Menu principale:
shtypi dhe komunikata
Zyrtarizohet fejesa e Lartėsisė Tij Princit Leka II me Zonjushėn e nderuar Elia Zaharia
Ceremonia e rastit u mbajt nė sallonet e hotelit tė famshėm « Lutetia » nė Paris nė orėn 18.00 pasdite
Ditėn e mėrkurė, mė dt. 16 qershor 2010, Familja Mbretėrore Shqiptare zyrtarizoi fejesėn e Lartėsisė Tij Princit Leka II me Zonjushėn e nderuar, Elia Zaharia. Ceremonia e rastit u mbajt nė sallonet e hotelit tė famshėm « Lutetia » nė Paris nė orėn 18.00 pasdite.
Duke trashėguar traditėn e vjetėr shqiptare, ceremonia e shpalljes dhe e bėrjes publike tė fejesės u zhvillua pak ditė pasi shkuesi i N.M.T. Mbretit Leka I, Gjeneral Daut Haradinaj, kishte marrė miratimin e familjes sė Zonjushės Elia Zaharia pėr fejesėn e bijės sė tyre me L.T. Princin Leka II.
Pėrzgjedhja e kryqytetit francez pėr kėtė eveniment gazmor ishte vendosur duke u nisur nga fakti se shumė anėtarė dhe tė afėrm tė familjes mbretėrore janė francezė ose jetojnė nė Francė qė prej shumė vitesh, dhe ishte parashikuar qė shpallja e fejesės tė bėhej nė prani tė tė afėrmve tė L.T. Princit Leka II dhe nė njė vend ku N.M.T. Mbreti Zog I dhe N.M.T. Mbreti Leka I kishin kaluar shumė vite tė ekzilit tė tyre.
Nė koktej morėn pjesė disa personalitete tė rėndėsishme franceze, pėrfaqėsues tė familjeve mbretėrore evropiane si dhe ambasadorė tė akredituar nė Francė. Nga Shqipėria kishin ardhur enkas pėr kėtė ceremoni Zėvendės-Ministri i Mbrojtjes dhe Kryetar i Partisė « Lėvizja e Legalitetit », Z. Ekrem Spahiu dhe Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Gjeneral Maksim Malaj. Nė emėrin e personaliteteve shqiptare tė pranishme nė koktej, pėrshendeti ambasadori i Shqipėrisė nė Francė, Shkelqėsia e Tij, Ylljet Aliēka, i cili duke uruar Princin Leka dhe tė fejuarėn e tij, pėrgėzoi L.T. Princin Leka duke theksuar se ai po ndjek traditėn e Familjes Mbretėrore jo vetėm si njė trashėgimtar i denjė i vlerave mė fisnike tė vendit tonė por edhe duke shėrbyer Shqipėrinė dhe Shqiptarėt kudo qė gjenden. Ish-Sekretari shtetit i Francės pėr Punėt e Jashtme dhe Deputet nė Parlamentin francez, Z. Renaud Muselier, uroi gjithashtu Princin Leka dhe Zonjushen Elia Zaharia nė emėrin e Presidentit Francez, Z. Nicolas Sarkozy dhe tė personaliteteve franceze tė pranishme nė kėtė koktej.
Pas ceremonisė e cila zgjati deri nė orėn 21.00, u shtrua njė darkė nė Parlamentin Francez ku morėn pjesė L.T. Princi Leka II me tė fejuarėn, anėtarėt dhe tė afėrmit e Familjes Mbretėrore dhe tė Oborrit Mbretėror si dhe deputetė dhe personalitete franceze dhe shqiptare.
Ditėt e fundit, shumė mesazhe urimi kanė arritur nė Oborrin Mbretėror Shqiptar nga familje mbretėrore nga e gjithė bota si dhe personalitete tė rėndėsishme tė politikes evropiane si ish-presidenti Jacques Chirac i cili nė letren e tij i shpreh Princit Leka II dhe Zonjushės Elia Zaharia urimet mė tė mira pėr lumturi dhe i siguron pėr besnikėrinė e miqėsisė sė tij. Ndėrkaq, Z. Frederik Mitterand, Ministėr i Kulturės sė Francės, dergoi njė mesazh urimi nė emėrin e qeverisė franceze.
Nė ditėt e ardhshme, L.T. Princi Leka II dhe e fejuara e tij, Zonjusha Elia Zaharia, do tė marrin pjesė dhe prezantohen publikisht nė disa aktivitete jashtė vendit. Me dt. 24 qershor 2010, ēifti i ri princor do tė marrė pjesė nė afėrsi tė kryeqytetit anglez, nė Parmoor House, nė njė ceremoni pėrkujtimore tė 70 vjetorit tė mbėrritjes sė N.M.T. Mbretit Zog I nė Angli dhe, mė dt. 3 korrik 2010, L.T. Princi Leka II dhe Zonjusha Elia Zaharia do tė marrin pjesė nė njė ballo tė organizuar nė Hungari pėr nderė tė tyre nga tė afėrmit e Nanės-Mbretėreshė Geraldine, kushėrinjtė nga familja e Kontit Apponyi, dhe ku L.T. Princi Leka dhe e fejuara e tij do tė takojnė miqėt dhe tė afėrmit e tyre tė aristokracisė evropiane.
Zyra e Shtypit e Oborrit Mbretėror