Menu principale:
filma ne plan te pare
Grisen librat e Ramiz Alisė nė Panairin e Prishtinės 12/06/2010 16:49:21
Vizitorė nė Panairin e Librit "Prishtina 2010" qė po mbahet nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė, kanė grisur librin Jeta Ime tė Ramiz Alisė - ish liderit tė fundit komunist nė Shqipėri.
E tėra kjo ka ndodhur pas deklaratave tė Ramiz Alisė qė i bėri kohėve tė fundit, duke injoruar totalisht Masakrėn e Tivarit, ku mė 1945 disa udhėheqės tė forcave komuniste tė Shqipėrisė kishin tradhtuar mė se 5000 rekrutė tė Kosovės dhe trojeve shqiptare dhe i kishin dėrguar nė kasaphanė tė shkaktuar nga forcat serbo-malazeze nė Tivar tė Malit tė Zi.
Nga ky gjenocid kishin shpėtuar disa rekrutė shqiptar. Njėri prej tyre qė ėshtė ende gjallė ėshtė plaku Azem Hajdini Xani (85 vjeē ) nga Prishtina, nė mediat kosovare ka akuzuar drejtpėrdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha janė pėrgjegjėsit e kėsaj masakre.
Dėshmitari Azem Hajdini ka thėnė se ish lideri komunist Ramiz Alia e ka pjesėn e tij tė pėrgjegjėsisė nė kėtė masakėr. Ka qenė njė tradhti kombėtare. Ramiz Alia duhet tė tregojė pėr kėtė masakėr, ka thėnė Azem Hajdini. Azem Hajdini ka shkruar disa libra pėr ngjarjen e 1945-sė. U ėshtė drejtuar disa institucioneve pėr tė kėrkuar ndriēimin e saj, por nuk ka marrė pėrgjigje. (G. T /INA)