Menu principale:
filma ne plan te pare
Mirė se vjen viti jubilar 2012!
Panorama online Shtunė, Janar 7th, 2012
SAMI REPISHTI
Pėr tė gjithė vėllaznit dhe motrat qė ndihen krenarė pėr emnin shqiptar dhe shqiptare, urimet e mia ma tė mira pėr vitin jubilar 2012. Gjithashtu, mirė se vjen shekulli i dytė i Pavarėsisė Kombėtare Shqiptare, shekulli i shpresės sė madhe, akoma tė papėrmbushun, shekulli i andrruem qė nga vitet e largėta tė Rilindjes shqiptare, qė nga bankat e shkollės fillore ku muarrėm mėsimin e parė mbi Shqipėrinė, tokėn e saj, popullin e saj, e historinė e saj tė dhimbshme. Sot mendojmė se kjo trashėgimi qė sjell lot nė sy, nuk duhet tė jetė fati i pandryshueshėm i Shqipėrisė sonė, i Shqipėrisė sė tė gjithė shqiptarėve. Sot kemi ēdo tė drejtė tė mendojmė dhe tė punojmė pėr nji Shqipėri qė bėn histori, rrugėtim drejt lirisė sė plotė dhe tė ndėrtueme me duert tona, e jo nji Shqipėri qė bėn politikė me pėrmasa tė padėshirueshme dhe tė kontrollueme nga forca tė brendshme reaksionare, ose tė jashtme anmiqsore.
Duam nji Shqipėri tė lirė, tė pavarun, demokratike, tė bashkueme dhe europiane, dhe duam ta ndėrtojmė me duert tona!
* * *
Nė atmosferėn e diskutimeve tė hapuna nuk ka tabu. Tė metat qė shohim nuk duhen fshehė, ashtu si plagėt qė marrim nuk duhen mbulue. Mendjet e ndrituna tė shoqėnisė shqiptare duhet tė trajtojnė problemet tona me kujdes dhe profesionalizėm, sidomos kur nji kontingjent i tyne mban nė duert e veta pushtetin politik dhe ekonomik. Qėllimi i tė gjithėve asht i qartė: pėrmirėsimi ēdo ditė i gjendjes ekzistuese pėr shqiptarėt nė vend dhe sigurimi i nji vendi dinjitoz pėr Shqipėrinė tonė nė familjen e kombeve tė lira e tė qytetnueme. Ne duam hymjen nė Europė jo si lypsarė, por si nji komb qė e meriton!
Fatkeqėsisht, nji zhvillim i kėtillė nuk paraqitet i mundshėm nė Shqipėri sot. Etja e pafund pėr pushtet -dhe pushtet absolut vrapimi mbas pasunimit tė shpejtė e nė shumicėn e rasteve me mjete te paligjshme, korrupsioni qeveritar dhe qytetar qė grijnė administratėn e vendit dhe vetė shoqėninė shqiptare, shkelja e paturpshme e ligjit e mosdėnimi i krimit, nuk premtojnė nji tė ardhme tė mirė. Kjo situatė ka krijue nji imazh shumė negativ pėr Shqipėrinė nė botėn e jashtme.
Nji ish-kryeministėr i akzuem pėr abuzime zyrtare kėrkon tė zgjidhet President i Republikės nė qershorin qė vjen. Nji ish-president kėrkon tė mbetet kryeministėr pėr tridhjetė vjet, sikur Shqipėria tė ishte ēifligu i babajt. Parlamenti shėmbėllen ma shumė me nji pazar oriental me kakofoninė e tij. Deputetėt janė tė caktuem nga Partitė, nuk janė kandidatė tė zgjedhun lirisht nga populli. Pjesėmarrja e tyne nė Kuvend asht fakultative e varet nga ēapkėnllėku i maestros qė drejton orkestrėn. Institucioni i Presidencės, simboli i sovranitetit dhe dinjitetit tė kombit tonė, merret nėpėr kambė me papėrgjegjsinė ma tė madhe. Drejtėsia, pushteti i tretė, ashtė politizue aq shumė, sa ka humbė asnjanėsinė. Humbja e respektit pėr autoritetin qeveritar asht me tė vėrtetė shqetėsuese.
Ky fenomen politik negativ u mundėsue nga mungesa e nji shoqėnie civile shqiptare, tė ndėrgjegjshme pėr detyrat e saj qytetare. Tė lodhun nga nji shtypje gjysmėshekullore nėn tiraninė komuniste dhe nga vorfėnia e madhe qė mundoi nji popull tė tanė, tė lirė, por jo tė ēliruem nga mentaliteti i sistemit komunist, populli shqiptar, i cili u gjet para alternativave tė paprituna i pa pėrgatitun dhe nė nji ambient pa rregulla dhe rregullore, u vėrsul nė fushėn e spekulimit, vjedhjes, korrupsionit e krimit me dėshirėn e pandalshme pėr pasunim tė menjihershėm. Padrejtėsia dominoi me aktin barbar tė shfrytėzimit tė pakufi e pa ndėrgjegje. Ish-anėtarėt e nomenklaturės sė kuqe dhe fėmijt e tyne zhveshėn shtetin e ndėrtuem me djersė e me gjak tė pafajshėm dhe krijuen pasuri tė shpejta e marramendėse. Tė tjerė ndoqėn shembullin e tyne tė mbrapshtė. Shqipėria hyri nė rrugėn e plutokracisė qė rritet ēdo ditė!
Si rrjedhim, u monopolizue sektori ekonomik i vendit. Shteti u transformue, nė logjikėn e tyne tė smurė, nė nji lopė qumshti, ku ata qė duhet tė shėrbejnė ose ti qėndrojnė pranė, janė mjelsit ma tė mirė. Katastrofa ekonomike ishte e paevitueshme me tė gjitha efektet e saja, sidomos nė formimin e karaktereve tė reja pa vlera morale. Konsumerizmi i shfrenuem i nji kapitalizmi tė egėr e tė pashpirt u ngrit nė piedestalin e vlerės kryesore. Ēdo gja tjetėr u nėnshtrue para nji sulmi tė kėtillė.
Liria e fitueme pėrfundoi nė nji gjendje fiktive dhe perceptimi zėvendsoi realitetin e pėrditshėm. Ēdo njeri thėrriste liri! dhe asnjeri nuk mendonte pėr pėrgjegjsi. Nė Shqipėri nuk u kuptue se liria e pėrgjegjsia janė dy anėt e tė njajtės monedhė. Liria pa pėrgjegjsi asht anarki, dhe pėrgjegjsia pa liri asht tirani. Shqiptarėt nuk kanė nevojė as pėr tė parėn, as pėr tė dytėn. Si rrjedhim, kemi sot nji boshllėk tė madh shpirtėnor e moral qė duhet mbushė dhe sa ma shpejt me vlera morale tė trashėgueme si nderi, besa, burrėnia, mikpritja, solidariteti kolektiv i fshatit dhe qytetit, e natyrisht dashunia pėr nji liri tė vėrtetė, jo tė egėr e primitive, por frymėdhanėse. Gjatė shekujve, Shqipėria ka dhanė shembuj tė naltė vlerash morale, tė cilat janė tė mundshme vetėm tek nji popull qė i kultivon kėto vlera.
Pėrcaktimi i arsyeve qė sollėn konfuzionin moral e politik tė vendit tonė janė tė shumta dhe subjekti i studimeve antropologjike dhe sociologjike: njeriu shqiptar dhe shoqėnia qė ai krijon. Hapi i parė asht ndėrgjegjsimi i pranisė sė fenomeneve negative, sado i dhimbshėm qė mund tė jetė nji proces i kėtillė. Asht i domosdoshėm! Mbas ndėrgjegjsimit vjen analizimi i origjinės dhe i zhvillimit tė kėtyne fenomeneve, dhe ma nė fund, nevoja pėr rindėrtimin moral tė qytetarisė sė gėnjyeme. Propaganda pa substancė dhe aksionet spontane tė lidershipit nuk kanė vlerė.
Nganjiherė ngjet qė para rrezikut tė pėrbashkėt ngjallet nji guxim i pėrbashkėt pėr nji aksion tė pėrbashkėt qė ofron nji energji tė ekzaltueme. Atėherė, zakonisht, lind shpresa pėr nji jetė qė nuk njeh skllavėri. Sė bashku, tė gjithė ngrihen nalt, fitojnė moralisht dhe guximi i pėrbashkėt kthehet nė nji mit modern: shpresė pėr nji jetė tė lirė e me dinjitet. Pikėpamje tė kėtilla shėmbėllejnė konturet e nji revolucioni paqėsor qė nuk ashtė terminologji ofenduese; nė tė kundėrtėn, ai asht ēlirim pa tragjedi personale e kolektive.
* * *
Tė larguem nga Shqipėria pėr vite tė gjata, emigracioni shqiptar ose diaspora e ndien shumė mungesėn e atdheut tė lindjes. Ēfaqjet e vazhdueshme tė atdhedashunisė janė dėshmia ma e plotė: ruejtja e gjuhės amtare, shkollimi shqip i fėmijve, ēfaqjet kulturore e artistike me frymė shqiptare, shtypi shqip, lobimi pėr Shqipėrinė e Kosovėn nė atdheun e adoptuem e tjera. Ky asht sentimentalizmi i tyne ndaj ēėshtjes shqiptare. Nė mbrendinė e botės sė tyne sentimentale dhe tė kufizueme, Shqipėria dhe shqiptarėt akoma idealizohen, nji gjendje shpirtėnore qė nuk pranon realitetin e padėshirueshėm dhe qė sjell si rrjedhim zhgėnjimin e thellė sa herė qė mėrgimtarėt e pėrballojnė atė.
Nga kėto premisa, nėnvizoj tre aspekte tė mendimit politik tė diasporės pėr ēėshtjet shqiptare:
E para, urrejtja dhe hakmarrja janė nji kancer qė shkatėrron tek ata qė e ushqejnė. Urrejtja dhe hakmarrja duhen zėvendsue me parimin e faljes sė fajit dhe idealin e pajtimit tė pėrgjithshėm. Ky qėndrim asht shumė i vėshtirė unė jam dėshmitar! por asht shumė fisnik, dhe siguron nji kapital moral tė pallogaritshėm, bazė e fortė nė ndėrtimin e nji shoqėnie civile solidare.
E dyta, nė Shqipėri dhe nė hapėsinat e banueme nga shqiptarėt nuk ka anmiq. Anmiqėt janė pėrjashta kėsaj zone. Nė Shqipėri ka kundėrshtarė, dhe kundėrshtari nuk asht anmik. Parimisht, kundėrshtari asht nji element pozitiv i historisė, sepse nuk pranon uniformitetin qė na shqiptarėt njohim shumė mirė. Ky mospranim lind nevojėn e diversitetit, ndryshim-mendime qė synojnė nji objektiv: zgjidhjen e problemeve nė frymėn e lirė, debatin e lirė dhe marrjen lirisht tė vendimeve me shumicė. Diversiteti nuk lejon formimin e konformizmit qė djeg ēdo mundėsi tė zhvillimit demokratik.
Nganjiherė njeriu ka pėrshtypjen se diskutimet e hapuna e tė zgjatuna nuk nxjerrin gja nė dritė. Kjo tezė nuk asht logjike. Ajo qė afron qytetarėt e lirė tė nji vendi tė lirė si Shqipėria qė ne andrrojmė nuk asht konformizmi por solidariteti nė mes nesh qė lindė nga dashunia e jonė e pėrbashkėt me shėrbye Nanėn Shqipėri dhe nga bindja e sinqertė e secilit pėr nevojėn e krijimit tė nji shoqėnie shqiptare tė qytetnueme, tė ndėrgjegjshme pėr rolin e saj nė histori dhe nė kuadėr tė botės sė qytetnueme.
E treta, Shqipėria duhet tė modernizohet, tė hyjė nė shoqėninė e qytetnueme bashkėkohore tė botės sė lirė, qė shpesh cilėsohet si qytetnimi euroatlantik. Gjatė historisė bashkėkohore, qė nga idealizmi uilsonian i drejtėsisė dhe i transparencės (Open covenants, openly arrived at, 1919), Pakti Kellogg-Briand (1928), Karta e Atlantikut (1941), Karta e OKB-sė (1945), Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut (1948), Akti Final i Helsinkit (1975) Konventa e Kopenhagės dhe Karta e Parisit (1990) bota e qytenueme ka deklarue solemnisht angazhimin e shteteve pėr ruejtjen e paqes, respektimin reciprok nė mes tyne, dhe sidomos ka adoptue nji seri statutesh pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Parime tė vjetrueme, tė trashėgueme nga Traktati i Vestfalisė (1648) ose Kongresi i Vjenės (1814) sidomos ai i sovranitetit absolut qė lejon qeveritė e nji vendi me shtypė popullsitė vendėse, kanė humbė peshėn e tyne nė kodin ndėrkombėtar (Kosova asht nji shembull i ndritun) e janė zėvendėsue me prioritetin e tė drejtave tė njeriut mbi autoritetin qeveritar dhe konceptin e sovranitetit absolut. Sot kemi konceptin e ri tė sovranitetit tė kufizuem tė shtetit dhe sovranitetit tė paprekshėm tė qytetarit. Sot liria e individit asht ideali suprem, nji orientim historik qė zhvillohet me konceptet e lirisė dhe tė drejtave tė njeriut, thanė ndrysh feja e shekullit 21.Sot, kėto fjalė tė shenjta, liri dhe tė drejta, nėnkuptojnė liri nga frika (kryesisht nga autoriteti qeveritar) dhe liri nga uria (kryesisht nga papunėsia dhe vorfėnia).
* * *
Thirrja e studentėve tė Dhjetorit 1990, Liri, demokraci! Edhe ne si gjithė Europa, mbetet thirrja ma e randėsishme dhe substanciale nė historinė bashkėkohore shqiptare. Ajo asht e skalitun nė shkamb dhe pėr tė gjitha kohėt. Kjo trashėgimi fisnike e rinisė studentore shqiptare nuk duhet harrue, nuk duhet anashkalue.