Menu principale:
shtypi dhe komunikata
Shqiptarėt nė njė Udhėkryq tė Rrezikshėm
nga Shirley Cloyes DioGuardi
Mė 21 Janar 2011, shqiptarėt nė Shqipėri dhe nė tė gjithė globin janė tronditur kur njė protestė nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė, mori karakter tė dhunshėm, duke lėnė tre tė vdekur dhe tridhjetė-e-nėntė tė plagosur. Menjėherė pas publikimit tė inēizimit nė tė cilin Zėvendės Kryeministri Ilir Meta ishte kapur duke u pėrpjekur pėr tė kurdisur rregulluar njė tender publik pėr njė hidrocentral qė i ishte dhėnė njėrit prej miqėve tė tij, Partia Socialiste, e kryesuar nga Edi Rama, kishte filluar tė ndėrmarrė njė fushatė derė mė derė duke i nxitur njerėzit qė tė vėrshonin nėpėr rrugė nė shenjė revolte. Por reagimi i publikut shkoi pėrtej dy dekadave tė pėrēarjeve tė mėdha nė mes tė kampeve politike mė tė fuqishme tė vendit.
Deri nė momentin kur dhuna u shua, ishte mė se e qartė se turma prej mė shumė se 20,000 njerėzve pėrfaqėsonte njė qytetari tė mbushur me njė zemėrim tė akumuluar prej shumė kohėsh nė lidhje me korrupsionin e hetuar dhe tė pa ndėshkuar qė ka kapluar elitėn politike tė vendit, dhe pėrkeqėsimin gjithnjė e mė tė madh tė gjendjes ekomonike nė tė cilėn gjenden shumica e shqipėtarėve. Vitin e kaluar Bashkimi Europian kishte hedhur poshtė kėrkesėn e Shqipėrisė pėr anėtarėsim, nėn arsyetimin se vendi duhet ti jap fund korrupsionit dhe tė krijojė njė demorkaci tė qėndrueshme nė tė cilėn do mbizotėrojė ligji. Revolta e 21 Janarit vetėm sa e ka bėrė mė tė paqartė pranimin e Shqipėrisė nė BE.
Nė veēanti, qėshtja e pazgjidhur rreth shpėrthimit tė fabrikės sė municioneve nė Gėrdec nė Mars tė 2008-tės, mbeti pėrherė njė plagė e rėndė pėr tė gjithė shqiptarėt pa dallim bindjesh politike, ngase qartazi dėshmonte se ligji ėshtė i pafuqishėm kur nė pyetje janė oligarkėt e politikės dhe biznesit. Si rezultat i kėtij shpėrthinmi nė Gėrdec, njėzet-e-gjashtė punėtorė kishin humbur jetėn dhe rreth 309 tė tjerė ishin plagosur. Aksidenti kishte ndodhur pėrderisa punėtorėt, cdo ditė, me shufra metalike dhe kėmbėzbathur po pėrpiqeshin tė hapnin mijėra predha artilerie si pjesė e njė programi kombėtar pėr shkatėrrimin e municioneve dhe shitjen e pjesėve tė tyre. Mė vonė u zbulua se shpėrthimet kishin filluar gjersa punėtorėt po bartnin pako municioni tė vjetėr kinez e rus, tė grumbulluar qysh prej kohės sė diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės, ripaketimi i tė cilit municion po bėhej me qėllim qe ti shitej ushtrisė e policisė afgane.
Pėr ta pėrkeqėsuar situatėn edhe mė tutje, sipas njė raporti hulumtues tė kryer nga e pėrditshmja Amerikane The New York Times, paratė e dala nga kjo ndėrmarrje po shpėrndaheshin pėr zyrtarė shqiptarė, pėrfshirė edhe djalin e kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kishte dhėne dorėheqjen, as ai dhe as ndonjė zyrtar tjetėr qeveritar nuk ishte akuzuar pėr sjellje jo-legale. Pėr mė tepėr, pas zgjedhjeve nacionale tė mbajtura mė 29 Qershor 2009, Mediu u kthye nė qeveri si Ministėr i Mjedisit, post ky qė i jep atij imunitet politik nga ndonjė ndjekje e mundshme penale.
Andaj, edhe pse Partia Socialiste e thirri protesten e 21 Janarit, ajo gjeti momentin kyc nė tė cilin pesimizmit dhe mungesa e shpreses kishin ngulfatur shqiptarėt dhe si rezultat qytetarė tė tė gjitha bindjeve politike pėr shkak tė korrupsionit gjithėpėrfshirės dhe endemik tė elites, mungesės sė sundimit tė ligjit, dhe dėshtimit tė krerėve tė Partisė Socialiste dhe asaj Demokratike pėr tė nxjerrur vendin nga varfėria.
Fundi i Komunizmit dhe Korrupsionit nė Shqipėri
Njėzet vjet kan kaluar qysh prej rėnies sė komunizmit dhe Shqipėria ende udhėhiqet nga ish-zyrtarė komunistė. Hyrja e figurave tė reja nė politikė vėshtirėsohet tejmase nga fakti se sektori i mediave dhe ai i biznesit sponsorohen dhe kontrollohen nga po kėta ish-zyrtarė komunistė. Edhe pėrkunder faktit se mė tepėr se 30,000 tė rinjė Shqipėtarė kanė mbaruar studimet nė universitetet perėndimore, shumica prej tyre hezitojnė tė kthehen nė Shqipėri, e pjesa tjetėr zhgėnjehen kur e bėjnė njė gjė tė tillė. Ata tė cilėt janė pėrpjekur tė bėhen pjesė e elitės politike, tė shtyer nga paraja, shpesh shėndrrohen nė kopje identike tė liderėve tė vjetėr, qoftė nga partia Demokratike apo ajo Socialiste. Tragjikisht, ata vazhdojnė tė kultivojnė modelin e politikės konfliktuale, tė zhveshur prej parimeve dhe vlerave, politikė kjo qe ka penguar unitetin kombėtar dhe progresin e vendit qysh prej rėnies sė diktatures komuniste nė vitin 1991.
Trazirat vdekjeprurėse tė 21 Janarit demonstrojnė se vendi gjendet nė kthetrat e dy partive partive kryesore tė zhytur nė njė rivalitet tė hidhur dhe njė mentalitet rrethimi i cili shuan cdo thirrje tė arsyeshme/racionale dhe shtyp cdo lloj idealizmi tė profesionistėve tė rinjė tė cilėt janė pro ndryshimeve. Megjithatė, kėsaj radhe duket pak e mundur qė elektorati shqiptar tu pėrgjigjet thirrjeve tė oligarkėve, duke pėrfshirė Kryeministrin Berisha e poashtu Kryetarin e Partisė Socialiste Rama. Nė vend tė kėsaj, frustrimi nė rritje ndaj shpėrdorimit tė pushtetit nga elita egoiste, pa dyshim, do tė nxisė popullatėn shqiptare tė vėrshojnė rrugėt pėrsėri, me shpresėn qė tė mos ketė pėrshkallėzim tė situatės pėrsėri.
Thirrjet pėr zgjedhje tė parakohshme do ndėgjohen sė shpejti, por nė qoftėse nuk krijohen kushte tė favorshme pėr liderė tė rinjė politikė dhe parti tė reja politike qė nuk janė infektuar nga njėzet vitet e fundit tė politikės pėrvetėsuese dhe bashkėpunimit tė fshehur partiak, ėshtė e vėshtirė tė paramendohet njė zgjidhje pėrparimtare. Ėshtė e domosdoshme qė elita e sotme e korruptuar politike tė zėvendėsohet nga njė bllok i ri politik i mbledhur rreth vlerave demokratike dhe i pėrgatitur tė udhėheqė Shqipėrine sė bashku me pjesėn tjetėr tė Europės drejt njė tė ardhme tė frytshme evropiane. Nga ana tjetėr, zyrtarėt perėndimorė, qė tashmė veqse janė nisur drejt Tiranės, duhet tė bėjnė mė shumė se sa vetėm tė pėrpiqen tė luajnė rolin e ndėrmjetėsuesėve pėr stabilitet; ata duhet tė mbėshtesin dėshirėn e zjarrtė tė popullit shqiptar pėr demokraci tė vėrtetė dhe qėndrueshmėri ekonomike.
Kosova dhe Raporti i Marty-it
Ndėrkohė, Kosova, e cila vazhdon tė jetė e lėnduar nga mungesa e stabilitetit politik qysh nga vjeshta e 2010-tės, sė fundi edhe u gjunjėzua kur diplomati Zvicėrran Dick Marty paraqiti para Kėshillit tė Europės njė raport 27-faqesh, raport ky i cili akuzon Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) se gjoja gjatė luftės nė vitin 1999 ka bėrė kontrabandimin e organeve tė pjestarėve tė nacionalitetit serb dhe bashkėpuntorėve tė tyre shqipėtarė; pėr mė tepėr nė raport thuhet se Kryeministri Hashim Thaēi ishte i pėrfshirė direkt nė kėto ngjarjepohime kėto qė fillimisht ishin bėrė nė vitin 2008 nga Prokurorja e OKB-ės Carla Del Ponte nė librin e saj. Marty gjithashtu bėri edhe pėrgjithėsime gjithėpėrfshirėse, duke e quajtur Kosovėn njė shoqėri tė bazuar nė fis e cila ėshtė e angazhuar nė kontrabandimin e drogės dhe nė aktivitete tjera tė krimit tė organizuar. Pėr mė tepėr, ai sugjeroi se autoritetet nė Shqipėri kanė bashkėpunuar nė marrjen dhe trafikimin e organeve njerėzore dhe se mė vonė gjithashtu kanė penguar kryerjen e hetimeve tė duhura nė lidhje me akuzat e Marty-it.
Dick Marty dėshiron qė ne tė besojmė se NATO, Misioni i OKB-sė nė Kosovė, EULEX (Misioni i Bashkimit Europian pėr Sundim tė Ligjit nė Kosovė), Gjykata Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, Shqipėria, dhe i gjithė komuniteti ndėrkombėtar, me pėrjashtim tė Beogradit dhe Moskės kanė bėrė njė fushatė pėr mė tepėr se njė dekadė pėr tė fshehur trafikimin me organe njerėzore nga kosovarėt, prej Marty-it, Del Ponte-s, dhe presidentit serb Boris Tadic. Fatmirėsisht, edhe pse Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Europės mė 25 Janar 2011 e miratoi raportin e Marty-it, ajo u bėn thirrje autoriteteve vendore e ndėrkombėtare tė nisin hetime nė lidhje me dyshimet
e Martyi-t
pėr trajtimin ēnjerėzor tė njerėzve dhe trafikimin e paligjshėm tė orgaveve njerėzore nė Kosovė. Nė tė njėjtėn ditė, disa anėtarė tė Parlamentit Europian theksuan se Marty ende nuk ka paraqitur ndonjė evidencė nė mbėshtetje tė akuzave tė tij dhe se EULEX-i tashmė veēse kishte kėrkuar njė gjė tė tillė nga ai.
Akuza mbi korrjen e organeve ėshtė nė veēanti njė sulm vdekjeprurės pėr kosovarėt dhe tė gjithė shqiptarėt, kjo pėr arsye se korrja e organeve sjellė kujtime tė hidhura nga krimet e luftės tė kryera nga Nazistėt kundėr Hebrenjėve. Megjithatė, ky ėshtė thjeshtė zhvillimi i fundit nė njė fushatė tė orkestruar nga ana e Beogradit dhe mbėshtetėsve tė tij nė Europė pėr tė diskredituar shqiptarėt, kriminalizuar UĒK-ėn, dhe krijuar njė barazi tė rrejshme ndėrmjet kriminelėve dhe viktimave tė luftėrave Ballkanike tė viteve 1990-ta, nė tė cilat rreth 200,000 njerėz janė vrarė dhe mė shumė se 4 milionė u zhvendosėn prej shtėpive tė tyre nga trupat ushtarake dhe paramilitare serbe.
Serbia e di se pėrgjegjėsia pėr krimet qė ushtria e saj ka kryer ndaj qytetarėve tė pamborojtur tė Kosovės nuk do tė mund tė zhduket asnjėherė. Prandaj, ajo ėshtė duke pėrdorur akuzat mbi trafikimin e organeve nė mėnyrė qė ta dobėsojė moralisht kauzėn e drejtė shqiptare pėr njė Kosovė tė pavarur, dhe nė kėtė mėnyre poashtu tė ngritė dyshime nė mesin e komunitetit ndėrkombėtar pėr mbėshtetjen e vazhdueshmė qė i ka bėrė pėrpjekjeve kosovare pėr ta mposhtur diktatorin serb Slobodan Milosevic dhe pėrkrahėsit e tij. Qėllimi pėrfundimtar i Serbisė ėshtė tė krijojė njė situatė tė favorshme pėr rihapjen e negociatave rreth statusit tė Kosovės, ku si pikėsynim do ketė aneksimin e pjesės veriore tė Kosovės. Kjo ėshtė arsyeja se pse, pėrderisa Serbia tė mos i kėrkojė falje Kosovės pėr gjenocidin e Millosheviqit ndaj shqiptarėve dhe tė mos e njohė pavarėsinė e Kosovės e cila u legjitimua nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė fund tė Korrikut tė kaluar, Prishtina duhet tė refuzojė me cdo kusht hyrjen nė bisedime tė reja me Beogradin.
Dick Marty, nė raportin e tij, pretendon se kryeministri i Kosovės Thaci ėshtė poashtu i pėrfshirė nė trafikimin e heroinės. Edhe pse nuk ekziston as edhe njė provė e vetme pėr tė mbėshtetur kėtė akuzė, nga ana tjetėr ka shumė prova se liderėt politikė shqiptarė kanė pasuruar vetėn nė kurriz tė popullit dhe duke lejuar krimin e organizuar tė lulėzojė pamėshirshėm. Pa aspak turp, zyrtarėt janė zhytur nė tendera pėr autostrada e projekte tė tjera infrastrukturore, ndėrsa rreth dy mijė shqiptarė konsiderohen ende tė humbur qysh prej luftės sė fundit nė Kosovė, 45 pėrqind janė tė pa punė, dhe shumė shqiptarė tė tjerė jetojnė nė varfėri tė skajshme.
Ekzistojnė, gjithashtu, dėshmi tė mjaftueshme se kur nė pyetje ishin pėrpjekjet e Serbisė pėr tė diskredituar shqipėtarėt qysh prej mbarimit tė luftės, lidershipi politik shqiptarė ka marrė vazhdimisht njė rol pasiv, nė vend tė njė roli mė proaktiv. Pėr shembull, ishte e ditur se Dick Marty kishte filluar hetimet e tijė qysh prej verės se 2008-ės, megjithatė nuk pati asnjė pėrpjekje nga ana e lidershipit shqiptarė nė Prishtinė dhe Tiranė qė tė parashikojnė dhe kundėrshtojnė konkluzionet e tija tė rreme.
Konkludim
Shqiptarėt nė Tiranė dhe Prishtinė janė nė njė udhėkryq tė rrezikshėm, dhe tani ėshtė koha tė vetėdijėsohen se faji nuk qėndron vetėm tek Serbia dhe Perėndimi, mirėpo edhe tek liderėt politikė shqiptarė, tė cilėt kanė pasuruar vetėn e tyre pėrtej ēdo mase, ku njėkohėsisht nuk kanė qeverisur siē duhet dhe kanė dėshtuar nė plotėsimin e nevojave tė qytetarėve mė tė varfur nė Europė. Nėse lidershipi i tanishėm nuk ėshtė i gatshėm ti vė fund korrupsionit dhe paaftėsisė qė shtrihet deri nė nivelet mė tė larta tė qeverisė, atėhere atyre duhet tu kėrkohet tė japin dorėheqje nė mėnyrė qe njė brez i ri burrash dhe grashė idealistė dhe tė aftė profesionalisht tė mund tė nxjerrin Shqiptarėt nga ky kaos ekonomik e politik nė tė cilin ata veqse kanė jetuar shumė gjatė tashmė.
Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.