Menu principale:
filma ne plan te pare

Marre nga gazeta Rilindja Demokratike
Si u vendos 28 nėntori
Nė orėn 17:30 tė datės 28 Nėntor, Ismail Qemali doli nė ballkonin e godinės ku u mbajt Kuvendi dhe njoftoi shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare, duke ngritur flamurin kombėtar. Me aktin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetari i qeverisė sė pėrkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtė Fuqitė e Mėdha duke ju kėrkuar njohjen e pavarėsisė, si rrjedhojė e natyrshme e vullnetit tė popullit shqiptar. Nė pėrbėrjen e qeverisė sė pėrkohshme, pėrfshihej Ismail Qemali, Kryeministėr dhe ministėr i Jashtėm, Petro Poga, ministėr i Drejtėsisė, Myfid Libohova, ministėr i Brendshėm, Abdi Toptani, ministėr i Financave, Luigj Gurakuqi, ministėr i Arsimit, Mit'hat Frashėri, ministėr i Punėve Botore, Lef Nosi, ministėr i Posttelegrafės. Pėr tė arritur deri nė kėtė moment tė rėndėsishėm u deshėn shumė pėrpjekje tė atdhetarėve shqiptarė
Shqipėria, 99 vjet e pavarur
Shqipėria feston 99-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė dhe 66-vjetorin e ēlirimit tė vendit nga okupatori nazifashist. Sipas tė dhėnave historike pėr tė arritur deri nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr kombin tonė, u deshėn shumė pėrpjekje tė atdhetarėve shqiptarė. Pėrpjekje qė u finalizuan nė 28 Nėntor tė vitit 1912, me ngritjen e flamurit kombėtar nė Vlorė nga patrioti i madh, Ismail Qemali dhe nė 28 Nėntor tė vitit 1944 me ēlirimin e plotė tė vendit nga okupatori nazifashist.
Dėshmi historike
Bazuar nė dokumentacionin historik nė vitin 1912, situata nė Ballkan ishte mjaft e trazuar, pėr shkak tė ngjarjeve qė po ndodhnin njėra pas tjetrės. Ndėrkohė, Perandoria turke po pėrjetonte njė krizė tė gjithanshme. Nė 11 janar tė atij viti, patrioti Hasan Prishtina paralajmėroi nė Parlamentin turk pėr njė kryengritje tė re nė Shqipėri, po tė mos plotėsoheshin kėrkesat shqiptare. Nė 18 janar xhonturqit shpėrndanė Parlamentin dhe shpallėn zgjedhjet e reja. Nė 13 mars u nėnshkrua marrėveshja serbo-bullgare, mbi bazėn e sė cilės u formua "Aleanca Ballkanike". Njė muaj mė vonė shpėrtheu kryengritja kundėr xhonturqve nė Malėsinė e Gjakovės, ndėrsa nė 21-25 maj, zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut, i cili hartoi programin e autonomisė tė kryengritjes sė pėrgjithshme. Ndėrkohė, nė maj kryengritja kundėr xhonturqve u shtri nė zonėn e Pejės, tė Lumės, tė Mirditės e tė Zadrimės. Nė fillim tė muajit qershor, forcat kryengritėse tė udhėhequra nga Bajram Curri, shpartalluan forcat turke nė Qafėn e Prushit. Nė 28-29 qershor kryengritėsit, tė udhėhequr nga Isa Boletini, shpartalluan batalionet turke tek Ura e Senicės. Brenda kėtij muaji kryengritėsit shqiptarė zhvilluan luftime me forcat turke nė zonėn e Prishtinės, tė Pazarit tė Ri dhe tė Vuēiternės, ndėrkohė qė nė 4 korrik morėn Krujėn dhe nė 17 korrik hynė nė Gjakovė. Nė tė njėjtėn datė, kryengritja shqiptare e detyroi qeverinė xhonturke tė Said Pashės tė jepte dorėheqjen. Nė datėn 5 gusht, sulltani shpėrndau Parlamentin dhe dekretoi zgjedhjet e reja. Ndėrkohė, pas kėtyre zhvillimeve tė vrullshme, qė u pasuan edhe me ngjarje tė tjera, nė 8 tetor Mali i Zi i shpalli luftė Turqisė dhe nė 17 dhe 18 tetor, tė njėjtėn gjė bėnė edhe Serbia gjė qė shėnoi edhe fillimin e luftės ballkanike. Nė tėrėsi, kjo luftė drejtohej kundėr Turqisė, por nė njė moment tė caktuar tė zhvillimit tė saj, fqinjėt kthyen sytė nga Shqipėria, duke synuar copėtimin e saj. Fitoret e shteteve ballkanike ndaj Turqisė, i detyruan Fuqitė e Mėdha tė rishikonin vendimin e tyre pėr tė mos lejuar ndryshimet territoriale nė Ballkan, nė favor tė interesave tė aleatėve ballkanikė.
Nė rrethana tė tilla, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik, me synimin pėr tė parandaluar dhe pėr tė mos lejuar copėtimin e Shqipėrisė. Gjithashtu, do tė synohej ruajtja e tėrėsisė tokėsore, duke u mbledhur njė Kuvend Kombėtar ku do tė vendosej pėr fatin e saj.
Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare. Kėtu u vendos tė krijohej njė Komitet Drejtues, tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė kancelaritė europiane, pėr tė mbrojtuar pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha, tė drejtat e kombit shqiptar. Ndėrkohė, Komiteti i Bukureshtit do tė koordinonte veprimtaritė e komiteteve brenda e jashtė Shqipėrisė. Por nė kėtė mbledhje nuk u pėrcaktua me saktėsi nė se do tė ishte autonomia, apo pavarėsia synimi i afėrt. Pjesė e pėrpjekjeve diplomatike ishin dhe takimet qė Ismail Qemali zhvilloi nė Vjenė me kontin Berthold dhe ambasadorin italian.
Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri, e cila kishte tė bėnte me mbledhjen e njė Kuvendi Kombėtar. Ndėrkohė, ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet dhe trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare. Nė kėto kushte, grupi i atdhetarėve, i kryesuar nga Ismail Qemali, vlerėsoi se e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė Pavarėsisė.
Nė 19 nėntor, Ismail Qemali do tė deklaronte nga Trieste, gjatė rrugės pėr nė Shqipėri, se menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme. Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė Kuvendit Kombėtar u pritėn me entuziazėm nė Shqipėri, ku ndėrkohė lėvizja atdhetare po pėrgatiste rrethanat.
I shoqėruar nga patriotė tė tjerė, Ismail Qemali me shokė arriti nė Durrės dhe sė bashku me delegatėt nga ky qytet, Shijaku, Tirana dhe Kruja, u nisėn pėr nė Vlorė.
Nė Fier u bashkuan me njė pjesė tė delegatėve nga Kosova dhe nė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Menjėherė nisėn pėrpjekjet pėr organizimin e forcave tė armatosura, duke ngritur njė komision tė posaēėm dhe bashkėpunimin me pleqėsitė e fshatrave, pėr mobilizimin e njerėzve tė aftė pėr tė luftuar. Kjo, u diktua edhe nga keqėsimi i rrethanave, pėr shkak tė pėrparimit tė ushtrisė serbe nė territorin shqiptar. Ndėrkohė, flamuri kombėtar ishte ngritur nė Elbasan, Durrės, Tiranė, Kavajė, Peqin e Lushnjė.
Ngritja e flamurit nė Vlorė
Nė rrethana tė tilla, delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė vlerėsuan se duheshin pėrshpejtuar procedurat pėr ngritjen e flamurit dhe shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare. Nė mbrėmjen e datės 27 nėntor u vendos qė tė nesėrmen tė mblidhej Kuvendi Kombėtar, megjithėse, nuk kishin arritur ende mjaft delegatė nga trevat e ndryshme tė Shqipėrisė. Sipas historianėve dhe dokumentave tė kohės, Kuvendi Kombėtar i ēeli punimet nė orėn 15:30 tė ditės sė nesėrme. Nė tė morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan mė pas deri nė 63 vetė dhe pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare, duke qenė nė njė masė tė madhe udhėheqės dhe aktivistė tė lėvizjes atdhetare. Mes tyre, ndodheshin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Murat Toptani, Lef Nosi, Mit'hat Frashėri, Patėr Anton Harapi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dhimitėr Zografi, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudė Karbunara, Mehmet Dėralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif Dibra, Dhimitėr Mborja, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprencka, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vėrlaci, etj.
Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili nėnvizoi nė fjalėn e tij se, "nė kushtet e krijuara, e vetmja rrugė pėr shpėtimin e atdheut, ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia dhe shpallja e Pavarėsisė". Ky propozim u miratua unanimisht nga delegatėt qė nėnshkruan edhe dokumentin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė dokument theksohej mes tė tjerash se, "Shqipėria sot, tė bėhet mė vehte, e lirė, e mosvarme". Nė kėtė Kuvend u krijua edhe qeveria e pėrkohshme, si dhe u emėrua Pleqėsia ose Senati. Kėto propozime u miratuan njėzėri nga Kuvendi Kombėtar. Menjėherė pas kėsaj, u shpall qeveria e pėrkohshme, si dhe u zgjodhėn anėtarėt e Senatit, i pėrbėrė nga 18 anėtarė, me kryetar patriotin Vehbi Dibra. Nė pėrbėrjen e qeverisė dhe tė Senatit u zgjodhėn njerėz me kontribut tė spikatur atdhetar dhe pėrfaqėsues tė tė gjitha trevave e tė tri besimeve fetare. Procedurat e mėtejshme vazhduan me nėnshkrimin e aktit tė shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare nga tė gjithė delegatėt.
Nė orėn 17:30 tė datės 28 Nėntor, Ismail Qemali doli nė ballkonin e godinės ku u mbajt Kuvendi dhe njoftoi shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare, duke ngritur flamurin kombėtar. Me aktin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetari i qeverisė sė pėrkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtė Fuqitė e Mėdha, Anglinė, Italinė, Austro-Hungarinė, Francėn, Gjermaninė dhe Rusinė. Po ashtu u njoftuan edhe shtetet ballkanike, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kėrkuar njohjen e Pavarėsisė, si rrjedhojė e natyrshme e vullnetit tė popullit shqiptar.
Nė pėrbėrjen e qeverisė sė pėrkohshme, pėrfshihej Ismail Qemali, Kryeministėr dhe ministėr i Jashtėm, Petro Poga, ministėr i Drejtėsisė, Myfid Libohova, ministėr i Brendshėm, Abdi Toptani, ministėr i Financave, Luigj Gurakuqi, ministėr i Arsimit, Mit'hat Frashėri, ministėr i Punėve Botore, Lef Nosi, ministėr i Posttelegrafės.
Akti i shpalljes sė Pavarėsisė u pėrshėndet nga populli i mbledhur nė shesh, ndėrkohė qė patriotėt Jani Minga e Murat Toptani, mbanin fjalime gjatė manifestimeve nė rrugėt e qytetit.
Sipas dėshmive historike, Isa Boletini mbėrriti nė Vlorė, njė ditė pas shpalljes sė Pavarėsisė, nė krye tė 400 luftėtarėve tė gatshėm tė mbronin qeverinė dhe tėrėsinė territoriale. Trupat e komanduara nga Isa Boletini u vendosėn nė dy pozicione nė lagjet "Muradie" dhe "Topana". Madje, nė pėrkujtim tė kėsaj, Bashkia e qytetit tė Vlorės, i vendosi emrin e Boletinit, njė rruge tė lagjes "Topana", e cila vazhdon tė njihet me kėtė emėr edhe sot.
Pas largimit tė tij nga Vlora, Isa Boletini la nė shėrbim tė qeverisė sė Ismail Qemalit, 25 burra nga Kosova, tė cilėt qėndruan nė Vlorė deri nė vitin 1925. Ata i shėrbyen qeverisė sė pėrkohshme dhe mė pas, vendosjes sė rendit, ndėrkohė qė ishin akomoduar nė njė godinė dy katėshe, nė afėrsi tė sarajeve tė familjes Vlora, e cila nga vlonjatėt e vjetėr ėshtė njohur ndryshe dhe si "shtėpia e kosovarėve". Aktiviteti i qeverisė sė pėrkohshme, mbrohej e garantohej nga forcat e sigurisė, tė cilat ishin ndarė nė toga, me komandantėt pėrkatės, me 32 luftėtarė secila. Mes tyre, spikasnin togat e komanduara nga Ahmet Lepenica, Ahmet Muka, Tol Arapi, Azis Cami, Thanas Beni, Cen Sharra. Ndėrkohė, shef protokolli ishte Hasan Sharra. Dokumenti origjinal i Aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, u ruajt nė mjediset e Muzeut tė Pavarėsisė, qė si edhe sot, funksionon nė tė njėjtėn godinė. Mė pas nė vitin 1937, sipas historianėve ajo u zhduk. Njė kopje origjinale tė saj, e ruajti Lef Nosi, ish-ministėr i Postė Telegrafės, i cili sipas studiuesit Agim Hametaj, e ruajti deri vonė, duke mos e dorėzuar tek Sigurimi i Shtetit qė e kėrkonte atė me ngulm.
28 Nėntori, ditė historike
Kėtė 28 Nėntor Shqipėria feston edhe 66-vjetorin e Ēlirimit tė Atdheut nga okupatori nazifashit. Nė kėtė ditė historike, ne shqiptarėt kemi tė drejtė tė krenohemi pėr Luftėn e lavdishme, Antifashiste Nacionalēlirimtare qė ēoi nė ēlirimin e vendit nga okupatorėt nazifashitė. Ne krenohemi, sepse me luftėn e sakrificat mbinjerėzore dhe gjakun e dhjetėra mijėra dėshmorėve u bėmė pjesė e bllokut antifashist tė popujve tė botės, tė kryesuar nga aleanca anglo-sovjeto-amerikane. Nė momentin historik populli shqiptar, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi e kudo qė jetonte nė trojet e tij etnike, u bashkua me forcat e lirisė kundėr atyre tė errėsirės. Nė bazė tė kėsaj lufte e sakrificave qė bėmė, ne siguruam jo vetėm pavarėsinė e Shqipėrisė, por tė drejtėn e shqiptarėve nė Kosovė pėr vetėvendosje e tė shqiptarėve kudo qė jetojnė, tė drejtėn pėr tė qėndruar nė trojet e tyre etnike. Kjo ishte fitorja e dytė mė e madhe nė historinė tonė kombėtare, pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe ngritjes sė flamurit nė Vlorė.
"Flaka" do shėtisė nė ēdo qytet e zonė tė vendit, deri nė 28 nėntor tė vitit qė vjen
Ndizet flaka e Jubileut tė 100 vjetorit
Festa e 99-vjetorit tė Pavarėsisė shėnoi dje edhe fillimin e "Vitit tė 100-vjetorit tė Shqipėrisė tė pavarur". Sikundėr u paralajmėrua nga Kryeministri Sali Berisha nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave tė datės 10 nėntor, periudha 28 nėntor 2011-28 nėntor 2012 do tė shėnojė vitin e "100-vjetorit tė Pavarėsisė", projekt, i cili parashikon ngritjen e komisionit pėr kremtimin e tij. Nė kuadėr tė kėsaj feste, do tė parashikohen njė sėrė aktivitetesh si koncerti madhėshtor qė do tė luhet nė simfoni nė tė gjitha trojet shqiptare, ku jetojnė shqiptarėt, por dhe nė diasporė, ēeljen e konkursit pėr monumentin e pavarėsisė, nisjen e punimeve pėr Parlamentin e ri dhe stadiumin, realizimi i projekteve dixhitale dhe vepra mė e madhe e kėtij 4-vjeēari, tuneli Tiranė-Elbasan. Sipas Kryeministrit Berisha, ky do tė jetė viti dhe festa e tė gjithė shqiptarėve. Komisioni, i cili do tė merret me pėrgatitjen e kėtij kremtimi, do tė kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe pėrfshin disa ministra, drejtues tė disa institucioneve tė Akademisė sė Shkencave, Arkivės sė Shtetit etj. Kreu i qeverisė ftoi nė kremtimin e kėsaj feste qeveritarė tė Kosovės, qeveritarė shqiptarė tė Maqedonisė, Malit tė Zi, organizatat atdhetare politike tė diasporės, si "Vatra", Kėshilli shqiptaro-amerikan, arbėreshėt, etj. I pranishėm nė Teatrin e Operas dhe Baletit pėr tė ēelur ceremoninė e hapjes sė kremtimeve tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, Kryeministri Berisha u shpreh se, Shqipėria hyn nė 100-vjetorin e saj mė e re, mė e bukur se kurrė nė historinė e saj. Sipas tij, viti nė tė cilin Shqipėria hyn, ėshtė viti i vizionit tė ri pėr Shqipėrinė, si njė vend i lirė qė aderon pėr nė BE. "Kam nderin nė kėtė koncert tė ēel siparin e vitit tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Shqipėria hyn nė 100-vjetorin e saj mė e re, mė e bukur, mė nuse se kurrė nė historinė e saj, kjo sepse shqiptarėt sot, kudo qė jetojnė, janė tė lirė, sepse shqiptarėt sot kudo qė janė po ndėrtojnė tė ardhmen e tyre nė liri. Ndaj, le tė urojmė sė bashku njė vit tė madh. Viti i 100-vjetorit tė Pavarėsisė, para sė gjithash, ėshtė njė vit i madh, mirėnjohjeje tė thellė pėr qindra e mijėra gra e burra, vajza e djem shqiptarė, qė flijuan jetėn, rininė e tyre, qė ne tė jemi tė lirė, qė Shqipėria tė mbetet pėrjetė e re. Ėshtė mirėnjohje, ndaj miqve tanė kudo nė botė, qė nė momente kritike pėr historinė tonė kombėtare qėndruan krah nesh dhe ne fituam. Ėshtė mirėnjohje pėr tė gjithė ata shqiptarė, qė me mundin, djersėn dhe intelektin e tyre, nė kėto vite, bėnė qė Shqipėria tė vijė nė 100-vjetorin e saj mė e zhvilluar, mė krenare, mė e mirė se kurrė. Viti qė ne hyjmė ėshtė viti i vizionit tė ri pėr kėtė vend, viti nė tė cilin Shqipėria dhe shqiptarėt do tė pėrcaktojnė si tė ardhmen mė tė mirė, ėndrrėn e vogėlushėve qė lindin kėtė vit", theksoi Berisha. "Flaka e Jubileut", iu dorėzua Kryeministrit Berisha, i cili me pėrshėndetjen e tij nė kėtė koncert, ēeli siparin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. "Flaka e Jubileut" do tė qėndrojė e ndezur dhe do tė shėtisė nė ēdo qytet e zonė tė vendit, deri nė 28 nėntor tė vitit qė vjen. Tė pranishėm nė koncertin festiv nė Teatrin e Operės dhe Baletit ishin Presidenti i Republikės, zoti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, zoti Lulėzim Basha, ministra tė kabinetit qeveritar, pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik nė vendin tonė e tė ftuar tė tjerė.
Leka II: Drejt njė shekulli tė ri pavarėsie
"Le tė jetė ky vit, njė vit reflektimi, bashkimi dhe bashkėrendimi i forcave dhe potencialeve tona mendore e fizike, pėr t'a pėrgatitur kombin drejt njė shekulli tė ri pavarėsie", shkruan nė mesazhin e tij, drejtuar Shoqatės "Vatra" nė Nju Jork, i biri i trashėgimtarit tė fronit mbretėror shqiptar, dhe nipi i mbretit Zog, Princi Leka II. I pamundur tė ishte i pranishėm nė darkėn e shtruar para dy ditėsh me rastin e festės sė 28 nėntorit, Leka II thekson nė mesazh se ishte i pamundur pėr t'iu bashkuar festės nė Nju Jork, pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė qė po kalon Leka I nė Reanimacionin e Spitalit Neurokirurgjik nė Tiranė. Duke folur nė emėr tė Familjes Mbretėrore shqiptare, i biri i trashėgimtarit tė fronit mbretėror shqiptar i bėn njė apel vėllazėror tė gjithė shqiptarėve, qė pėr hir tė Atdheut dhe kombit, tė harrojnė gjėrat qė i ndajnė dhe tė pėrqendrohen nė gjėrat qė i bashkojnė. "Nė emėr tė Familjes Mbretėrore shqiptare, ju urojmė pėrvjetorin e 99-tė tė Pavarėsisė. Me keqardhje, meqenėse gjendja shėndetėsore e N.M.T. Mbretit Leka I u pėrkeqėsua ditėt e fundit, na u desh qė t'a shtyjmė vizitėn tonė nė SHBA. Pėrndryshe, sot do tė ishim nė mesin tuaj. Dėshira jonė mbetet e madhe dhe e pandryshuar, qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė jemi pranė jush. Kėtė 28 nėntor, kombi ynė fillon festimin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė tonė, ndonėse tė pjesshme. Le tė jetė ky vit, njė vit reflektimi, bashkimi dhe bashkėrendimi i forcave dhe potencialeve tona mendore e fizike, pėr t'a pėrgatitur kombin drejt njė shekulli tė ri pavarėsie, qė patjetėr do tė jetė shekulli i shqiptarėve. Me ketė rast i bėjmė njė apel vėllazėror tė gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen, qė pėr hir tė Atdheut dhe Kombit, tė harrojnė gjėrat qė ndajnė dhe tė pėrqendrohemi me tė gjitha forcat dhe energjitė tona nė gjėrat qė na bashkojnė. Tė gjithė sė bashku, le tė punojmė pėr njė tė ardhme tė ndritur pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr popullin tonė tė shumėvuajtur dhe pėr kombin tonė tė lavdishėm", thekson Leka II nė mesazhin e tij. Duke falėnderuar pėr interesimin e vazhdueshėm pėr gjendjen e Mbretit, ai shprehu pėr shėndetin e Tij dhe pėr njė komb shqiptar tė fortė dhe tė bashkuar. "Tė gjithė sėbashku tė punojmė vetėm nė interes tė popullit dhe kombit shqiptar, qė nipat e mbesat tona t'a gėzojnė ashtu siē po e gėzojmė ne sot nga gjyshėrit tanė", theksoi Leka II. Mesazhi i tij mbyllet me fjalėt: Rroftė kombi shqiptar! Rroftė Bashkimi Kombėtar!", njė ideal i palėkundur pėr Familjen Mbretėrore shqiptare dhe pasardhėsit e mbretit Ahmet Zog.
......................
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA
(1844-1919)
Lindur nė Vlorė. Shkollėn fi llore e vijoi nė Selanik, meqė aty ishte e internuar familja e tij, pėr shkak tė veprimtarive patriotike. Mė 1858-n u regjistrua nė gjimnazin e Janinės Zosimea, ku pati bashkėnxėnės tė vet Sami Frashėrin, Naim Frashėrin etj. Mė 1860-n fi lloi punė si pėrkthyes i frėngjishtes nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Stamboll. Aty pėrfundoi shkollėn e drejtėsisė. Pak vite mė vonė u emėrua shef kabineti nė Tesali, i Ismail Rahim pashės, qė ishte daja i tij. Mė 1868-n u emėrua kryesekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe dy vjet mė vonė, deri mė 1875-n, guvernator nė Varnė dhe guvernator i Danubit tė Poshtėm. Por dy vjet mė vonė, duke qenė kundėrshtar i Portės sė Lartė, u internua nė Qytahi, pranė Anadollit, vend ku qėndroi deri mė 1882. Nė fi llim tė shekullit XX, Ismail Qemali fi lloi ti pėrkushtohej ēėshtjes shqiptare, duke ngritur zėrin pėr autonominė e Shqipėrisė. Lidhi kontakte me pothuajse tė gjithė kolonitė patriotike tė shqiptarėve jashtė e brenda vendit, sidomos nė zonėn e Vlorės. Nė nėntor 1908 hyri nė Parlamentin osman si deputet i sanxhakut tė Beratit. Njė vit mė vonė u arratis nga Stambolli dhe vijoi jetėn nėpėr Europė, duke nisur kėshtu rrugėn e pakthyeshme tė veprimtarisė politike nė favor tė Shqipėrisė. Merr pjesė nė hartimin e Librit tė Kuq bashkė me Luigj Gurakuqin. Ndihmoi lėvizjen e armatosur tė shqiptarėve nė kryengritjet e pėrgjithshme tė viteve 1910-1912. Ishte organizatori kryesor i mbledhjes historike tė 5 nėntorit 1912 nė Bukuresht, ku u vendos e ardhmja e Shqipėrisė. Mė 28 nėntor deklaroi nė Vlorė pavarėsinė e Shqipėrisė nga Porta e Lartė, duke e krijuar kėshtu shtet mė vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn Ismail Kemal. U zgjodh Kryeministėr i qeverisė shqiptare dhe ministėr i Punėve tė Jashtme. Pas zbulimit tė komplotit tė tij me ushtarakun shqiptar nė shėrbim tė Stambollit, Beqir Grebenenė, u detyrua tė japė dorėheqjen e tė shkrijė kabinetin e tij dhe tė dorėzojė pushtetin pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Vetė Qemali u largua nga Shqipėria. Vdiq nė Peruxhia tė Italisė, nė rrethana misterioze, tė cilat tė shtojnė dyshimin pėr njė vrasje edhe nė citimin e fjalėve tė tij tė fundit Mė hėngėr nė besė!. Eshtrat ndodhen nė Vlorė.
DOM NIKOLL KAĒORRI
(1862-1917)
Lindur nė fshatin Kre i Bajrakut tė Lurės. Rridhte nga njė familje, babai i sė cilės ishte katolik, ndėrsa nėna islame, gjė qė tregon pėr tolerancėn fetare. Mė 1884-n mbaroi studimet fi lozofi ko-teologjike pėr meshtar dhe u shugurua nė Shkodėr. Pėr pak kohė shėrbeu nė Delbnisht, pastaj u emėrua famullitar nė Durrės. Pėr veprimtarinė e frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me "Kryqin e artė pėr kishė dhe Papė". Emėrohet ipeshkv. Gjatė 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundėr turqve nė Kurbin. Mė 1908, Kaēorri mori pjesė nė Kongresin e Manastirit. Nė nėntor tė vitit 1912, si delegat i Durrėsit, mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės dhe fi rmoi dokumentin e pavarėsisė me siglėn Kaēorri. U zgjodh nėnkryetar i qeverisė shqiptare. Pas rėnies sė kėsaj qeverie, emigroi jashtė atdheut, ku vazhdoi veprimtarinė e vet politike e patriotike, derisa vdiq nė Vjenė nė maj 1917.
JORGJI KARBUNARA - BABĖ DUDĖ
KARBUNARA (18421917)
Lindur nė Berat. Shėrbeu si mėsues i shqipes dhe bashkėpunoi me Kostandin Kristoforidhin. Filloi tė meshonte nė shqip, por kjo iu ndalua. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra nė sy tė turqve, tė cilėt mė 1895 i dogjėn shtėpinė nė Berat. U angazhua nė ngritjen e degės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Korfuz. Studimet e larta pėr kohėn i pėrfundoi nė Itali, pėr italisht. Nė dekadėn e dytė tė shekullit XX, iu pėrkushtua hapjes sė shkollave shqipe dhe mėsimit tė shqipes. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit nė Kuvendin e Vlorės, ku si i tillė fi rmoi aktin e shpalljes sė pavarėsisė me siglėn J. Karbunara. Gjithashtu u zgjodh anėtar i Pleqėsisė. Pati pėrplasje me mercenarėt e Esat Pashė Toptanit, tė cilėt i shkatėrruan pasurinė nė vitin 1915. I pėrbuzur dhe i pėrndjekur nga kundėrshtarėt dhe i pėrgėzuar nga populli pėr veprimtarinė e tij si shqiptar, vdiq nė Berat.
VEHBI DIBRA AGOLLI
(1867-1937)
Lindur nė Dibėr tė Madhe. Biri i Myftiut tė Dibrės sė Madhe. Mėsimet fi llestare dhe ato tė mesme i kreu nė Dibėr, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll. Pas diplomimit menjėherė kthehet nga Stambolli nė Dibėr, ku u emėrua myfti. Mė 1909-n mori pjesė nė Kongresin e Dibrės. u zgjodh kryetar i kongresit; mė 1912 mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės, si pėrfaqėsues i Dibrės fi rmoi vendimin e pavarėsisė me siglėn nė turqisht Vehbi Dibra. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqėsisė, si dhe nėnkryetar i qeverisė. Nė vitin 1913, Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės e ngarkon me detyrėn e myftiut tė pėrgjithshėm tė Komunitetit Mysliman Shqiptar tė mbarė Shqipėrisė. Nė vitin 1916 ngarkohet me detyrėn e kryetarit tė Gjyqit tė Lartė tė Sheriatit. Ndėrsa mė 1923, Dibra u zgjodh kryetar i Kongresit tė Parė tė Myslimanėve Shqiptarė. Shkroi, botoi dhe pėrktheu gjatė gjithė jetės, njė pjesė e tyre u botuan nė shtypin e kohės, kryesisht nė revistėn "Zani i Naltė", qė botohej nė Tiranė. Vdiq nė Tiranė.
ELMAS BOCE
(1852-1925)
Lindur nė Gjirokastėr. Bashkėkohės i Naim e Sami Frashėrit, si ata, Boce pėrfundoi gjimnazin e Janinės Zosimea. Mori pjesė nė organizimin e degės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė qytetin e Gjirokastrės. Mbėshtetės i fl aktė i komitetit Pėr lirin e Shqipėrisė dhe nga themeluesit e klubit patriotik Drita. Gjithashtu ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollės shqipe tė Gjirokastrės Lirija. Mik e bashkėpunėtor me Koto Hoxhin, thuhet se mund tė ketė ndihmuar kėtė tė fundit nė pėrgatitjen e shfaqjes sė pjesės Dasma lunxhiote, kronikė me tė cilėn fi llon historiku i zhvillimit tė teatrit tė paktėn nė zonėn e jugut tė Shqipėrisė. Mori pjesė nė mbledhjen e Manastirit tė Cepos. Ndėrsa nė nėntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrės nė Kuvendin e Vlorės, ku fi rmoi dokumentin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn Elmas Boce.
ARISTIDHI RUCI
(1875-1950)
Lindur nė Sheper tė Zagorisė, 9 vjet mė vonė se Ēajupi nė tė njėjtin fshat. Vijoi mėsimet nė gjimnazin Zosimea nė Janinė. Gjatė fundit tė shekullit XIX dhe fi llimit tė shekullit XX gjendet nė Janinė. Pas veprimtarisė aty, vendoset nė Vlorė, ku nė vitin 1908 angazhohet nė themelimin e klubit patriotik Labėria. Po atė vit fi llon pėrpjekjet pėr mėsimin e gjuhės shqipe te tė vegjlit. Me armė nė dorė merr pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme mė 1911-n. Si delegat i Vlorės merr pjesė nė kuvendin qė shpalli pavarėsinė dhe fi rmoi aktin me siglėn A. Ruci. Mori pjesė nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920. Anėtar i federatės Atdheu me kryetar Avni Rustemin. U aktivizua nė jetėn administrative tė qytetit tė Vlorės; u zgjodh anėtar i kryesisė sė Bankės Kombėtare Shqiptare mė 1937; inspiroi krijimin e degės sė Kryqit tė Kuq nė Vlorė. Pushtuesit fashistė e internuan nė Itali. Vdiq nė Vlorė.
ABAS DILAVER CELKUPA
(1855-1926)
Lindur nė Durrės. Ndihmoi kryengritjet sporadike, qė shpėrthenin me qėllim mposhtjen e forcave osmane. Lidhi bashkėpunime me patriotėt jashtė atdheut, pėrmes letėrkėmbimeve dhe bujtjeve. Nė kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 1910, Celkupa u angazhua denjėsisht dhe ndihmoi luftėtarėt e zonės sė veriut nė veprimet e tyre luftarake. Priti nė Durrės Ismail Qemalin e mė pas, bashkė me delegatėt qė e shoqėronin atė, mbėrriti nė Vlorė, nė ditėt e fundit tė nėntorit 1912, ku mori pjesė nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė Vlorės, kuvend i cili vendosi pavarėsimin e Shqipėrisė nga Turqia. Aktin e pavarėsisė kombėtare e fi rmoi edhe Abas Celkupa, si delegat i Durrėsit, me siglėn Abas Dilaver. Celkupa vdiq nė Durrės.
ABDI TOPTANI
(1864-1942)
Lindur nė Tiranė. Nė vitin 1902 organizoi forcat kryengritėse kundėr osmanėve nė Shingjergj dhe Shupal. Nė nėntor 1912 priti nė Durrės Ismail Qemalin dhe e shoqėroi atė deri nė Vlorė, ku mori pjesė nė ngritjen e fl amurit. U zgjodh ministėr i Financave nė qeverinė e parė shqiptare. Me ardhjen e princ Vidit mė 1914, caktohet ministėr i Bujqėsisė dhe Industrisė. Nė Kongresin e Lushnjės ishte nga aktivistėt kryesorė dhe pėr kėtė u zgjodh anėtar i Kėshillit tė Lartė (ēerek-mbret). Pėrkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhėhequr nga Bajram Curri. Kushėri i parė me Esad Pashė Toptanin, por i ndarė me tė pėr divergjenca politike. Kėshtu qė dera e madhe e Toptanasve u nda pothuajse nė dy pjesė: njė me Esad Pashėn e tjetra me vėllezėrit Abdi e Murad. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtė atdheut, nė organizimet patriotike tė shqiptarėve nė Zvicėr. Por, prej andej kthehet shumė shpejt nė Shqipėri, pėr tu bėrė pjesė e aktivitete politike tė vendit. Vitin e festimit tė 30-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, evenimentit historik ku ai mori pjesė, mė 1942, Toptani vdiq nė Tiranė. Nė Kuvendin e Vlorės pėrfaqėsoi Tiranėn e Krujėn dhe fi rmoi aktin e pavarėsisė me siglėn Abdi.
BEDRI PEJANI
(1885-1946)
Lindur nė Pejė. Shkollėn e mesme e kreu nė Robert Kolezh dhe studimet e larta nė degėn e historisė nė Universitetin e Stambollit. Organizues DHE KRUETAR I Kongresit te e Dytė tė Manastirit (1910), dhe sekretar i Komitetit i Komitetit tė Kosovės (1918-1924). Nė nėntor 1912, u zgjodh pėrfaqėsues i Plavės, Gucisė, Gjakovės dhe Pejės, mori pjesė nė mbledhjen e Vlorės dhe firmosi aktin e pavarėsisė me siglėn Bedri Pejani. Mbėshtetės i kryengritjes sė Fan Nolit dhe anėtar i KONARE-sė. U angazhua nė mbrojtjen e tė drejtave tė Kosovės dhe Ēamėrisė. Ka bashkėpunuar edhe me aktorin e famshėm shqiptar Aleksandėr Moisiu. Mori pjesė nė Komintern. Nga janari deri nė mes tė qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Mė 1945 u arrestua nė Shkodėr nga Sigurimi i Shtetit dhe iu dorėzua autoriteteve jugosllave. Vdiq nė spitalin-burg tė Prizrenit.
SHEFQET DAJIU
(1882-1946)
Lindur nė Elbasan. Shkollėn e lartė e pėrfundoi nė Stamboll. U kthye nė vendlindje, ku vazhdoi veprimtarinė patriotike, tė nisur nė kryeqendrėn e Turqisė. Pėrshėndeti organizimin e Kongresit tė Elbasanit dhe hapjen e Normales, ngjarje kėto qė mbartnin nė vetvete edhe kontributin e madh tė Shefqet Dajiut. Kryengritja e pėrgjithshme e gjeti nė Dibėr, duke hapur shkolla shqipe e duke shpėrndarė tekstet tė shqipes. Nė nėntor 1912, gjendet nė Vlorė, si delegat i Elbasanit dhe fi rmoi dokumentin e indipendencės me siglėn Shefqet Daji. Vite mė vonė iu pėrkushtua aktivitetit pedagogjik. Botoi njė abetare pėr shkollat fi llore. Ndėrsa nė vitet 20 ėshtė deputet nė Parlament. Bashkėpunoi me Aleksandėr Xhuvanin nė shoqėrinė kulturore Kopshti letrar, si dhe nė revistėn e pėrkohshme tė kėtij klubi, me tė njėjtin titull. I cilėsuar si bashkėpunėtor me pushtuesit, Dajiu u arrestua nga fronti nacionalēlirimtar dhe u burgos, pėr tė vdekur nė burg nė vitin 1946.
XHELAL KOPRĖNCKA
Lindur nė Skrapar. Veprimtar i luftės pėr ēlirim kombėtar, sidomos me njė tė afėrm tė tij, Ali Koprėncka. Tė dy pjesė e komitetit tė fshehtė Pėr lirin e Shqipėrisė, ushtronin veprimtarinė e tyre patriotike nė Korēė dhe Manastir, nė klubin e shqiptarėve tė atjeshėm. I kujdes pėr shkollėn shqipe tė Korēės, atė tė vashave dhe djemve. Anėtar i shoqėrive patriotike jashtė vendit. Si delegat i Skraparit, merr pjesė nė shpalljen e pavarėsisė kombėtare dhe fi rmon dokumentin e indipendencės me siglėn Xhelal Ko.. Mė 1918 mori pjesė nė Kongresin e Durrėsit, si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elementė antikombėtarė, Koprėncka u vra pabesisht nė vitin 1919.
VELI HARĒI
Lindur nė Gjirokastėr. Veprimtar i klubit patriotik tė qytetit, bashkė me Idriz Gurin e Hysen Hoxhėn. Bashkė me kėtė tė fundit, pėrfaqėson Gjirokastrėn nė Kuvendin e Vlorės dhe fi rmoi aktin e pavarėsisė, me siglėn Veli Harēi. Harēi u gjend nė Vlorė ditėt e vendimit historik, duke pritur aty mė pas delegatin tjetėr gjirokastrit Hysen Hoxha dhe tė tjerėt. Kėta u vonuan rrugės pėr nė Vlorė nga bandat greke, qė ndodheshin nė jug tė vendit. Ka lindur nga gjysma e dytė e shekullit XIX dhe jetoi deri rreth dekadave tė para tė shekullit XX nė Gjirokastėr.
QAZIM KOKOSHI
(1882-1945)
Lindur nė qytetin e Vlorės. Mėsimet e para i mori nė shkollėn turke tė qytetit tė Vlorės dhe mė pas shkoi nė Janinė, ku mbaroi gjimnazin "Zosimea". Pas mbarimit tė asaj shkolle aty rreth fi llimit tė viteve 1900 u kthye nė vendlindje dhe u angazhua nė klubin "Labėria", ku punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė fshatrat e Vlorės. Mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės nė nėntor 1912, si delegat i Vlorės. Firmoi aktin e pavarėsisė me siglėn Qazim Kokoshi. Nė gusht 1913, Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės e caktoi me detyrėn e nėnprefektit tė Lushnjės. Pasi punoi afro shtatė muaj nė atė detyrė, nė shkurt 1914 u emėrua me detyrėn e kryesekretarit tė Prefekturės sė Vlorės. Pas rėnies sė Qeverisė sė Vlorės, u caktua anėtar i delegacionit pėr tė zhvilluar takimin me princ Vidin. Konkurroi nė zgjedhjet parlamentare qė u zhvilluan nė vitin 1921, ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit tė parė shqiptar. Pas tre vjetėsh, nė Lėvizjen e Qershorit tė vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar qė udhėhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi. Pas dėshtimit emigroi nė Itali e mė pas nė Austri. Mė 1928 u kthye nė atdhe pas amnistisė sė Mbretit, por nė vitin 1932 u arrestua me akuzė komploti kundėr Zogut dhe u burgos, pėr tė dalė sėrish mė 1936. Pas vrasjes sė dhėndrit tė tij, dėshmorit Reshit Ēollaku (i shoqi i sė bijės), Kokoshi u arrestua nga GESTAPO-ja dhe u internua nė Bergamo. Nė prill 1946, komunistėt arrestuan Qazim Kokoshin, i cili ishte kthyer nė Shqipėri nga internimi nazist, nė vitin 1945. I izoluar nė hetuesinė e Vlorės, vdiq nga torturat.
JANI MINGA
(1872-1947)
Mėsues i Popullit
Lindur nė fshatin Shėnpjetėr tė Fierit. Arsimin e ndoqi nė Vlorė. U aktivizua nė klubin patriotik Labėria qė nė vitin 1908. Mėsues e patriot, mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore. Ishte nismėtar pėr hapjen e shkollės shqipe nė Kaninė mė 1909, ndėrkohė hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore", "Gramatikė e gjuhės shqipe" etj. Nė korrik 1911 mori pjesė nė Kuvendin e Drashovicės, nė mbėshtetje tė Memorandumit tė Gėrēės. Ndėrsa, nė vitin 1912 fi toi tė drejtėn e tė dhėnit lėndėn e historisė dhe gjeografi sė, pas njė konkursi nė Janinė, tė cilin e fi toi. Nė nėntor tė atij viti u zgjodh delegat i Vlorės dhe si i tillė fi rmoi vendimin e pavarėsisė me siglėn J. Minga. Atė kohė, me hapjen e shkollės sė Vlorės, u emėrua drejtor i saj. Mė 1922 mori pjesė nė kongresin e arsimtarėve nė Tiranė. Ishte pėrkrah Nolit gjatė kryengritjes sė qershorit 1924 dhe mbajti fjalėn e rastit kur trupat kryengritėse hynė nė Tiranė. Vite mė vonė iu pėrkushtua arsimit, si mėsues e inspektor dhe kohė mė kohė organizonte aktivitete me frymė patriotike, si p.sh. pėrkujtimin e betejės sė Mashkullores dhe fi gurėn e Ēerēiz Topullit etj. Dy djemtė e tij, tė pėrfshirė nė Luftėn Antifashiste, u mbyllėn nė krematoriumet e Mathauzenit mė 1944. Minga vdiq nė Vlorė.
REXHEP MITROVICA
(1888-1960)
Lindur nė Mitrovicė nė njė familje atdhetare. Mėsimet e fesė dhe njohuritė fi llestare i mori nė gjuhėn turke. Sė bashku me Bedri Pejanin e Sali Gjukėn mė 1908-n udhėhoqi njė fushatė propagandistike si parapėrgatitje pėr Kongresin e Manastirit. U shqua si aktivist i lėvizjes pėr ēlirim kombėtar dhe si i tillė mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės. Kosova, duke qenė e pushtuar nga serbėt, u pėrfaqėsua nė kuvend nga Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, delegatė tė Gjakovės, Pejės e Gucisė. Firmoi aktin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn Rexhep. Mė 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesė nė pritjen qė iu bė princ Vidit, i cili zbriti nė Durrės. Me fi llimin e Luftės sė Parė Botėrore u largua nė Austri. Mė 1916-n u vendos nė Vjenė. Atje u regjistrua nė fakultet dhe studioi katėr vjet me radhė shkencat pedagogjike, pėr ti vėnė ato nė jetė disa vite mė vonė, si ministėr Arsimi (1921). Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor tė Lushnjės (gusht 1920) pėr problemin e sistemit arsimor, Mitrovica menjėherė fi lloi punėn nė shtrirjen e rrjetit arsimor. Hodhi idenė e hapjes sė njė biblioteke kombėtare nė Tiranė. Pas emigrimit disavjeēar, nė fi llim tė viteve 40 u kthye nė Shqipėri. Nė vitin 1941 e emėruan anėtar tė Kėshillit tė Shtetit Shqiptar. U zgjodh kryetari i parė i Komitetit Qendror tė Lidhjes II tė Prizrenit. Pas rėnies sė qeverisė sė tij dhe triumfi t tė komunistėve u largua nga atdheu dhe vdiq nė Ankara.
DHIMITĖR TUTULANI
(1875-1937)
Lindur nė Berat. Pėrfundoi gjimnazin Zosimea nė Janinė e mė tej vazhdoi studimet pėr jurist nė Athinė. Pas pėrfundimit tė shkollės, u kthye nė Berat, ku fi lloi tė punojė si avokat. Kėtu ndihmoi lėvizjen patriotike, duke u bėrė bashkėpunėtor i veprimtarėve dhe idealeve kombėtare. Nė nėntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit nė Kuvendin e Vlorės, ku fi rmoi aktin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn Dh. Tout.. Nė dhjetor 1918 ishte delegat nė Kongresin e Durrėsit, ndėrsa afėrsisht dy vjet mė vonė mori pjesė si delegat nė Kongresin e Lushnjės. Nė vitet 20 tė shekullit XX, pėrkrahu politikėn e Fan Nolit dhe mė 1925 u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjesė edhe nė formimin e kishės autoqefale shqiptare, qė doli nga Kongresi i Beratit mė 1922. Vdiq nė Berat, duke lėnė tė shkruar nė testament se njė pjesė tė pasurisė sė tij ia falte qytetit pėr shkolla, rrugė, mirėqenie etj.
MIDHAT FRASHĖRI
(1880-1949)
Lindur mė 1880 nė Janinė. Biri i Abdyl Frashėrit dhe nipi i Sami Frashėrit dhe Naim Frashėrit, u rrit nėn kujdesin e xhaxhallarėve. Pas mbarimit tė shkollės, deri nė vitin 1905, punoi nė administratėn turke dhe mė pas kaloi nė Selanik, nė administratėn shtetėrore. Nė vitin 1908 fi lloi botimin e gazetės "Liria" nė Selanik. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, mė 14 nėntor-22 nėntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nėnkryetar i Komisionit tė Hartimit tė Alfabetit. Nė moshėn 32-vjeēare largohet pėrfundimisht nga Stambolli dhe vjen nė Shqipėri. Nė Kongresin e Vlorės, Frashėri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe fi rmoi aktin e pavarėsisė me siglėn Midhat Frashėri. Nė qeverinė e Ismail Qemalit zgjidhet ministėr i Punėve Botore. Mė 30 mars 1913 jep dorėheqjen nga kjo detyrė. Mirėpriti ardhjen e princ Vidit nė Shqipėri dhe u angazhua nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Pas largimit tė princ Vidit, Frashėri largohet nga Shqipėria dhe deri nė vitin 1918 jeton nė disa shtete tė Europės. Nė vitin 1916 vendoset nė Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet nė Moldavi. Nė vitin 1918, me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore, lejohet tė largohet dhe vendoset nė Lozanė tė Zvicrės. Mė 1920 shkon nė SHBA. Kthehet nė Shqipėri nė vitin 1922. Nė janar 1923 fi llon detyrėn e Ministrit Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė nė Athinė, deri nė dhjetor 1925. I zhgėnjyer nga zhvillimet politike nė Shqipėri dha dorėheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Mė 1927 fi llon tė botojė nė Tiranė revistėn Dituria dhe themelon librarinė Lumo Skėndo. Pas pushtimit tė vendit nga Italia, vendos tė rikthehet nė politikė. Mė 1941 ėshtė ideologu kryesor dhe njė nga themeluesit e Organizatės Nacionaliste Balli Kombėtar. Kundėrshtar i komunistėve, u detyrua nė nėntor 1944 tė largohet nga Shqipėria dhe tė vendoset nė Itali. Gjatė njė udhėtimi pėr nė Nju Jork vdes si pasojė e njė ataku kardiak, nė tetor 1949, nė dhomėn e njė hoteli.
ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ
(1885-1959)
Lindur nė Kaninė tė Vlorės nė njė familje tė vjetėr feudalėsh. U dallua si politikan e diplomat. Qė nė vitin 1906 u emėrua nėpunės i konsullatave turke nė Greqi, Bejrut, Maltė etj. U burgos prej autoriteteve turke, kur u kthye nė Shqipėri dhe u aktivizua me grupet patriotike. Mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 1911. Nė Kuvendin e Vlorės, si delegat i Vlorės, fi rmoi dokumentin e pavarėsisė, me siglėn Zihni Abbas Kanina. U zgjodh drejtor i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Vitet e mėvonshme iu pėrkushtua arsimdhėnies, sidomos dhėnies sė leksioneve pėr gjuhėt e huaja. Me fi llimin e Luftės sė Dytė Botėrore, Kanina u bė pjesė e Ballit Kombėtar, pėrkrah mikut tė tij tė vjetėr tė idealit Midhat Frashėrit. Kjo nuk u pėlqeu komunistėve tė pasluftės, tė cilėt nė vitin 1951 e arrestuan Zihni Kaninėn dhe e burgosėn nė Tiranė, duke e lėnė aty derisa vdiq.
HAJREDIN CAKRANI
Lindur nė Cakran tė Fierit, nė njė familje me autoritet nė zonė, falė beut Bektash bej Cakrani. Veprimtar i lėvizjeve patriotike nė Fier dhe zonėn pėrreth, kur fi lloi tė shpėrndajė programet kombėtare, qė propagandonin emancipimin e vendit. Merr pjesė nė Kuvendin e Vlorės dhe nė nėntor 1912 fi rmoi aktin e shpalljes sė pavarėsisė, me siglėn Hajredin Cakrani. Mbetjet e veprimtarisė sė tij patriotike janė duke u gjurmuar nė dosjet e arkivave dhe deri mė sot nuk ėshtė shkruar apo botuar ndonjė material rreth tij.
QEMAL KARAOSMANI ELBASANI
(1875-1949)
Lindur nė Elbasan. Studimet e larta i pėrfundoi nė Stamboll pėr shkenca politike dhe administratė. Filloi punėn nė Janinė e mė pas u transferua nė Berat. Kėtu bashkėpunoi me fi gura tė shquara tė lėvizjes pėr ēlirim kombėtar, si me Jorgji Karbunarėn dhe Iljaz Vrionin nė pėrhapjen e ndjenjave kombėtare, si dhe shpėrndarjen e librave shqip, botime kėto qė Elbasani i kishte sjellė me vete nga kthimi prej Stambollit. Punoi dhe ndihmoi nė organizimin e Kongresit tė Elbasanit nė vitin 1909. Kishte popullaritet nė zonėn e Beratit dhe pėr kėtė veprimtaria e tij patriotike nuk ra nė sy tė osmanėve. Nė nėntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit nė Kuvendin e Vlorės dhe si i tillė, Karaosmani fi rmoi dokumentin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn Qemal Elbasani. Ishte pjesė e administratės civile nė qeverinė e Vlorės. Pena e nėnshkrimit tė aktit tė pavarėsisė shumė vite mė vonė gjendej nė shtėpinė e Karaosmanit dhe mė 1962, ajo u dorėzua nė Arkivin e Shtetit. Mbėshteti qeverinė e Sulejman bej Delvinės, tė dalė nga Kongresi i Lushnjės dhe pėr disa vite ishte asamblist. Ka qenė zgjedhur kryetar bashkie nė Elbasan. Vitet e Luftės II Botėrore i kaloi i tėrhequr nga jeta politike. Rrethanat e krijuara pas ēlirimit e vendosėn nė Kavajė, qytet ku vdiq.
ILJAZ VRIONI
(1882-1932)
Lindur nė Berat mė 1882. Djali i Mehmet Ali Pashė Vrionit, patriotit tė shquar shqiptar, nėnkryetarit tė Lidhjes sė Prizrenit dhe babai i pėrkthyesit tė shquar Jusuf Vrioni, nėnshkrues i Deklaratės sė Pavarėsisė, me siglėn Iljas Vrijon, si delegat i Beratit; shėrbeu tri herė si Kryeministėr i Shqipėrisė dhe disa herė si ministėr i Jashtėm dhe si Ministėr i Plotfuqishėm i shtetit shqiptar nė Paris. Shėrbeu gjithashtu pėr njė kohė shumė tė gjatė si deputet i Parlamentit tė Shqipėrisė. Kryetari i delegacionit tė Beratit nė punimet e Kongresit tė Lushnjės. Dekoruar nga Republika Franceze nė vitet 20 me urdhrin e lartė Grand Offi cier de la Légion d'Honneur. Vdiq nė Paris dhe u varros nė Berat. Nė vitin 1946 komunistėt zhvarrosėn eshtrat e tij dhe i hodhėn ato nė lumin Osum. Kryeministėr i shtetit shqiptar: 19 nėntor 1920 - 1 korrik 1921 Kryeministėr i shtetit shqiptar: 11 korrik 1921 - 16 tetor 1921 Kryeministėr i shtetit shqiptar dhe ministėr i Jashtėm: 27 maj 1924 - 10 qershor 1924 Ministėr i Jashtėm: 30 mars 1924 - 27 maj 1924 Ministėr i Jashtėm: 12 shkurt 1927 - 21 tetor 1927 Ministėr i Jashtėm dhe zv.ministėr i Drejtėsisė: 26 tetor 1927 - 10 maj 1928 Ministėr i Jashtėm: 11 maj 1928 - 1 shtator 1928 Ministėr i Jashtėm: 5 shtator 1928 - 13 janar 1929 Ministėr Fuqiplotė nė Francė dhe Britani: 1925-1926 Ministėr Fuqiplotė nė Francė dhe Britani: 1929-1932 Kryetar i Bashkisė sė Beratit mė 1909 dhe 1920(Shqip)
DHIMITĖR BERATTI
(1888-1970)
Lindi nė Korēė, nė vitin 1888. Pėrfundoi nė Rumani Fakultetin e Shkencave Politike dhe atė Juridik. Pas vitit 1905 kthehet nė Korēė, ku punon si mėsues nė Shkollėn e Parė Shqipe tė Korēės. Anėtar i klubit patriotik Dituria tė Korēės, qė nė themelimin e tij mė 1908. Mė 13 dhjetor 1909 merr pjesė nė shfaqjen e dramės Besa si sufl er. Po kėtė vit merr pjesė nė Kongresin e Elbasanit, kurse mė 1910 nė Kongresin e Dytė tė Manastirit. Nga tė parėt pjesėmarrės nė mbledhjen e hotel Kontinental-it nė Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit. Ka fi rmuar aktin historik tė shpalljes sė pavarėsisė, me siglėn D. Beratti, nė emėr tė kolonisė sė Bukureshtit. U emėrua drejtor i pėrgjithshėm nė gazetėn e qeverisė sė Vlorės Pėrlindja e Shqipėniės dhe u zgjodh anėtar i Pleqėsisė. Mė 1913 sekretar i delegacionit shqiptar qė udhėton nė Londėr, Paris, Romė, etj. Mė 1913, administratori i spitaleve tė vendit. Nė korrik 1914 emigron nė Rumani, ku punoi pėr krijimin e Kishės Ortodokse Shqiptare tė Rumanisė. Beratti ėshtė delegat i shqiptarėve tė Bukureshtit nė Konferencėn e Paqes mė 1919. Nė shkurt 1919 shėrben si sekretar i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit. Mė 1924 ndodhet nė Sofje me detyrėn e kryekonsullit. Nė periudhėn 1926 deri mė 1934 punon si sekretar nė Ministrinė e Jashtme. Mė 1935, ministėr i Ekonomisė kombėtare. Njė vit mė vonė ministėr nė Romė. U emėrua mė 3 dhjetor 1941 ministėr Sekretar Shteti i Kulturės Popullore nė qeverinė e Mustafa Merlikės. Anėtar i Institutit tė Studimeve Shqiptare nė Tiranė. Pas rėnies sė qeverisė sė Rexhep Mitrovicės, u largua nga Shqipėria pėrgjithmonė, u vendos nė Itali, ku u mor me veprimtari tė shumta patriotike. Mbretėria rumune mė 1932 e dekoroi me medaljen Grand Offi cer De La Courron Roumania. Vdiq nė Romė mė 1970. Ka botuar dy vėllime me titull Shqipėria mė 1937, tė cilėt shėrbejnė nė ditėt tona si model pėr shkrimin e historisė sė shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhrin Pėr veprimtari patriotike tė klasit tė parė.
SALI GJUKA
(1876-1925)
Lindi nė Pejė, nė vitin 1876. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak i pėrndjekjeve tė pushtuesve osmanė. U regjistrua nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė Selanik. Pas mbarimit tė studimeve, nisi punėn nė gjykatėn e atij qyteti. Nė vitin 1909 punoi pėr hapjen e shkollės shqipe nė Pejė. Ndėrsa nė vitin 1910 ishte mėsuesi i parė i shqipes nė Shkollėn Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Mori pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė viteve 1910-1912. Me nismėn e tij, nė prill 1912, u formua nė Selanik, klubi "Bashkimi", nė favor tė edukimit tė ndjenjave atdhetare dhe pėrhapjen e gjuhės shqipe. Si pėrfaqėsues nga Kosova dhe delegat i Pejės, Gjakovės, Plavės e Gucisė, mori pjesė nė shpalljen e pavarėsisė kombėtare dhe fi rmosi aktin me siglėn Salih Gjuka. U zgjodh kėshilltar i Pleqėsisė (Senatit). Nė janar 1913 fi lloi punėn si drejtor i arsimit pėr Qarkun e Beratit. Menjėherė hapi shkollėn Normale tė pėrkohshme. Nė vitin 1920, pėrmendet si njė nga pėrkrahėsit e Kongresit tė Lushnjės dhe katėr vite mė vonė mbėshtet Nolin, kur ky u bė Kryeministėr. Tuberkulozi e mposhti, nė tetor 1925 nė Berat. Mėsues i Popullit
DHIMITĖR ZOGRAFI
(1878 1945)
Lindi nė Korēė. Nė fund tė shekullit XIX, sė bashku me vėllezėrit emigroi nė Rumani. Mė 1906 merr pjesė nė themelimin e shoqėrisė patriotike tė shqiptarėve tė Bukureshtit, Bashkimi-Unirea. Njė nga organizatorėt e mbledhjeve qė u zhvilluan nė fi llim tė nėntorit 1912 nė Bukuresht. Aty theksoi se patriotėt kanė besim tė plotė nė veprimin e Kombit shqiptar pas udhės qė tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanė pėr tė bėrė sa mundet me gjithė shpirt e me tė gjitha mėnyrat pėr shpėtimin e Atdheut. U zgjodh delegat i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit pėr tė marrė pjesė nė Shpalljen e Pavarėsisė. Mė 28 Nėntor 1912 fi rmos vendimin e Pavarėsisė me siglėn Dimitri Zografi . Anėtar i Pleqėsisė. Nė dhjetor 1912, bashkė me Dhimitėr Emanoilin, shkon nė Brindisi e prej andej kthehet nė Korēė nga ku largohet mė 1917. Kundėrshton vendimet e padrejta tė Konferencės sė Parisit nė kurriz tė popullit shqiptar dhe fi rmos protesta drejtuar kryesisė sė saj nė qershor 1919. Vdiq nė Bukuresht.
DHIMITĖR MBORJA EMANOIL
(1884-1945)
Lindi nė Mborje. Anėtar i shoqėrisė Dituria tė Korēės mė 1908. Kryetar i shoqėrisė patriotike tė shqiptarėve tė Bukureshtit. Boton e shpėrndan programin e komitetit tė fshehtė Pėr lirinė e Shqipėrisė. Mė 5 nėntor 1912 merr pjesė nė mbledhjen e Bukureshtit. Mė 28 Nėntor 1912, fi rmon aktin e pavarėsisė me siglėn Dh Emmanuel, nė emėr tė kolonisė sė Bukureshtit. Nė shkurt 1915 zgjidhet kėshilltar pranė shoqėrisė sė Komunitetit Ortodoks Shqiptar tė Bukureshtit, e cila punonte pėr tė mbajtur njė shkollė nė gjuhėn shqipe. Rreth vitit 1920, lėshoi darovisht godinėn e shtėpisė sė tij nė Korēė si ambient mėsimor pėr Liceun Kombėtar. Mė 1924 mbėshtet qeverinė e Nolit. Largohet nė Rumani pėr tu rikthyer nė atdhe vite mė vonė. Vdiq nė Bukuresht.
MURAD TOPTANI
(1867-1918)
Lindi nė Akį (Turqi), ku ishte internuar i ati Seremedin Pashė Toptani, nga turqit pėr arsye tė aktivitetit tė tij nacionalist. Nė dekadat e fundit tė shek. XIX, Muradi erdhi nė Tiranė dhe u kthye pėrsėri nė Stamboll, ku u martua me vajzėn e Naim Frashėrit, Asijen. Aty ndoqi mėsimet nė Gallata Saraj. Pas vitit 1895, Toptani u vendos pothuaj pėrfundimisht nė qytetin e Tiranės, origjinės sė tij. Nė atdhe, fi lloi organizimin me miqtė tij, veprimtarė patriotė nė Tiranė dhe mė gjerė se kaq. Nė njė raport tė shėrbimit tė fshehtė anglez tė vitit 1916, lexojmė: Murad beu: Nga familja e Toptanasve. Kushėri ne Esatin, por nė konfl ikt tė vazhdueshėm me tė; nga kjo shtrėngohet tė jetojė jashtė shtetit. (...) Ka ndikim tė madh nė popullsinė e Shqipėrisė sė Mesme. Mesa duket edhe nga shėnimi i mėsipėrm, ose edhe nga analizimi qė mund ti bėhen marrėdhėnieve tė Abdi e Murad Toptanit me kushėririn e tyre, Esat Pashėn, ato nuk kanė qenė aspak tė mira. Raste nga mė interesantet nė historinė e Shqipėrisė, kur nė njė familje tė madhe valėzohet xhelozia e shfrezuar mes sė mirės dhe tradhtisė. Toptani bashkėpunoi me organet e shtypit tė shqiptarėve jashtė atdheut. Mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės nė nėntor 1912 dhe si delegat i Tiranės, fi rmosi aktin e indipendencės, me siglėn Murad Toptani. Pas rėnies sė qeverisė sė Vlorės, Esat Pasha i dogji shtėpinė dhe njė pjesė tė madhe tė pasurisė sė tij qė ndodhej brenda saj. I detyruar, Muradi emigron nė Vjenė. Vdiq nė Tiranė, njė vit pasi u kthye ne atdhe. Murad Toptani ishte njė artist i shquar, piktor e skulptor.
QEMAL MULLAJ
(1881-1966)
Lindi nė Berat. Shkollėn e lartė e pėrfundoi nė Stamboll, pėr gjeografi . Pas shpalljes sė Kushtetutės xhonturke dhe faljes sė lirisė, u kthye nė Shqipėri dhe u vendos nė afėrsi tė Lushnjės. Aty propagandoi veprimtarinė dhe lėvizjet kundėr osmanėve dhe predikoi pavarėsinė e atdheut. Si delegat i Lushnjės, ai nė nėntor 1912 mori pjesė nė Kuvendin historik tė Vlorės dhe fi rmoi aktin e shpalljes sė pavarėsisė, me siglėn Qem. Mullaj. Pas rėnies sė qeverisė sė Vlorės dhe me nisjen e Luftės I Botėrore, u largua nga Shqipėria. U kthye nė atdhe rreth vitit 1920, pėr tu rimarrė pėrsėri me politikė. Deputet nė Parlamentin e parė shqiptar. Merr pjesė nė varrimin e Avni Rustemit nė Vlorė, mė 1 maj 1924 dhe mbėshtet forcat e kryengritjes sė njė muaji mė pas. Pas rrėzimit tė kabinetit tė Nolit, emigroi jashtė, ku thuhet se mund tė ketė organizuar njė atentat kundėr Ahmet Zogut. Vitet e fundit tė jetės i kaloi nė Tiranė, pothuaj i pashqetėsuar nga regjimi i kohės, duke u nderuar me urdhrin Pėr veprimtari patriotike tė klasit I. Vdiq nė Tiranė.
FERIT VOKOPOLA
(1887-1969)
Lindi nė Vokopolė tė Beratit. Fillimisht emigroi nė Stamboll, ku vijoi studimet. Mė pas kthehet nė Shqipėri, ku nė nėntor 1912 zgjidhet delegat i Lushnjės pėr nė Kuvendin e Vlorės. Aty fi rmosi aktin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn M. Ferit Vokopola. Gjatė kėsaj kohe, Mustafa Vokopola, babai i tij, ishte prefekt i Vlorės. Nga fundi i dekadės sė parė tė shek. XX, iu pėrkushtua mėsimeve fetare, pėrkthimit tė Kuranit. Mė 1920 mori pjesė nė organizimin e Kongresit tė Lushnjės. Ishte ndėr themeluesit e Medresesė sė Tiranės dhe bashkėpunėtor i njohur i shtypit laik e fetar. Gjatė kohės sė monarkisė ishte deputet i Beratit dhe pėr njėfarė kohe ministėr i Bujqėsisė. Autor i veprės "Gjėmimi i Tomorrit" (fetare), pėrmbledhjes me vjersha "Symbyllazi dhe ėndėrrime". La nė dorėshkrim Kalendarin osman dhe Kuranin. Vdiq nė Durrės.
LEF NOSI
(1873-1945)
Lindi nė Elbasan. U arsimua nė shkollėn fi llore tė atij qyteti dhe studimet e mesme i pėrfundoi nė Athinė. Zotėronte bagazh kulturor dhe ishte poliglot. Zotėronte pesė gjuhė tė huaja. U lidh me lėvizjen antiosmane dhe u hodh nė luftė pėr pavarėsimin e atdheut. Mė 1910 botoi nė Elbasan gazetėn Tomorri. Nė nėntor 1912 ishte delegat i Elbasanit nė Kuvendin e Vlorės, ku fi rmosi aktin e pavarėsisė me siglėn Lef Nosi. Ai mbajti nė ruajtje dokumentin origjinal tė shpalljes sė pavarėsisė kombėtare dhe e botoi atė me rastin e 25- vjetorit tė indipendencės, mė 28 Nėntor 1937, me qėllim qė tė mos falsifi kohej. Mė datė 5 dhjetor 1912 mori detyrėn e ministrit tė Postė-Telegraf-Telefonit, detyrė qė e ushtroi deri mė 24 janar 1914. Nosi u zgjodh delegat i Elbasanit nė Kongresin e Durrėsit nė dhjetor 1918. Njė vit mė vonė ishte pjesė e delegacionit shqiptar pranė Konferencės sė Paqes nė Paris. Pas vitit 1920 shėrbeu nė Elbasan si kryetar bashkie. Mė 1924 botoi serinė e vyer Dokumenta Historike pėr ti shėrbye historis sonė kombėtare. Ushqente bindje demokratike dhe antimonarkist, refuzoi kėrkesėn e Zogut pėr tu bėrė ministėr. Mė 1940 pushtuesit fashistė e internuan nė Itali dhe pas kapitullimit tė tyre nė shtator 1943, iu rikthye jetės politike nė vend. U zgjodh kryetar i Asamblesė Kushtetuese. Momentin e zgjedhjes sė tij, kohėt e fundit kemi mundur ta zbulojmė nė njė material fi lmik origjinal pa zė tė kohės. Pas luftės, Nosi u shpall nė kėrkim nga komunistėt, tė cilėt pasi e lokalizuan vendndodhjen e tij, e arrestuan dhe e dėnuan me vrasje. Lef Nosi ishte njė njohės shumė i mirė i antikuarėve dhe koleksionist i famshėm nė Ballkan.
NURI SOJLIU
(1870-1940)
Lindur nė Strugė. Veprimtar i lėvizjeve pėr ēlirim kombėtar. U lidh me personalitete tė shquar dhe aktivistė shoqėrorė dhe politikė, si p.sh. Ibrahim Temon, Dervish Himėn, Mihal Gramenon etj. Ishte pjesė e klubit patriotik Bashkimi, themeluar nga patriotėt e Strugės nė kohėn e shpalljes sė Hyrjetit. Po ky klub bėri tė mundur ēeljen e shkollės sė parė shqipe tė Strugės nė vitin 1910. Mbėshteti Kongresin e Manastirit dhe atė tė Elbasanit. Nga njė fotografi , por dhe nga letėrkėmbimet dhe shtypi i kohės, kuptojmė se Sojliu bashkė me babain e shenjtores Nėnė Tereza, pėrgatiti njė grup nxėnėsish nga Shkupi pėr ti dėrguar nė Normalen e Elbasanit. Nė nėntor 1912, u zgjodh delegat i Strugės nė Kuvendin e Vlorės, ku fi rmosi aktin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn Nuri. Mbėshteti lėvizjet politike me frymė demokratike tė viteve 20. Vdiq nė Strugė.
DR. HYSNI MYRTEZAJ
Lindur nė Strugė, rreth dekadave tė fundit tė shek. XIX. Shumė pak tė dhėna diskutohen nga biografi a e tij, ngaqė nuk ka mbetur trashėgimi. Pas disa pėrpjekjeve, mundėm tė gjejmė para disa vitesh nė Strugė vendin ku ndodhej godina e banesės sė tij, por qė sot ėshtė zėvendėsuar me tė tjera, jo prej tė afėrmve tė doktorit. Nė Kuvendin e Vlorės, nė nėntor 1912, pėrfaqėsoi Strugėn dhe me kėtė status fi rmosi aktin e shpalljes sė pavarėsisė, me siglėn Dr. H. Myrteza.
PANDELI CALE
(1879 1923)
Lindi nė Korēė. Kreu liceun klasik francez tė Aleksandrisė nė Egjipt. Nė vitet 1900- 1904 punon nė koloninė e Bukureshtit. Mė 1904 kthehet nė Shqipėri. Bashkė me Themistokli Gėrmenjin dhe Midhat Frashėrin vuri bazat e Komitetit tė Fshehtė Shqiptar nė Selanik. Kryetar i shoqėrisė Banda e Lirisė mė 1908. Nė shkurt 1909, sekretar i shoqėrisė Lidhja Orthodhokse. Nė kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 19101912 drejtoi ēetat e zonės sė Korēės. Merr pjesė nė mbledhjen e 5 nėntorit 1912 dhe si vetėdashės shoqėron Ismail Qemalin pėr nė Shqipėri. Mė 28 Nėntor 1912, si delegat i Korēės, fi rmos manifestin e pavarėsisė me siglėn Pandeli Cale. Emėrohet ministėr i Bujqėsisė, Industrisė dhe Tregtisė. Vitet e Luftės sė Parė Botėrore i kalon nė Zvicėr, Ukrainė, Bullgari, Francė. Mė 1919 kthehet nė atdhe. Mė 1920 hartues dhe fi rmėtar i Protokollit tė Kapshticės. Mė 1920, prefekt i Korēės. Nė shkurt 1921 deputet nė tė parin Parlament shqiptar. Vdiq i sėmurė nė njė spital tė Selanikut.
LUIGJ GURAKUQI
(1879-1925)
Lindi nė Shkodėr. Ndoqi mėsimet e para nė kolegjin saverian. Mė vonė, shkoi nė Kalabri, nė Liceun e Shėn Adrianit. Nga vitet 1906 takoi pėr herė tė parė Ismail Qemalin dhe njė vit mė vonė lidhi bashkėpunim dhe ndihmoi patriotin Bajo Topulli nė organizimin e komitetit tė fshehtė kombėtar. Viti 1908 e gjen nė Manastir, nė Kongresin e atij vendi, ku ishte pėrfaqėsues i Shkodrės. Aty u zgjodh nėnkryetar i Komisionit pėr caktimin e alfabetit tė shqipes. Ndėrsa, njė vit mė vonė e shohim nė Elbasan, ku merr pjesė nė punimet e Kongresit tė Elbasanit, i cili mes tė tjerash vendosi hapjen e Shkollės Normale po nė Elbasan. Gurakuqi u zgjodh drejtor i saj qė ditėn e hapjes, mė 1 dhjetor 1909. Nė fi llim tė kryengritjeve tė pėrgjithshme, ėshtė me armė nė dorė e mė pas takon Ismail Qemalin pėr tė lobuar rreth fatit tė Shqipėrisė nėpėr kancelaritė e huaja. Kthehet nė atdhe bashkė me delegatėt e tjerė dhe si pėrfaqėsues i vetėm i Shkodrės merr pjesė nė Kuvendin Kombėtar tė Vlorės. Mendohet qė rezolucionin e pavarėsisė, ku janė hedhur fi rmat e 40 pėrfaqėsuesve, ta ketė shkruar Gurakuqi. Ai fi rmosi aktin me siglėn Luz Gurakuqi. Mė 1913 bėn pjesė nė delegacionin shqiptar qė shkoi nėpėr Europė pėr tė drejtat e Shqipėrisė. Priti Princ Vidin dhe u emėrua prej tij zv/ministėr i Arsimit. Nga themeluesit e Komisisė letrare tė Shkodrės mė 1916, ku punoi pėr arsimin e gjuhėn shqipe dhe dy vjet mė vonė, pjesė e Kongresit tė Durrėsit. Bashkėpunėtor gjatė viteve 20 me Nolin e Rustemin. Ne qeverinė e Nolit u zgjodh ministėr i Financave. Me triumfi n e legalitetit, nė dhjetor 1924, u largua pėrgjithmonė nga Shqipėria, nė Itali, duke humbur jetėn njė vit mė vonė, nga pistoleta e Balton Stamollės, kushėririt tė tij tė dytė, akt qė siē e pėrcjellin gazetat italiane, ishte gjatė njė zėnke sporadike. Pretendimet se Gurakuqi ėshtė vrarė nga Zogu, kanė mbetur enigmė dhe tė pasqaruara.
SPIRIDON ILO
(1876 1950)
Lindi nė Korēė. Mėsues nė Shkollėn Shqipe tė Vashave. Emigroi nė Bukuresht ku u lidh me koloninė shqiptare tė atjeshme. Nė dhjetor 1909 luan njė rol nė dramėn Besa. Mori pjesė nė mbledhjen e Bukureshtit. Thuhet se Spiridon Ilo solli fl amurin shqiptar qė u ngrit nė Vlorė. Nė mbledhjen e 28 Nėntorit, si pėrfaqėsues i Korēės, fi rmosi aktin e pavarėsisė me siglėn Spiro T. Ilo. Nė vitin 1913 u kthye nė Rumani. Nė vitin 1916 emigroi nė Nju Jork ku vazhdoi veprimtarinė patriotike. Themeloi shoqėrinė e parė diskografi ke Albanian Phonograf Records nė vitin 1923. Regjistroi pėr herė tė parė Himnin tonė Kombėtar. Kallėpet e pllakave i solli nė Shqipėri dhe mė 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv, por ato fatkeqėsisht u shpėrdoruan dhe meqė ishin prej bakri u futėn nė bazamentet e antenės sė Radio Korēės. Veprimtarinė e tij patriotike e vazhdoi mė pas nė Rumani. Mė 1926 u vendos pėrfundimisht nė Korēė. Mė 1938 anėtar i Dhimogjerondisė. Mė 1 prill 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombėtare. Nė vitet 20 botoi e shpėrndau kartolina me temė patriotike. Ka botuar komedinė Vėrtet ėndėrr si dhe pėrmbledhjen me kėngė patriotike Dėshirat e zemrės. Vdiq nė Korēė.
THANAS FLOQI
(1884-1945)
Lindi nė Korēė. Pėrfundoi studimet universitare nė Athinė, nė Fakultetin e Drejtėsisė. Nė vitin 1905 vendoset nė qytetin Xhejmstaun. Merr pjesė nė themelimin e shoqėrisė Malli i Mėmėdheut mė 1906. Shėrben si kronikan i gazetės Kombi tė Sotir Pecit. Kthehet nė atdhe nė korrik 1908, qėndron nė Vlorė. Themelon mandolinatėn Labėria dhe qėndron dirigjent i saj. Nė Kongresin historik tė Vlorės, mori pjesė si delegat i Korēės dhe mė 28 nėntor 1912 fi rmoi vendimin e pavarėsisė me siglėn Thanas V. Floqi. Caktohet gjyqtar nė Elbasan. Ka pėrkthyer me mjeshtėri nė gjuhėn shqipe Tre muskėtjerėt e A. Dumasė, Jeta ushtarake tė E.de Amiēis, romanin Ditėt e prapme tė Pompeit tė Lyttonit; romanin Arsen Lupeni kundėr Sherlock Holmesit tė M. Leblanc; ka botuar njė fjalor italisht shqip mė 1939. Mė 1910 botoi njė gramatikė tė gjuhės shqipe. Vdiq nė Elbasan.
MUSTAFA MERLIKA KRUJA
(1887-1958)
Lindi nė Krujė. Fundi i dhjetėvjeēarit tė parė tė shek. XX e gjen nė Stamboll, tė regjistruar nė institutin superior Fakulteti i Shkencave Politike, prej nga do tė dalė nė vitin 1910 me diplomė nė shkencat politike e sociale. Kthehet nė atdhe dhe dy vjet mė vonė gjendet nė Vlorė, si delegat i Krujės dhe merr pjesė nė Kuvendin e Vlorės. Aty fi rmosi aktin e pavarėsisė kombėtare, me siglėn Mustafa Asim Kruja. Nė vitin 1924 emėrohet prefekt i Shkodrės e mė pas, me ardhjen e legalitetit, shkoi nė Itali. U vendos nė Zara, ku ra nė kontakt me intelektualėt Xhevat Korēa, Ernest Koliqi, Kostantin Kotte. Pushtimi fashist i vendit e gjen nė Gjenevė, ku ndiqte me interes zhvillimet nė Shqipėri, si dhe nė kampin e ri qė ishte krijuar atėherė, me vendndodhje nė Rusinė bolshevike. Me miqtė e tij punoi qė veprimtaritė e komunistėve rusė tė mos ngjisnin edhe nė Shqipėri. Mė 1941 ishte pjesė e Institutit tė Studimeve Shqiptare, pararendės i Akademisė sė Shkencave. Nė prill 1942, Merlika kėrkon heqjen e shpatave tė Liktorit nga fl amuri i Shqipėrisė, kėrkesė e cila u prit me indinjatė nga fashistėt dhe qė nuk u kalua lehtė nė fjalimin e Teatro Savoia nė Romė. I tronditur nga fatkeqėsi familjare dhe i dorėhequr nga politika, nė momente kritike tė politikės, kur vendi kishte nevojė mė shumė se kurdoherė, Merlika i detyruar, largohet si fi llim nė Francė e mė pas nė ShBA. Familja e tij, e mbetur nė Shqipėri, u internua, duke jetuar me kėtė ndjenjė dhe duke mos pėrfunduar dot veprėn e tij tė jetės Fjalorin kritik tė gjuhės shqipe me rreth 24.000 fjalė. Kruja vdiq nė Niagara Falls.
YMER DELIALLISI
(1873-1944)
Lindi nė Shijak. Emigroi herėt nė kolonitė e shqiptarėve jashtė atdheut, nga ku mori formimin e parė tė tij si veprimtar i lėvizjes kombėtare. Bashkė me miqtė e tij Abdi e Murad Toptani, mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme, e cila ēoi nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Deliallisi mori pjesė nė kėtė ngjarje historike dhe fi rmosi certifi katėn e lindjes sė shtetit shqiptar, me siglėn Ymer. Duke qenė rrugės pėr nė Vlorė, nė pėrcjelljen qė i bėri Ismail Qemalit, ai i dėrgoi telegram veprimtarėve qė ndodheshin nė Shijak qė ta ngrinin fl amurin kombėtar sa mė parė. Kundėrshtar i politikės sė Esat Pashė Toptanit dhe pėrfaqėsues i Shijakut nė Kongresin e Lushnjės. Viti 1920 shėnon ngarkimin e tij me detyrėn e kryetarit tė Bashkisė sė Shijakut. U pleks me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dėshtimit tė saj, u largua jashtė vendit. Pas disa vitesh, i kthyer nė atdhe, u arrestua dhe u burgos. Mė pas iu vu veprimtarisė tregtare dhe materializoi ndihmėn ndaj Luftės Antifashiste. I internuar nga nazistėt, vdes nė burg, nė Tiranė.
ZYHDI OHRI
Lindi nė Ohėr. Studimet i pėrfundoi nė Turqi. Ishte pjesė e lėvizjeve kombėtare dhe i luftės pėr ēlirim nga osmanėt. Ka organizuar veprimtari e tubime tė ndryshme, duke propaganduar idetė kombėtare. I zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės dhe fi rmoi aktin e pavarėsisė, me siglėn Zuhdi Ohria. Ishte pjesė e Senatit tė dalė nga qeveria e Ismail Qemalit. Mė pas, shkoi nė Elbasan, ku bashkėpunoi me Aqif pashė Biēakēiun. Mbėshteti qeverinė e Sulejman Delvinės, tė dalė nga Kongresi i Lushnjės mė 1920.
XHEMAL DELIALLISI
(1880-1941)
Lindi nė Shijak. Veprimtar shoqėror dhe politik i lėvizjeve pėr ēlirim kombėtar. Nė nėntor 1912, si delegat i Shijakut, mori pjesė nė shpalljen e pavarėsisė. Firmosi dokumentin e indipendencės me shėnim nė osmanisht Xhemmalyyddin bej. Gjatė viteve 20 mori pjesė nė aktivizimet pėr demokratizimin e vendit. Pėrkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufi t. Mė 1924 mbėshteti kryengritjen e Fan Nolit. Pas dėshtimit tė saj, u largua nga Shqipėria, pėr tu rikthyer pas disa vitesh. U vendos nė Tiranė, ku ndiqte me interes zhvillimet politiko-shoqėrore tė vendit. Vdiq nė Tiranė.
NEBI SEFA
(1861-1942)
Lindi nė Lushnjė. Pėrkrahu Kongresin e Manastirit dhe fi lloi tė propagandojė shkrimin e shqipes me germa latine. Mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė viteve 1911 dhe 1912. Nė nėntor tė atij viti u zgjodh delegat i Lushnjės pėr nė Kuvendin e Vlorės. Sefa mori pjesė nė mbledhjen e parė tė kėtij Kuvendi historik dhe mė 28 Nėntor nėnshkroi aktin e pavarėsisė, me siglėn Nebi Sefa Lushja. Me forcat e tij, i erdhi nė ndihmė organizimit tė njėsive tė para ushtarake tė qeverisė sė Vlorės, nė zonėn e Mallakastrės, sė bashku me Ministrinė e Luftės, kreu i sė cilės ishte Mehmet Pashė Kalkandeleni Tetova (Dėrralla). Nė vitet 20 pėrkrahu kursin politik tė ndjekur prej forcave fanoliane. Vdiq nė Lushnjė.(Shqip)