės, ai i u pėrgjigj me njė letėr tė gjatė nė tė cilėn mbronte tezėn se luftėrat nuk kanė qenė asnjėherė, nė historinė e njerėzimit, pengesa pėr martesat e njerėzve dhe lindjet e fėmijėve. Kėshtu ngulmimi i tij arriti synimin t’a martonte tė birin me vajzėn e mikut tė tij tė vjetėr, Sotir Gjikės, Elenėn. Kjo qe nusja e vetme qė ai pati nė shtėpi, njė nuse qė nė pak kohė u bė pėr tė njė bijė e vėrtetė, jo rastėsisht ishte e vetmja nė familje qė e thėrristė "Babė", duke gjetur nė tė dashurinė e munguar tė tė jatit qė e la jetime nė moshėn 7 vjeēare. Dhe ajo e deshi dhe respektoi me gjithė forcėn e shpirtit tė saj e gjatė kalvarit mė se dyzetvjeēar tė pėrndjekjes komuniste, i pėrballoi vuajtjet e gjata kryelartė sepse ishte e reja e Mustafa Krujės. Mjaft prej pjesėmarrėsve tė kėtij tubimi mund tė dėshmojnė nė kėtė drejtim. Zemra prej prindi u gėzua shumė kur mori vesh se edhe djali i dytė, Fatosi, ishte martuar me mbesėn e njė miku e bashkėpuntori, tė Kolė Bibė Mirakajt. Ai nuk arriti tė marrė me vete gėzimin e martesės sė djalit tė tretė, Bashkimit, por letrave tė nuses sė ardhėshme i pėrgjigjej gjithmonė me ngrohtėsinė e prindit.
Nė moshėn 25 vjeēare, nė Vlorė, ishte sekretar i Ismail Qemalit, pėr tė cilin ruajti gjithmonė respektin e bindjen se "Plaku i Vlorės" ishte njė atdhetar i panjollė qė punonte pėr Shqipėrinė. Besnik i kėsaj bindjeje u kundėrvu ndaj Esat Pashė Toptanit, njeriut qė kishte vendosur drejtimin e shkollimit tė tij, gjė tė cilėn pėr pak e pagoi me kokė. I dorėzuar tek Esati si pasojė e kėrcėnimit tė tij pėr tė vrarė tė gjithė meshkujt e familjes, nuk nguroi t’i thotė atij nė sy arsyen e qėndrimit tė tij. Para njė rreziku vdekjeje duhej guxim e kurajo tė shpalosje bindjet dhe armiqėsinė ndaj tė fuqishmit, duke patur duart e lidhura. Guximi dhe kurajoja ishin pjesė pėrbėrėse tė karakterit tė tij qė nuk parapėlqente dredhat dhe transformimet e politikės. Ishte mė shumė njė Burrė Shteti se sa njė diplomat, punonte mė shumė i shtyrė nga parimet e bindjet se sa nga interesat vetiake. Madhore pėr tė ishin vetėm interesat e Shqipėrisė, ashtu siē i konceptonte ai. Para tyre mund tė sakrifikoheshin tė gjitha: fitimi, pozita madje edhe familja. Pėr tė mbrojtur ata interesa, nuk nguron tė sfidojė opinionin publik, tė rrezikojė "komprometimin" e tė verė nė lojė karjerėn e mirėqėnien. E bėri mė 1915 pėrballė Esat Pashės; mė 1922 kur organizoi me Zija Dibrėn kryengritjen e marsit; mė 1927 kur u largua nga KONARE, mbasi pa tė mbizotėronte nė tė fryma filosovjetike; mė 1936, kur i u drejtua shokėve tė mėrgimit me njė letėr, nė tė cilėn propozonte ndryshimin e qėndrimit ndaj Mbretėrisė shqiptare, mbas ardhjes nė fuqi tė Qeverisė sė Mehdi Frashėrit; mė 1938, kur pėrfaqėsuesit tė qeverisė italiane nė bisedime i drejtohet me fjalėt "Le tė qėndrojė Zogu edhe njėqind vjet tė tjera nė qeverisjen e Shqipėrisė..."; nė nėntor 1941 kur mori pėrgjegjėsinė e qeverisė nėn pushtim me tė vetmin qėllim pėr tė shmangur njė fitore tė komunizmit n’Atdheun e tij; mė 28 nėndor 1942 kur i priu demostruesve nė Vlorė me flamurin nė dorė; nė janar 1943, kur dha dorėheqjen si Kryeministėr nė shenjė thyerjeje tė bashkėpunimit me italianėt; mė 1952 kur i u drejtua Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr strehim politik, duke argumentuar arsyet e qėndrimit pro boshtit nė luftėn e dytė botėrore.
Sa i vendosur ishte tė mbronte bindjet e tij politike, shkencore apo morale, po aq i gatshėm ishte t’i diskutonte ato hapur, ndershmėrisht. I ndjeri Mark Temali mė tregonte nė kampin e Gradishtės se si njė bisedė prej dy orėsh me ish kryeministrin e kishte kthyer nga njė kundėrshtar tė Qeverisė nė njė bashkėpuntor tė saj, duke pranuar detyrėn e federalit nė Korēė.
Mbas fjalimit nė kinema "Savoja" me titull "Nė hullķ tė historisė" qe i gatshėm tė priste kėdo qė dėshironte tė bisedonte sy mė sy me tė pėr problemet e Vendit dhe rrugėt e zgjidhjes sė tyre. Nuk kishte paragjykime t’asnjė forme, prandaj ishte i gatshėm tė dėgjonte pikpamjet e tė tjerėve, tė ēdo moshe, tė ēdo sėre, tė ēdo krahine, tė ēdo bindjeje politike, mjaft qė t’i shėrbenin ēėshtjes shqiptare.
Ishte njė njeri qė i pėlqente rregulli nė jetėn e zakonshme dhe serioziteti nė punė. I pėrkushtohej skajshmėrisht ēdo lloj aktiviteti qė ndermerrte, si atij intelektual e shkencor apo politik, si dhe ēėshtjeve familjare, tė farefisit apo tė rrethit shoqėror e miqėsor. Ishte njė kundėrshtar i vendosur i anarkisė, i ērregullimeve, i punės shkel e shko, i mungesės sė seriozitetit. Nė konceptet e tij pėr jetėn publike njė vėnd tė veēantė zinte elementi disiplinė, pa tė cilėn ai nuk e kuptonte mbarėvajtjen e Shtetit dhe tė institucioneve tė tij. Disiplina nuk ishte njė nėnshtrim i verbėr ndaj autoritetit epror, por njė ndjenjė respekti ndaj detyrės qė kishte secili, njė ndjenjė pėrgjegjėsie ndaj zbatimit tė rregullave e ligjeve tė miratuara nga institucionet.
Njė veti tjetėr e karakterit tė Mustafa Krujės ishte mungesa e ndrojtjes pėr tė njohur gabimet edhe nė hapėsirė kohe. Nė "Kujtimet.." ai, djegien e shtėpisė nė Krujė mbas dėshtimit tė lėvizjes sė marsit 1922, nuk i a vesh "barbarisė" sė Shtetit, por fajit tė tij. Nė fakt atė lėvizje, sė bashku me revolucionin e qershorit 1944, mbas kalimit tė viteve, i quajti veprime tė dėmshme pėr ecurinė demokratike tė jetės politike shqiptare. Nė kėtė kuadėr mund tė vendosen edhe ndryshimet e qėndrimit ndaj kundėrshtarit tė rreptė tė tij, Ahmet Zogut. Tėrėsia e marredhėnieve tė tyre, qė nga njohja nė moshė fare tė re nė njė shkollė tė Stambollit e deri tek fqinjėsia vėllazėrore n’Aleksandri t’Egjyptit, pėrmban ne vetvete gjithshka nxori nė pah politika shqiptare nė gjysmėn e parė tė shekullit tė shkuar. Ajo ishte shprehje e idealeve por dhe e interesave, e respektit ndaj kundėrshtarit por edhe e luftės sė pamėshirshme ndaj tij, e vlerėsimit tė tij privatisht por edhe e denigrimit publik, e qėndrimit ngulmues nė bindjet por edhe e ndryshimit tė pėrkatėsive politike.
Nė vjeshtėn e vitit 1943, kur u pa se fitorja e Boshtit, me tė gjitha pėrfitimet e Shqipėrisė etnike, po largohej gjithėnjė e mė tepėr, ndėrsa ajo e Aleatėve, me rrezikun e mbizotėrimit tė komunistėve nė strukturat e qėndresės antifashiste, bėhej mė e prekėshme, Mustafa Kruja ariti nė pėrfundimin se Shqipėria kishte vetėm njė rrugė shpėtimi: mobilizimin e tė gjitha forcave tė shėndosha tė Kombit nėn drejtimin e Mbretit tė mėrguar. Qė nga shtėpia e Kapidan Gjonit nė Shkodėr niset mesazhi pėr kundėrshtarin e shumė vitėve: " Si mue si Kapidanin e Mirditės do t’na kesh bashkėpuntorė e pėrkrahės!". Ishte dora e shtrirė Mbretit dhe njohja e vetėdijshme e rolit dhe aftėsive tė tij, jo pėr komoditet politik apo pėrfitim vetiak, por pėr njė bindje tė thellė se kjo ishte rruga e shmangies sė njė katastrofe, tė cilėn ai e kishte paralajmėruar nė tė gjitha mėnyrat.Para kėtij synimi tė gjitha vlerėsimet, qėndrimet, mėritė e sė shkuarės liheshin mėnjanė, i dorėzoheshin kohės e historisė. Ishte pa dyshim njė tregues burrėrie e shqiptarizmi, ashtu siē kishte qėnė, njė vit mė parė, mbrojtja e tezės se Shqipėria e bashkuar me Kosovėn nė gjysėm lirie ishte mė e pranueshme se ajo pa Kosovėn nė liri.
Kjo ishte me pak fjalė figura e Mustafa Krujės, mbi tė cilėn ėshtė hedhur sistematikisht balta e shpifjeve dhe diskreditimit. Ajo ėshtė e lidhur me njė epokė, tashmė tė largėt, me njė mendėsi, njė mėnyrė tė konceptuari tė ēėshtjes shqiptare, nė njė nga periudhat mė tė ndėrlikuara tė njė shekulli tė shėnuar nga tragjedi tė tė gjitha niveleve. Ashtu sikurse ajo mendėsi, nė tėrėsinė e saj, po ashtu edhe ajo figurė presin sot njė rivlerėsim objektiv e tė paanshėm, nga sita e historisė sė vėrtetė. Fatkeqėsisht strukturat shkencore, politike, kulturore tė Vendit tonė nuk janė ende nė gjėndje t’a bėjnė, ato mbeten tė ngujuara nė kullat ideologjike tė mendimit komunist. Konferenca pėrkujtimore nė sallėn Balsha tė Hotel Tirsanės qe njė hap i fuqishėm n’atė drejtim. Kumtesat e mbajtura nė atė sallė, nga studjuesit e shquar qė shpalosėn opinionet e tyre janė njė dėshmi. Atyre u shkon falėnderimi i pėrzemėrt jo vetėm i familjes e farefisit tė Mustafa Krujės, por dhe i atij opinioni shoqėror qė ėshtė i etur tė njohė, nė termat e tij tė vėrteta, tė shkuarėn e Vendit tė tij.
Rishkrimi i historisė, kryefjala e kėtij tubimi, duhet tė jetė njė proēes i thellė, i pandėrprerė, i tejdukshėm, cilėsor, nė vazhdimėsi, njė proēes rindėrtimi mbi kritere tė sė vėrtetės tė sė shkuarės sonė, dukuri kjo e domosdoshme pėr tė davaritur mjegullnajėn e stėrmadhe tė mashtrimit qė, pėr mė shumė se gjysėm shekulli, ka errėsuar mėndjet e shqiptarėve e duke ēoroditur idetė e tyre.
Dhjetor 2008 Eugjen Merlika



shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

Torna ai contenuti | Torna al menu