Menu principale:
filma ne plan te pare
Marre nga RD
Basha takon kryebashkiakun Alemanno, i cili ofron ekspertizėn e arkitektėve, planifikuesve, inxhinierėve tė Bashkisė sė Romės
Roma asistencė pėr projektet strategjike e planin urbanistik
Bashkia e Tiranės do tė marrė asistencė nga Bashkia e Romės pėr projektet strategjike dhe planin urbanistik. Kjo u konfirmua nga Kryetari i Bashkisė sė Romės, Gianni Alemanno gjatė njė takimi me kryebashkiakun Basha, i cili ndodhet pėr njė vizitė zyrtare nė kryeqytetin italian. Kryetari i Bashkisė Basha e njohu homologun italian me planet e zhvillimit tė Tiranės. Kryebashkiaku Basha theksoi se ekspertėt mė tė mirė vendas po merren me hartimin e planit urbanistik, sikundėr e njohu me projektet strategjike, si zgjatimi i bulevardit nė drejtim tė Lumit tė Tiranės, rehabilitimi i Lumit tė Tiranės, ndėrtimi i linjave tė tramit, ndėrtimi i terminalit tė pasagjerėve etj. Kryetari i Bashkisė sė Romės premtoi ndihmėn e Bashkisė sė Romės, departamenteve tė specializuara, qė nga ai i urbanistikės tek ai i infrastrukturės, pėr jetėsimin e kėtyre planeve, nė pėrputhje me standardet mė tė larta evropiane, si dhe me vėnien e ekpertizės sė arkitektėve, planifikuesve, inxhinierėve tė Bashkisė sė Romės, nė dispozicion tė Bashkisė sė Tiranės. "Njė ofertė shumė bujare, e cila natyrisht do ta ndihmojė Bashkinė e Tiranės, pėr tė pėrshpejtuar procesin e pėrfundimit tė planit urbanistik, si dhe pėr tė forcuar elementet e trashėgimisė kulturore dhe historike tė projekteve tė tilla, siē ėshtė ai i dyfishimit tė bulevardit tė Tiranės", tha Basha. Njė theks tė veēantė nė takim pati edhe shkėmbimi ekonomik mes dy vendeve. Kryebashkiaku i Romės u angazhua pėr tė identifikuar tė gjithė kompanitė qė kanė interes pėr investime nė Tiranė dhe sė bashku me ta tė vizitojė sė shpejti Tiranėn. Basha e njohu homologun e tij me masat qė Bashkia e Tiranės ka marrė pėr njė qytet sa mė miqėsor pėr biznesin, ku biznesi mund tė operojė me procedura mė transparente, mė tė shkurtra dhe tė paguajė njė taksė mė tė ulėt nė mėnyrė qė zhvillimi ekonomik i qytetit tė njohė vazhdimėsi. Nė kėtė kuadėr, Basha e njohu me masat konkrete tė marra nga administrata e tij, si heqjen e 60 tarifave dhe uljen e taksave bashkiake, masat pėr nxitjen e investimeve vendase dhe tė huaja dhe punėsimin, si prioritet kryesor tė Bashkisė sė Tiranės, ku me vendim tė Kėshillit Bashkiak do tė operojė pa taksė, pėr njė periudhė katėr vjeēare, ēdo biznes qė punėson mbi 50 punonjės. "Unė e ftova zotin Alemanno, qė nė vizitėn e tij tė ardhme nė Tiranė, e cila ėshtė vizita e tij e parė nė Tiranė si Kryetar i Bashkisė sė Romės, tė sjellė me vete njė delegacion investitorėsh romanė, njė pjesė e mirė e tė cilėve e zhvillojnė aktivitetin e tyre nė Bashkinė e Tiranės dhe nė Shqipėri, por njė pjesė jo e vogėl e tyre kanė shfaqur interes, nė projektet strategjike tė Tiranės, por edhe nė sektorin privat nė Tiranė.
Elis KUĒI