Menu principale:
filma ne plan te pare
Nga Fritz RADOVANI:
SOT: EDHE NJĖ DYLBER I PPSH... MA PAK !
Agjensitė e lajmeve sot japin njė lajm tė gėzueshem pėr Ata qė janė Shqiptarė!
Vėllezėrit e gjakut me turq sot kanė humbė njė nga pasuesit ma tė poshter tė pararendsit tė vet Enver Hoxhės, gjarpnin ma tė helmuem, qė kafshoi Popullin Shqiptar qė nga viti 1944, kur vrau mbi 12000 kosovarė tue i sjellė nga Kukėsi...atėherė kur po i duhej me dhanė prova se ishte bir i denjė i Bosnjes turko komuniste, dhe dylber i njohun nė Shkodren e vitit 1943, i rekrutuem nga UDB jugosllave fare i ri. Ky ishte turkoshaku Ramiz efendi Alia. Perfundoi stazhin dhe praktiken e spijunit terrorist tė KGB-sė nė Mosken stalinjane tė vitit 1954. Porsa erdhi, mori detyra tė randsishme tue fillue nė njė nga hallkat kryesore tė komunizmit pėr formimin e njeriut tė ri, si minister arsimi. Ishte gjithnjė pranė kobres dibrane, Nexhmije Hoxha, e ndoshta nė krahėt e saj ka ngordhė.
Mbas vitit 1961 asht dora vrasėse e Enver Hoxhės. Bashkpunon dhe asht njė nga ma tė perkushtuemit pėr shkėputje tė pėrherėshme tė Shqipnisė nga Europa Perėndimore.
Nė vitin 1967 asht numuri dy i Revolucionit Ideologjik e Kultural tė modelit ma tė saktė tė Gjenocidit komunist, qė nėn masken kineze, ka ushtrue kundėr Besimeve dhe me njė piksynim barbar dhe tė panjohun nė historinė botėnore kundėr Klerit tonė Katolik.
Ramiz Alia ishte zbatues i tė gjitha veprave terroriste, qė PKSH ka krye ndaj ēdo Atdhetari dhe njeriu tė pathyeshem, qė ka luftue pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut. Ai ishte ideator e zbatues i projektit tė Muzeut Ateist (i vetmi nė Botė) nė vitin 1974 nė Shkoder. Direkt me urdhėn tė Ramiz Alisė turqit e mbetun me vese e gjak nė Shkoder, kanė shkatrrue veprat monumentale tė ruejtuna nė shekuj, si Kishėn e Vaut tė Dejės, veper e shek. XIII, ku mendohej se asht kunorzue Gjergj Kastrioti, Kishen Kathedrale tė Shkodres, Kishen e Zojės tek Kalaja, Xhaminė e Fushės sė Ēelės, Vorrin e Sheh Shamisė e sa tė tjera... Nuk do tė hyj me tregue fare persekucionin dhe arrestimet e kryeme nė Shkoder, as pushkatimet e sa Klerikėve Katolik qė nuk u pajtuen me até revolucion makaber. E gjithė veprimtaria e tij asht vetem plotsim i epsheve tė diktatorit Hoxha.
Nė tė gjitha zhdukjet dhe vrasjet e modelit stalinist nė gjiun e PPSH, Ramiz Alia ishte dora e djathtė e Enver Hoxhės, e vetmja e mirė qė ka krye nė gjithė jetėn e vet.
Nė vitin 1985 e deri 1988, kur Shtrausi i Gjermanisė Perėndimore mendoi me u lidhė me Shqipninė dhe me krijue njėfarė ambjenti demokratik nė Shqipni, kur kėrkonte ekonimi tregu, lirimin e tė burgosunėve politikė dhe hapjen e kufijve, Ramiz Alia, i betonuem me dy fynksionet e nalta tė Shtetit Shqiptar, nė PPSH dhe si president i Republikė Popullore Socialiste tė Shqipnisė, vret disa tė rij nė piramidat kufitare dhe i shetitė tė lidhun me tela me ferra ndėr qytetet kryesore pėr me ngjallė terror e frikė. Lidhet me Oneker tė shtetit gjerman tė Lindjes dhe saboton marrėveshjet me Shtrausin. Shqipnia mbetė nė parcelėn e Katovicės, nė tė cilen vazhdon me kenė edhe sot. Mbas Meshės sė Parė nė Shkodėr, qė u celebrue nga Don Simon Jubani, kėshtjella e vrasjeve tė presidencės e drejtueme nga Ramiz Alia ishte ajo qė organizon vrasjet e 2 Prillit 1991 nė Shkoder. Arben Broci asht Ai Hero qė dėnoi me vdekjen e vet Burrnore perfundimisht sistemin komunist shqiptar, qė komandohej nga R. Alia, i cili, pėr me vazhdue sundimin dhe pasunimin si mbas modelit nderkombėtar tė modelit sllavo aziatik tė Rusisė, ndrron qimen dhe vazhdon vesin tue e kalue nė njė tip tė ri anadollak, i cili gjet edhe festen pėr kokat pseudodemokrate. Ndonse i ngordhun politikisht, ban lidhjet e Shqipnisė me njė nga hallkat ma tė disfavorshme tė Popullit Shqiptar, tue rrezikue edhe Shtetin e Kosovės, me lidhjen anakronike tė Shqipnisė me Konferencen Islamike...
Ban perpjekje me mujtė me u takue me Papen Gjon Pali II nė Vatikan nė vitin 1991, por i refuzohet kerkesa e tij nga Miku i Madh Popullit Shqiptar.
Ndaj veprave tradhėtare tė Ramiz Alisė, si vrasės, ideator i ikjes sa ma larg edhe nga Europa, terrorist i pėrgatitun pėr politiken sllavo anadollake nė Ballkan, fanatik dhe poshtnues i virtyteve tė Shqiptarit pėr ma shumė se 67 vjet, dhe si i tillė kriminel i regjun e spijun nė sherbim tė antishqiptarizmit, vazhdon me pasė tituj dhe dekorata edhe sot mbi kufomen e qelbun tė tij...E pse? Shteti Shqiptar SOT drejtohet nga pinjollet e tij...
Kokat e mykuna anadollake sot kanė humbė edhe njė dylber qė i drejtonte ata!
Pushtetarėt e Turqisė sot kanė njė vėlla gjaku ma pak nė Shqipni!
Gjaku i Rinisė Shqiptare tė vramė nė kufijė do t a ndjekė brez mbas brezi...
Nė Shkodėr, kur vdiq mėsuesi i tij nė 1985, kjoftė harrue emni i tij, thuhej njė shprehje qė sot besoj pėrsėritet nė ēdo voter shkodrane po se po, po edhe Shqiptare:
Ramiz Alisė dreqi i pastė marrė shpirtin, e né na pastė lanė shndetin e jeten!
Melbourne, 7 Tetor 2011.
Grisen librat e Ramiz Alisė nė Panairin e Prishtinės 12/06/2010 16:49:21
Vizitorė nė Panairin e Librit "Prishtina 2010" qė po mbahet nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė, kanė grisur librin Jeta Ime tė Ramiz Alisė - ish liderit tė fundit komunist nė Shqipėri.
E tėra kjo ka ndodhur pas deklaratave tė Ramiz Alisė qė i bėri kohėve tė fundit, duke injoruar totalisht Masakrėn e Tivarit, ku mė 1945 disa udhėheqės tė forcave komuniste tė Shqipėrisė kishin tradhtuar mė se 5000 rekrutė tė Kosovės dhe trojeve shqiptare dhe i kishin dėrguar nė kasaphanė tė shkaktuar nga forcat serbo-malazeze nė Tivar tė Malit tė Zi.
Nga ky gjenocid kishin shpėtuar disa rekrutė shqiptar. Njėri prej tyre qė ėshtė ende gjallė ėshtė plaku Azem Hajdini Xani (85 vjeē ) nga Prishtina, nė mediat kosovare ka akuzuar drejtpėrdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha janė pėrgjegjėsit e kėsaj masakre.
Dėshmitari Azem Hajdini ka thėnė se ish lideri komunist Ramiz Alia e ka pjesėn e tij tė pėrgjegjėsisė nė kėtė masakėr. Ka qenė njė tradhti kombėtare. Ramiz Alia duhet tė tregojė pėr kėtė masakėr, ka thėnė Azem Hajdini. Azem Hajdini ka shkruar disa libra pėr ngjarjen e 1945-sė. U ėshtė drejtuar disa institucioneve pėr tė kėrkuar ndriēimin e saj, por nuk ka marrė pėrgjigje. (G. T /INA)