ALBANIA on Line TV


Vai ai contenuti

Menu principale:


SHQIPTARET NE MAL TE ZI

filma ne plan te pare



Njė pėrgjigje ndaj librit tė Xheladin Zenelit “Diaspora dhe Vendlindja”
Fjalim nga Shirley Cloyes DioGuardi
5 Nėntor 2011, Bronx, New York, SHBA

Ėshtė njė kėnaqėsi qė jam kėtu sonte, dhe dua tė falėnderoj Xheladin Zenelin qė shpenzoi njė kohė tė konsiderueshme pėr tė shkruar librin e tij, “Diaspora dhe Vendlindja” dhe, si rezultat, tė na shtyjė tė gjithė neve tė rishikojmė gjendjen e shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe rolin e diasporės nė reagimin ndaj gjendjes aty.

Ėshtė e rėndėsishme qė Xheladini ka dokumentuar racizmin anti-shqiptar nė Mal tė Zi dhe shtypjen e shqiptarėve, qė tani janė mė pak se 5 pėr qind e popullsisė – sė pari nga qeveria komuniste dhe mė vonė nga qeveria e sapoformuar qė maskohej si njė demokraci, gjė qė e bėri atė tė marrė hapin moral e tė japė dorėheqje nga parlamenti nė vitin 1991.

Siq e dini shumė prej jush, nė fund tė vitit 2001, unė vendosa qė Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane duhej te hynte nė Mal tė Zi. Ishte e pamundur tė bėnim udhėtimin mė parė, sepse Joe DioGuardi ishte futur nė listėn e zezė nga Slobodan Millosheviē nė qershor tė vitit 1990 pėr tė mos u lejuar qė tė hynte nė Jugosllavi, pas udhėtimit tė tij nė Prishtinė me Kongresistin Tom Lantos. Kjo ndryshoi nė qershor tė vitit 2001, kur Millosheviqi u akuzua dhe u ekstradua nė Hagė, njė ekstradim qė i dedikova mė shumė se dy vjet pėr ta bėrė realitet. Edhe pse Mali i Zi ishte i lidhur ende nė Serbi, sepse bashkėsia ndėrkombėtare, e udhėhequr nga pėrfaqėsuesi i BE-sė pėr politikė tė jashtme, Havier Solana, kėrkonte qė Mali i Zi dhe Serbia tė qėndronin sė bashku – unė e dija se, bazuar nė atė qė ne ishim duke dėgjuar nga anėtarėt e bordit tė Ligės Qytetare tė lindur nė Mal tė Zi pėr kushtet e tmerrshme pėr shqiptarėt, ne duhej tė shkonim atje para se tė ishte tepėr vonė. Joe dhe unė hymė nė diskutime serioze me anėtarėt e bordit nga Mali i Zi, duke pėrfshirė Gjergj Dedvukaj, Marash Nuculajn, Fero Gjonbalaj, Adem Dukaj, and Arslan Cekaj, nė lidhje me krijimin e njė delegacion me tė ndjerin Kongresistin Tom Lantos.

Fillimisht ne pyetėm ēdo grup shqiptar nė Shtetet e Bashkuara qė kishin lidhje nė Mal tė Zi qė tė mblidheshin pėr tė marrė pjesė nė krijimin dhe financimin e delegacionit. Kjo doli tė jetė njė gabim i tmerrshėm. Si Primo Levi, analisti i madh i Holokaustit i cili mbijetoi Auschwitzin ka vėrejtur nė veprėn e tij “Tė mbyturit dhe tė shpėtuarit,” se sa mė e ashpėr shtypja nė ēdo vend dhe situatė historike, aq mė e pėrhapur gatishmėria pėr tė bashkėpunuar dhe shpesh nga “dėshira dritėshkurtėr pėr ēfarėdo fuqie.” Dhe kėshtu ėshtė brenda diasporės shqiptare nga Mali i Zi. Brenda disa orėve pas takimit tonė tė parė, shumica e njerėzve qė ne i njihnim personalisht, morėn telefonata nga njė organizatė nė veēanti duke u pėrpjekur qė ti frikėsojė ata pėr tė ndėrprerė pėrfshirjen e tyre me Ligėn Qytetare. Pastaj thashetheme tė rreme u pėrhapėn se kinse Liga Qytetare donte tė mblidhte $50.000 pėr Kongresistin Lantos, kur ne pėrpiqeshim tė ngritmin fonde pėr tė mbuluar shpenzimet e udhėtimit qė do tė pėrfshinte dymbėdhjetė njerėz.

Do tė mirrte njė vit tė tėrė pėr ta zhbėrė dėmin e kėsaj fushate propagandistike. Pėrveē anėtarėve tė bordit tonė, Xheladin Zeneli (nė atė kohė, kryetar i organizatės Ana e Malit) qėndroi me ne, dhe ai u bė pjesė e udhėtimit qė ne mė nė fund e ndėrmorėm nė verėn e
vitit 2003. Ne planifikuam njė mision faktmbledhės qė do tė dėrgonte Kongresistin Tom Lantos, i pari anėtar i Kongresit tė SHBA-ve pėr vizitė tokave shqiptare nė Mali tė Zi (me gruan e tij, Annette) nė Ulqin, Ana e Malit, Kraja, Tuzi, dhe Plavė-Guci. Ne identifikuam ekspertė nė secilin lokacion pėr tė bėrė prezantime para Kongresistit Lantos mbi problemet me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt nė Mal tė Zi, duke pėrfshirė konfiskimin e tokės, mungesėn e arsimit nė gjuhėn shqipe, mungesėn e kujdesit adekuat shėndetėsor, diskriminimin nė punėsim, njė histori tė asimilimit tė dhunshėm dhe tė dėbimit, dhe abuzimet nė sistemin e drejtėsisė penale. Nė proces, ne ekspozuam njė sistem i krijuar pėr tė nėnshtruar ose pėr tė shpėrnglur shqiptarėt jashtė vendit, duke filluar me ndryshimin e emrave shqiptarė me ato sllave qė nė lindje.

Ishte e qartė pėr bordin e Ligės Qytetare, atėherė (dhe ende sot) se nje fushatė e plotė lobimi dhe e marrėdhėnieve me publikun ishte e nevojshme pėr tė ndalur Perėndimin nga nxitja dhe pėrkrahja e iluzionit se Mali i Zi ėshtė njė demokraci. Unė bėra pėrpjekjen e parė nė kėtė ēėshtje duke shkruar dhe mė pas duke botuar njė raport te Komiteti i Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, me ndihmė pėr hulumtime nga Xheladini dhe Marash Nuculaj, me titull "Duke ndėrkombėtarizuar gjendjen e shqiptarėve nė Mal tė Zi," dhe pas udhėtimit tonė, unė e pasova atė me artikullin "Mali i Zi: njė shtet i aparteidit nė zemėr tė Evropės." Ky artikull bėri qė Janusz Bugajski i Qendrės pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare si dhe Allen Kassof i Projektit pėr Konflikte Etnike nė Universitetin Princeton (mė vonė do tė mėsonim qė tė dy kishin marrė pagesa nga Mali i Zi pėr shėrbime konsulente) dhe anėtarėt e Ambasadės sė Malit tė Zi nė Uashington tė bėjnė presion mbi Kongresistin Lantos dhe stafin e tij qė tė ndalin punėn e tyre me Ligėn Qytetare, duke thėnė se ai "po keqpėrdorohej nga njė lob shumė i zėshėm ultra-nacionalist."

Pėr fat tė mirė Tom Lantosh nuk u bindė, sidomos pasi qė ai kishte punuar pėr shumė vite me Joe-nė nga koha kur Joe hyri nė Kongresin Amerikan vitin 1985, dhe mė vonė me mua, duke filluar nė vitin 1995. Ai iu pėrgjigj presionit duke mbajtur seancėn e parė nė Kongres me Dana Rohrabacher mbi "Tė ardhmen e shqiptarėve nė Mal tė Zi" nė tetor tė vitit 2003. Nė kėtė seancė, neve na u lejua qė tė kishim Anton Lajcaj dhe Nail Draga nga Mali i Zi pėr tė dėshmuar. Ata kishin marrė pjesė nė delegacionin tonė, dhe u pėrkthyen nga Faton Bislimi, i cili kishte shėrbyer si pėrkthyesi ynė nė Mal tė Zi. Xheladini dhe unė ishim dėshmitarėt e tjerė.

Liga Qytetare vazhdoi tė kėmbėngulė nė pėrpjekjet e saja, me gjithė kundėrshtimin nė rritje nga Mali i Zi dhe bashkėpunėtorėve tė tij shqiptarė dhe pėrpjekjeve tė Perėndimit pėr tė mbajtur Malin e Zi sė bashku me Serbinė nga njė frikė e gabuar se shpėrbėrja nė vazhdimėsi e ish-Jugosllavisė do tė hapte derėn pėr pavarėsinė e Kosovės . Nė vitin 2005, Liga Qytetare solli Dana Rohrabacher nė Ulqin pėr tė diskutuar mbi konfiskimin e pasurisė mė tė vlefshme shqiptare nga qeveria malazeze, dhe nė Tuz pėr njė takim strategjie se si tė kundėrshtohej projektligji i kryeqytetit, qė kishte pėr qėllim tė vendoste shumicėn shqiptare tė territorit tė Tuzit brenda dhe nėn kontrollin e plotė tė Podgoricės. Mali i Zi do tė bėhej i pavarur vitin tjetėr pėr shkak tė njė pėrqindje tė lartė tė votave tė
shqiptarėve, por nė vend qė ti shpėrblente shqiptarėt, qeveria do tė shtėrngonte edhe mė tej lakun.

Mė 9 shtator 2006, qeveria torturoi, arrestoi, dhe burgosi 14 shqiptarė, pėrfshirė edhe tre shqiptaro-amerikanė, Kolė Dedvukaj, Rrok Dedvukaj, dhe Sokol Ivanaj. Liga Qytetare do tė kalonte tre vitet e ardhshme duke u pėrpjekur pėr ti nxjerr ata nga burgu, dhe pastaj njė vit tjetėr duke punuar me njė nga avokatėt mė tė mirė nė Londėr, i cili nė janar te vitit 2010, me kėrkesėn tonė, ngriti njė padi nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtatve tė Njeriut nė Strasburg kundėr Republikės sė Malit tė Zi. Kjo padi ligjore ėshtė ende nė pritje nė gjykatė, dhe nėpėrmjet saj ne shpresojmė qė tė ofrojme njė dritare mbi vuajtjet qė shqiptarėt durojnė nė Mal tė Zi dhe pėr tė demonstruar pse pretendimi i Perėndimit se Mali i Zi ėshtė njė demokraci ėshtė mė shumė njė iluzion se sa realitet.

Dhe kėshtu, ku jemi nė fund tė vitit 2011? Konfiskimi i tokės po ndodh nė Plavė, dhe Kryetari i Bashkisė Nikol Gegaj po ngrit flamurin boshnjak nė Tuz. (Kryetari i Ulqinit Nazif Chungu me sa duket ėshtė duke bėrė njė punė tė mirė, dhe le tė shpresojmė qė ai vazhdon ta bėjė kėtė). Diaspora mbetet e thyer. Udhėheqja nė Kosovė dhe pjesė tė tjera tė Ballkanit kurrė nuk ia kanė shtrirė dorėn shqiptarėve nė Mal tė Zi. Tani janė pesė parti shqiptare nė Mal tė Zi, qė ėshtė pikėrisht lloji i realitetit politik tė ndarė qė duan sllavėt pėr shqiptarėt. Dhe kėto parti kurrė nuk janė angazhuar nė njė dialog pėrmbajtėsor me shqiptarėt e tjerė dhe komunitetin ndėrkombėtar nė lidhje me kushtet me tė cilat shqiptarėt pėrballen nė Mal tė Zi dhe hapat qė duhet tė merren pėr tu sjellė barazi shqiptarėve. Nė vend tė kėsaj, objektivi kryesor i elitės politike shqiptare ka qenė mbrojtja dhe ruajtja e pushtetit tė tyre tė pakėt politik nė kurriz tė popullit shqiptar.

Megjithatė, ne ende kemi fuqi. Pėr shkak se Mali i Zi nuk ėshtė ende pjesė e Bashkimit Evropian, vendi ėshtė i ndjeshėm ndaj imazheve negative qė ka marrė, gjė qė e meriton, pėr trajtimin e shqiptarėve si qytetarė tė klasės sė dytė e tė tretė. Edhe pse shumė pak ka ndryshuar, Malit tė Zi ka gjasa qė ti jepet fillimi i negociatave pėr anėtarėsim nga Bashkimi Evropian nė mes tė vitit 2012. Vetėm njė fushate ndėrkombėtare e marrėdhėnieve me publikun dhe lobuese do tė bėjė ndryshime – asi lloj fushate qė Liga Qytetare zhvilloi pėr pavarėsinė e Kosovės, njė fushatė qė kemi zhvilluar me sukses nė Uashington me miqtė tanė nė Shtėpinė e Pėrfaqėsuesve dhe Senatin e SHBA-ve, kur shumica e njerėzve menduan se kjo nuk mund tė bėhej.

Njė fushatė ende mund tė zhvillohet nė emėr tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, por kjo do tė kėrkojė pėrkushtim nga diaspora shqiptaro-amerikane. Njė sfidė e suksesshme ndaj dominimit sllav nė Mal tė Zi mund tė duket e pamundur, por ēdo arritje vėrtetė e madhe nė tė parė duket tė jetė shumė e vėshtirė, nėse jo e pamundur. Dhe, pėr kėtė arsye, unė besoj se ėshtė e rėndėsishme tė kujtoni Mahatma Gandhin, udhėheqėsin e lėvizjes nacionaliste indiane kundėr sundimit britanik, kur ai tha se, "Ka pasur tiranė dhe vrasės, dhe pėr njė kohė ata mund tė duken tė pamposhtur, por nė fund ata gjithmonė dėshtojnė. Njė nga mbėshtetėsit mė tė madh tė popullit shqiptar, i ndjeri Kongresisti Tom Lantos, e tha kėtė nė mėnyrėn e vet "Tiranėt e sotshėm pėrfundimisht do tė hidhen nė kazanin e plehėrave tė historisė."



shqiperia, albania, tirana, diaspora, kosova, usa, | borshis@libero.it

Torna ai contenuti | Torna al menu